• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Irani reagoi për Zvërnecin, Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

by E S
08/06/2026 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit Esmaeil Baghaei ka bërë komente sot në 8 qershor për protestat e fundit në Tiranë, në lidhje me projektin që pritet të ndërtohet në Zvërnec.

Baghaei thotë se akuzat e Ramës se Irani ka lidhje me protestat për Zvërnecin janë qesharake. Ai shprehet se kryeministri shqiptar ka arritur deri në pikën, që edhe “flamingot mund t’i akuzojë se janë agjente iraniane”. Baghaei nënvizon se Tirana ka pranuar “terroristë”, duke nënkuptuar muxhahedinët.

“Ndoshta Tirana zyrtare do thotë se edhe flamingot janë agjente iraniane. Pretendimi është një steriotip, ku çdo qeveri që afrohet me sionistët, ngre akuza kundër Iranit, që të kënaq Izraelin. Por, populli shqiptar ka një nivel të lartë të të kuptuarit dhe e ndjen se qeveria shqiptare poi u shmanget përgjegjësive, për veprime, që populli i konsideron si shitje të sovranitetit. Ne kemi qenë dëshmiatarë sesi Shqipëria ka pranuar të vendosen në vend një grup terroristësh. Shqiptarët e kundërshtuan këtë. Po ngrihen akuza qesharake ndaj Iranit”, shprehet zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane.

I menjëhershëm ka qenë reagimi nga kryeministri i Shqipërisë. Rama këmbëngul se institucionet e vendit kanë qenë prej kohësh objekt i sulmeve kibernetike të vazhdueshme që, sipas tij, vijnë nga Irani dhe synojnë të cenojnë funksionimin normal të shtetit. Ai thekson se Shqipëria i ka identifikuar këto rreziqe dhe mbetet e vendosur përballë tyre.

Rama shton se sjellja armiqësore e Teheranit ndaj Tiranës lidhet me pozicionin e Shqipërisë në mbrojtje të lirisë dhe dinjitetit njerëzor, duke rikujtuar edhe historinë e vendit për strehimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore, duke u angazhuar për mbrojtjen e personave të rrezikuar, përfshirë muxhahedinët.

Kryeministri e cilëson situatën si një formë lufte hibride ndaj Shqipërisë, duke theksuar se vendi ka forcuar kapacitetet e tij në fushën e sigurisë kibernetike dhe bashkëpunimin me partnerë ndërkombëtarë, ndërsa nënvizon se Tirana nuk do të tërhiqet nga presionet.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

Oh, vërtet?

Pra tani papritur ju interesohen shqiptarët?
Të njëjtët shqiptarë, institucionet, shërbimet publike dhe infrastruktura digjitale e të cilëve u vunë në shënjestër të një fushate kibernetike që synonte të paralizonte një vend të tërë, dhe për të cilën hetimet ndërkombëtare kanë gjurmuar aktorë të lidhur dhe të mbështetur nga regjimi juaj.

Ne i njohim shumë mirë ato gjurmë.
Ne i njohim metodat.
Ne i njohim kërcënimet.

Dhe e dimë që ajo që ka nxitur armiqësinë tuaj ndaj Shqipërisë nuk ka qenë kurrë sionizmi, apo ndonjë slogan tjetër i përshtatshëm i propagandës suaj të neveritshme.
Është armiqësia juaj ndaj vetë lirisë.

Ju nuk mund ta falni Shqipërinë për atë që shqiptarët bëjnë: hapin dyert për njerëzit që ikin nga persekutimi.
Ju nuk mund ta falni Shqipërinë që u ka dhënë strehë burrave dhe grave iraniane të cilët ju jeni përpjekur t’i heshtni përmes intimidimit, burgosjes dhe vdekjes, thjesht sepse guxojnë të mendojnë ndryshe, të flasin ndryshe ose të ëndërrojnë ndryshe.

Por ne jemi shqiptarë.

Ne nuk i braktisim njerëzit që trokasin në derën tonë duke kërkuar mbrojtje nga shtypja.
Nuk e bëmë kur hebrenjtë që iknin nga persekutimi nazist kishin nevojë për strehë. Ne u bëmë i vetmi vend në Evropë me më shumë hebrenj pas Luftës së Dytë Botërore sesa para saj.

Dhe nuk do t’i zhgënjejmë iranianët që kërkojnë siguri nga intimidimi, persekutimi apo atentatet. As nuk do të dorëzohemi përballë sulmeve tuaja të vazhdueshme kibernetike. Pas sulmit tuaj të madh, ne ndërtuam një mburojë kibernetike rezistente dhe të teknologjisë së lartë që e ka bërë Shqipërinë shumë më të fortë dhe shumë më të përgatitur për t’u përballur me sulmet tuaja të dëshpëruara kibernetike, të cilat vazhdojnë pa sukses.

Jeni të lirë të përdorni privilegjet e shoqërive të hapura për të përhapur narrativat tuaja të rreme, akuzat tuaja të paturpshme dhe kërcënimet tuaja brutale.

Por siç e kemi mësuar ne shqiptarët nga pesëdhjetë vjet errësire nën diktaturën tonë ateokratike, propaganda mund ta fshehë të vërtetën, ta shtrembërojë të vërtetën dhe ta shtyjë të vërtetën, por kurrë nuk mund ta varrosë atë — as nën peshën e një teokracie mesjetare si e juaja.

Regjimi juaj mund të hakojë rrjete, të burgosë kritikët, të censurojë zërat, të kërcënojë kundërshtarët, të bullizojë fqinjët dhe të fabrikoje justifikime të pafundme për dështimet e veta.
Por nuk mund t’i shpëtojë realitetit përgjithmonë.

Regjime të ndërtuara mbi frikë, censurë, shtypje dhe shkatërrimin e mospajtimit mund të zgjasin për një kohë, por historia është e pamëshirshme ndaj atyre që i shpallin luftë lirisë së popullit të tyre.

Populli iranian meriton liri.
Ai meriton dinjitet.
Ai meriton të drejtën të flasë pa frikë.
Dhe Shqipëria nuk do të kërkojë kurrë falje, nuk do të tërhiqet kurrë dhe nuk do të intimidohet kurrë për qëndrimin në anën e këtyre vlerave.

Pra vazhdoni të manipuloni dhe të mashtroni këdo në Perëndimin e ngjyrosur që është i gatshëm të bjerë pre e gënjeshtrave tuaja.
Por kurrë nuk do t’i bëni shqiptarët armiq të popujve — qofshin hebrenj, arabë apo amerikanë.

Sepse ajo që ata ndajnë, dhe ajo që ju e frikësoheni, janë pikërisht ato gjëra që i keni mohuar popullit tuaj për një kohë shumë të gjatë:

Shpresa të mëdha, ëndrra të mëdha dhe vendosmëria për të jetuar të lirë, për të kërkuar paqe dhe për të ndërtuar pa u ndalur prosperitet.

Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ka hedhur edhe akuza, se Irani ka gisht në protestat e fundit në Tiranë dhe qytete të tjera, kundër projektit 4 miliadë euro në Zvërnec.

Next Post
Zogjtë e revolucionit, beteja për lidershipin dhe Berisha në prapaskenë

Zogjtë e revolucionit, beteja për lidershipin dhe Berisha në prapaskenë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD me strategji hibride, debaton buxhetin në disa Komisione, por vijon bojkotin te të tjerat!

PD me strategji hibride, debaton buxhetin në disa Komisione, por vijon bojkotin te të tjerat!

November 2, 2026
Kina bën thirrje për “zgjidhje politike” pas testit të fundit bërthamor të Koresë së Veriut

Kina bën thirrje për “zgjidhje politike” pas testit të fundit bërthamor të Koresë së Veriut

November 2, 2026
Një portë, nëntë macе dhe një zemër e madhe njerëzore…

Një portë, nëntë macе dhe një zemër e madhe njerëzore…

November 2, 2026
Gjenerata Z ngrihet kundër Merz, mbi 150 mijë të rinj regjistrohen për protesta në të gjithë Gjermaninë. Letër të hapur kancelarit

Protestat e “Gen Z” dhe trazirat në Gjermani, Merz paralajmëron: Nuk do të tolerojë dhunën, autorët do të përballen me forcën e ligjit!

November 2, 2026
Shtatë emigrantë humbin jetën në det pranë Ishujve Kanarie të Spanjës

Shtatë emigrantë humbin jetën në det pranë Ishujve Kanarie të Spanjës

November 2, 2026
DETAJET/ Para grabitjes, autori i drejtoi armën rojës private, mbante doreza! Zbulohet dinamika, ja si ndodhi vjedhja e bankës, dy dëshmitarët…

DETAJET/ Para grabitjes, autori i drejtoi armën rojës private, mbante doreza! Zbulohet dinamika, ja si ndodhi vjedhja e bankës, dy dëshmitarët…

November 2, 2026
Instagram sfidon YouTube, ofron pagesa deri në 500 mijë dollarë për krijuesit

Instagram sfidon YouTube, ofron pagesa deri në 500 mijë dollarë për krijuesit

November 2, 2026
Trump optimist para zgjedhjeve të mesit të mandatit: Sondazhet janë të manipuluara, nuk e ndiej lodhjen

Trump optimist para zgjedhjeve të mesit të mandatit: Sondazhet janë të manipuluara, nuk e ndiej lodhjen

November 2, 2026
VIDEO/ U zbulua gabimisht, kapete kokainë “shqiptare” në Spanjë, gjendet sasia rekord 10 tonë drogë! Pas saj qëndron një rrjet i fuqishëm mafioz

VIDEO/ U zbulua gabimisht, kapete kokainë “shqiptare” në Spanjë, gjendet sasia rekord 10 tonë drogë! Pas saj qëndron një rrjet i fuqishëm mafioz

November 2, 2026
Britania e Madhe po shqyrton uljen e tarifave universitare për studentët evropianë

Britania e Madhe po shqyrton uljen e tarifave universitare për studentët evropianë

November 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In