• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Agjencia Kundër Korrupsionit publikon se vetëm 80 % e zyrtarëve publikë e deklaruan pasurinë: Shkak ishte pandemia?!

by Java News
24/05/2020 12:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Jo të gjithë zyrtarët e lartë publik e kanë deklaruar pasurinë në Agjencinë e Kundër Korrupsionit deri më 31 mars kur ka qenë afati i fundit për deklarim, pasi që kjo Agjenci ka shtyrë këtë proces deri në një afat të pacaktuar për shkak të pandemisë.

 

Ndërsa, zyrtarë të kësaj Agjencie për Kundër Korrupsion pohojnë se edhe në këtë kohë të pandemisë kanë trajtuar raste korruptive sa i përket hetimit, parandalimit dhe dërgimit në prokurori. Drejtori i departamentit për deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion, Agron Behrami thotë se sa i përket rasteve të parandalimit dhe luftimit të korrupsionit, Agjencia me një staf të reduktuar ka arritur të procedojë disa raste në prokurori edhe në këtë kohë pandemie.

 

“Sa i përket rasteve të parandalimit dhe luftimit të korrupsionit në Agjencinë Kundër Korrupsionit, e themi me bindje të plotë se Agjencia ka vazhduar punën e saj, por jo me komplet stafin e, mirëpo me një numër të përgjysmuar të zyrtarëve të lartë publik, kemi vazhduar punën dhe kemi trajtuar raste sa i përket hetimit, parandalimit dhe dërgimit në institucionet tjera. Pra, të gjitha rastet të cilat kanë qenë të raportuara, Agjencia i ka marrë me prioritet dhe ka trajtuar edhe gjatë kësaj periudhë këto raste. Sa i përket rasteve që janë trajtuar këtë vit, ne në fund-vit nxjerrim raportin përfundimtar… Statistikat janë duke u punuar dhe nuk i kemi si statistika të sigurta për këtë periudhë”, deklaron Behrami.

 

Ai ka deklaruar se rreth 80 përqind e zyrtarëve të lartë publikë kanë deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsion për këtë vit, derisa 4 mijë e 694 zyrtarë publik janë të obliguar t’i nënshtrohen deklarimit të pasurisë.

 

“Sa i përket deklarimit të pasurisë në afatin e rregullt, ne në çdo kohë, edhe tani jemi duke pranuar formularët. Deri më tani rreth 80 për qind e zyrtarëve të lartë publik kanë përfunduar procesin e deklarimit të pasurisë, ndërsa një pjesë ende nuk kanë pasur mundësi të përfundojnë procesin deklarimit të pasurisë për shkak që zyrtarëve të lartë publik iu duhet që të bashkëpunojnë me institucionet dhe të grumbullojnë informata sa i përket deklarimit të pasurisë, po ashtu dhe një numër i zyrtarëve të lartë publik nuk kanë pasur mundësi të dalin në detyrë. Kemi raste që edhe zyrtarë të lartë publik janë të prekur me Covid-19 dhe nuk kanë pasur mundësi të deklarojnë pasurinë… Kjo ka qenë një arsye bazë që AKK e ka shtyrë afatin e deklarimit të pasurisë derisa të zbuten masat, ne do t’i kthehemi procesit të deklarimeve kur të përfundon kjo situatë”, thotë ai.

 

Sipas Behramit deklarimi i pasurisë ka rolin e fuqishëm sa i përket parandalimit në përgjithësi të rasteve apo dukurive kundër korrupsionit, teksa ka theksuar se mos deklarimi i pasurisë dhe deklarimi i rremë i pasurisë është vepër penale.

 

“Sa i përket parandalimit apo efektit në luftën kundër korrupsionit, deklarimi i pasurisë është vetëm një masë parandaluese kundër korrupsionit në përgjithësi. Ne mendojmë që ka një rol të rëndësishëm në procesin e parandalimit të korrupsionit. Po ashtu ka ndikuar shumë edhe transparenca në deklarimet e pasurisë, që nga viti 2010 janë publike këto informacione. Andaj, ka ndikuar në një masë të caktuar tek qytetarët të paraqesin raste dhe t’i raportojnë këto raste. Sigurisht që edhe prokuroria dhe policia e Kosovës janë marrë me këto deklaratë në përgjithësi, dhe kanë bërë kontrolle të ndryshme sa i përket procesit të deklarimit të pasurisë”, pohon Behrmai.

 

Ndërsa, sipas Behramit në vitin e kaluar rreth 1.6 përqind e zyrtarëve të lartë publikë ose rreth 60 zyrtarë nuk e patën deklaruar pasurinë, dhe të gjitha këto raste janë proceduar në institucionet përkatëse dhe në prokurori, pastaj ka pasur edhe vendime të ndryshme edhe me gjoba.

Next Post
Video/ Edhe Kardinali shqiptar i uron besimtarët myslimanë: Dita për të treguar dashurinë për Zotin

Video/ Edhe Kardinali shqiptar i uron besimtarët myslimanë: Dita për të treguar dashurinë për Zotin

Comments 1

  1. shkurt2014 says:
    6 years ago

    Cilet zyrtare kane deklaruar,ata qe fshijne rrugte naten,puntorte e lali fikut edhe korrupsioni e poshtersite kane mbetur te ky 20%,qe nuk I la covid 19 te deklarojne.Kjo eshte nji agjensi qe eshte komanduar nga hajdutet,i pari plaku I vicidolit,lir floriri e se fundmi edvin narkomani.Me pa turpsine me te madhe japin shifra te neveritshme.Atehere kushe e plackiti vendin,kush I mori parate e pasurite e shqiptarve,kta punojsit e ksaje agjensie.Turp tju vije agjensi rrenash e mashtrimesh,ju sherbetorte e ksaje agjensie jeni ata qe mbuloni krimet ekonomike,te hajdutve qe plackiten vendin.

    Reply

Leave a Reply to shkurt2014 Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lisandër Hoxha: Partia Demokratike do të vazhdojnë protestat. Të ikin nga PD, njerëzit që..

Lisandër Hoxha: Partia Demokratike do të vazhdojnë protestat. Të ikin nga PD, njerëzit që..

January 26, 2026
Rutte “ngre” tonet ndaj eurodeputetëve në PE: BE-ja nuk mund të mbrohet pa SHBA-në! Vazhdoni të ëndërroni

Rutte “ngre” tonet ndaj eurodeputetëve në PE: BE-ja nuk mund të mbrohet pa SHBA-në! Vazhdoni të ëndërroni

January 26, 2026
“Pocaqi politike dhe morale”/ Blushi: Endrit Braimllari nuk u përjashtua nga PL, mungojnë para në arkën e partisë

Arrestimi i Ilir Metës, Tedi Blushi: U keqtrajtua më keq se Alexei Navalny!

January 26, 2026
Meta, TikTok dhe YouTube në gjyq: Akuzohen për varësinë e të rinjve nga rrjetet sociale

Meta, TikTok dhe YouTube në gjyq: Akuzohen për varësinë e të rinjve nga rrjetet sociale

January 26, 2026
VIDEO-Digjet një makinë në Unazë të Madhe, paralizohet trafiku

VIDEO-Digjet një makinë në Unazë të Madhe, paralizohet trafiku

January 26, 2026
Xhelozia Patologjike: Shenjat klinike dhe rreziqet psikologjike

Xhelozia Patologjike: Shenjat klinike dhe rreziqet psikologjike

January 26, 2026
SHBA, rritet bilanci i viktimave nga moti i keq/ 17 të vdekur, mes tyre dhe një 16-vjeçare

SHBA, rritet bilanci i viktimave nga moti i keq/ 17 të vdekur, mes tyre dhe një 16-vjeçare

January 26, 2026
“Shkrihet” kadastra e Vlorës, punonjësit në protestë! Reagon drejtuesi politik i PS-së Bledi Çuçi

“Shkrihet” kadastra e Vlorës, punonjësit në protestë! Reagon drejtuesi politik i PS-së Bledi Çuçi

January 26, 2026
“Nuk jam naiv si Millosheviçi!” Vuçiç: Fushatë e egër kundër Serbisë, Kosova si Groenlanda?

Vuçiç: SHBA paraqiti një kërkesë “politike” dhe një të lidhur me energjinë për të nisur Dialogun Strategjik

January 26, 2026
“Schumacher nuk është më i shtrirë në shtrat pas aksidentit tragjik! Legjenda e Formula 1 lëviz me karrocë”

“Schumacher nuk është më i shtrirë në shtrat pas aksidentit tragjik! Legjenda e Formula 1 lëviz me karrocë”

January 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In