• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Agjenti i shërbimit sekret rus i FSB jep alarmin: Rusinë e pret lufta civile, terrori dhe kaosi

by Java News
19/11/2022 20:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Isabel Van Brugen “Newsweek”

E-mailet e zbuluara nga një sinjalizues brenda Shërbimin Federal të Sigurisë së Rusisë (FSB), që i zotëron edhe “Newsweek”, zbulojnë zhvillimin e një lufte civile midis aleatëve më të afërt të Presidentit Vladimir Putin, ndërsa pushtimi i Ukrainës vazhdon që të kalojë nga dështimi në dështim.

Agjenti, i njohur me nofkën ”Era e Ndryshimit”, shkruan raportime të rregullta për disidentin rus që jeton në mërgim, Vladimir Osechkin, duke zbuluar zemërimin dhe pakënaqësinë e madhe që gjallon brenda radhëve të FSB-së për luftën që nisi kur Putin pushtoi Ukrainën fqinje më 24 shkurt.

Osechkin është një aktivist rus i të drejtave të njeriut. Ai drejton faqen e internetit kundër korrupsionit Gulagu.net. E-mailet u ndanë plotësisht me “Newsweek” nga Igor Sushko, drejtor ekzekutiv i “Wind of Change Research Group”, një organizatë jofitimprurëse me seli bazë në Uashington.

Sushko e ka përkthyer vazhdimisht korrespondencën nga rusishtja në anglisht që në fillimet e saj më 4 mars. Letrat e mëparshme mbi atmosferën në FSB nga ana e sinjalizuesit dhe të publikuara nga Osechkin, janë analizuar nga Christo Grozev, një ekspert i njohur i shërbimit sekret. Ai tha se ua kishte treguar e-mailet 2 oficerëve të FSB-së, të cilët nuk kishin dyshim se ato ishin shkruar nga një kolegu i tyre.

E-mailet e fundit të agjentit të dërguara këtë muaj, përshkruajnë në detaje trazirat e brendshme dhe konfliktin brenda Kremlinit, duke parashikuar një luftë civile “të pashmangshme”. Sipas tij Rusia do të zhytet së shpejti “në humnerën e terrorit”, ndërsa njerëzit po lodhen gjithnjë e më shumë nga lufta.

Denoncuesi fokusohet tek Yevgeny Prigozhin, një aleat i njohur i Putinit dhe themelues i grupit mercenar, Grupi Vagner, dhe lideri çeçen Ramzan Kadyrov. Si Prigozhin ashtu edhe Kadyrov kanë vazhduar të kritikojnë mënyrën se si po trajtohet lufta e Putinit kundër Ukrainës.

Në shfaqjet e tyre të rralla të mospajtimit me situatën, ata duket sikur mbajnë anën e njëri-tjetrit, gjë që sugjeron se brenda Kremlinit mund të shfaqen shumë shpejt përçarjet.

Instituti për Studimin e Luftës (ISW) vlerësoi gjithashtu në fund të tetorit se Prigozhin dhe grupi i tij ushtarak mund të “përbënin një kërcënim për sundimin e Putinit”.

Por agjenti i FSB-së, thekson në e-mailet e tij se “nuk ka asnjë model të vetëm ndryshimit të pushtetit” në vend. “Nuk ka asnjë mënyrë për të ndryshuar gjithçka në Rusi, në mënyrë që vendi në tërësi të funksionojë dhe të mos zhytet në humnerën e terrorit”- thuhet në një nga e-mailet.

Më pas agjenti bën një përshkrim se si mund të zhvillohet lufta civile në vend. “Në fillim mund të kemi një trazirë të rastësishme, me plaçkitje dhe përleshje kaotike midis të gjithëve. Më lejoni të përpiqem t’ua shpjegoj:një lufta e agjencive të sigurisë kundër strukturave të Prigozhin, një luftë e vërtetë kundër njëri-tjetrit. Sigurisht është e keqe, por përgjithësisht e pashmangshme. Ose do të ketë beteja të rajoneve për ndarjen e burimeve. Apo një përleshje midis forcave të ndryshme për kontroll mbi rajone ose pjesë të vendit. Por vendi mund të zhytet në një kaos total”- mendon agjenti i shërbimit sekret.

“Më besoni, kjo skenar është shumë më i frikshëm. Dhe ky nuk është aspak mendimi i vetmuar privat i një punonjësi të thjeshtë (FSB). Ne e kemi shkatërruar vendin. Ne si FSB e shkatërruam vendin. Jo më 24 shkurt, kur filloi e gjitha kjo, por shumë më herët, që kur 24 shkurti u bë i mundur në parim”- shton ai.

Sipas tij shumë njerëz në Rusi kanë shkuar shumë larg, dhe mendojnë të jenë Carë të vegjël në zonat që do të arrijnë të pushtojnë. Informatori brenda FSB, mendon se Kremlini nuk do ta jetë të lehtë të asgjësojë Prigozhin nëse ai do të përbëjë një kërcënim për sundimin e Putinit.

ISË është shprehur se Prigozhin po ndërton në mënyrë efektive një grupim mbështetësish dhe forcën e tij luftarake, të cilat nuk janë nën kontrollin e drejtpërdrejtë të ushtrisë ruse apo të Ministrisë së Mbrojtjes.

Prandaj ai ka aktualisht një pozicion jashtëzakonisht të favorshëm brenda strukturës shtetërore ruse dhe hapësirës së informacionit, që i jep mundësi të zgjerojë mbështetjen e tij më lehtë sesa komanda më e lartë ushtarake. Kjo gjë i jep mundësi të promovojë lirisht veten dhe forcat e tij, ndërsa kritikon ashpër zyrtarët e Kremlinit apo ushtrinë ruse pa pasur frikë nga pasojat.

Në një e-mail më urgjent që mban datën 8 nëntor, sinjalizuesi i FSB-së paralajmëroi Osechkin se Prigozhin po përgatit brigada për “terrorin e brendshëm” në Rusi, për shkak të një vale protestash dhe trazirash në disa rajone të Rusisë pas raporteve se më shumë se 1000 rusë u vranë brenda 3 ditësh gjatë luftimeve intensive në Ukrainë.

Agjenti shtoi se gjatë një takimi, mercenarëve të Grupit Vagner të Prigozhin iu delegua autoriteti, dhe iu garantua mosndëshkimi për aktet e agresionit dhe frikësimit kundër të gjithë atyre që protestojnë kundër luftës dhe politikave të Putinit.

“Nga analizat dhe raportet tona del se niveli i pakënaqësisë popullore po rritet në mënyrë eksponenciale, dhe ne nuk do të jemi në gjendje ta shtypim atë duke përdorur metoda të ligjshme”- shkroi sinjalizuesi.

“Shërbimi (FSB) nuk është gati për një terror të brendshëm, dhe Prigozhin dhe Kadyrov mendojnë se ka ardhur koha e tyre, se ka ardhur momenti për të shkëlqyer. Që të dy e kuptojnë se nëse ndërpritet lufta dhe nis dialogu, do të pushojnë së qeni të nevojshëm për Putinin”- nënvizon ai.

Sipas agjentit, si Kadyrov ashtu edhe Prigozhin do t’u “ndërpriten financimet” dhe “do të rikthehen në vendet e tyre të dikurshme në sistem”. Por të dy personazhet nuk janë më të gatshëm ta pranojnë këtë, dhe secili prej tyre e imagjinon veten të domosdoshëm.

Denoncuesi tha se FSB pret që kjo dyshe të kryejë një sërë provokimesh, të cilat do të synojnë të njollosin reputacionin e FSB, për të treguar “paaftësinë e saj të supozuar për të kontrolluar situatën në vend”. “Nëse gjithçka shkon sipas skenarit të Prigozhin, FSB do të humbasë edhe kontrollin  situatës edhe të vendit”- përfundon analiza e agjentit sekret./abc

Next Post
Rikthehet Basha, nis fushatën e 14 majit? Ish-kreu i PD, takim me demokratët në bazë

Rikthehet Basha, nis fushatën e 14 majit? Ish-kreu i PD, takim me demokratët në bazë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

“Mbetet krenari”- U la jashtë listës së Kombëtares, reagon Anis Mehmeti: Dua të sqaroj disa gjëra të pavërteta!

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In