• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Afrim Krasniqi: Cilët janë skenarët e krizës për zgjedhjen e Presidentit

by Java News
07/12/2016 17:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Studjuesi i shkencave poltike Afrim krasniqi thotë se zgjdhja e presidentit ka një skenar krize i cili mund të anuloj zgjedhjen e tij në pranverë dhe të kemi një president tjetër në vjeshtë. Skenari apokaliptik bazohet në problemet që lindin me peirudhën e tranzicionit të presidentit që këtë rradhë pritet të zgjas nga Maji në më 24 Korrik, kur është data që presidenti duhet të betohet.

Ja se cfarë thotë Krasniqi. “Po, ka potencial për krizë. Jo për zgjedhjen e Presidentit por për marrjen e detyrës prej tij. Nuk duket normale që ndërkohë që parlamenti është shpërndarë dhe është zgjedhur parlamenti i ri, për shkak se ky i fundit nuk ka kryer ende betimin, do të duhet të thirret parlamenti i vjetër për ceremoninë e betimit.

Nëse parlamenti i vjetër (ky aktual) nuk mblidhet me 71 deputetë prezent më 24 korrik 2017 atëherë pamundësohet betimi i Presidentit, Presidenti i zgjedhur nuk merr detyrën dhe posti i Presidentit ushtrohet nga kryetari i parlamentit për periudhën deri në zgjidhjen e krizës. Imagjinoni të ndodhë rotacion politik: mazhoranca e re nuk do pranonte politikisht mbledhjen e mazhorancës së vjetër për betimin e Presidentit ndërkohë që qytetarët mund të kenë votuar kundër saj. Situata të tilla absurde do të duhej të zgjidheshin me ndryshimet kushtetuese 2016. Në emër të Institutit të Studimeve Politike i kam ngritur dhe propozuar ato, por palët politike nuk ishin të interesuara për shmangien e kurtheve të tilla politike e procedurale.

Zgjedhja e Presidentit do të duhej të bëhej në periudhën qershor 2017, por për shkak se është vit i dyfishtë elektoral dhe ka zgjedhje edhe për parlamentin, kushtetuta parashikon procedura specifike. Konkretisht, sipas nenit 88 “kur mandati presidencial përfundon në gjashtë muajt që i paraprijnë fundit të mandatit të Kuvendit ekzistues, procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit të Kuvendit”.

Sipas kësaj dispozite, për shkak se mandati i parlamentit aktual përfundon më 9.9.2017, atëherë zgjedhja e Presidentit do të duhet të bëhet “jo më vonë se 60 ditë përpara mbarimit të mandatit”, pra jo më vonë se 9.7.2017. Sipas nenit 88, “procedura për zgjedhjen e Presidentit fillon jo më vonë se 60 ditë para mbarimit të mandatit presidencial paraardhës”. Kjo do të thotë, se procedura për zgjedhjen e Presidentit të ri do të duhet të fillojë jo më vonë sesa 24.5.2017. për shkak se parlamenti do të duhet të shpërndahet përafërsisht në këtë datë, atëherë duke llogaritur te paktën 4 raunde, duhet të realizohet përpara datës 25 maj, ndaj edhe praktika për zgjedhjen e Presidentit duhet të nisë midis datave 25 prill – 24 maj 2017. Pra, në çdo rast, ky parlament do të duhet të zgjedhë Presidentin dhe ky parlament do të duhet të mblidhet me 24 korrik për betimin e Presidentit, pavarësisht se ndërkohë kemi zgjedhur parlament të ri me 18 qershor 2017.

Qeveria e re krijohet në shtator, pasi betohen deputetet dhe formësohet legjislatura e re. Qeveria aktuale, nëse nuk ka zgjedhje të reja, vijon deri në shtator, pavarësisht sesi mazhoranca ose vetë PS del në zgjedhjet parlamentare 2017. Për pasojë, në shtator do të kemi president të ri në detyrë, i cili mandaton edhe kryeministrin, dekreton ministrat dhe më pas udhëheq edhe procesin e betimit të saj. Vetëm nëse ndodh varianti i postit vakant të Presidentit parashikuar më lart, vendi mund të hyjë në krizë dhe praktikat normale kushtetuese do të kërkonin sforcim dhe rishqyrtim për zgjidhje të tjera optimale për presidentin, për parlamentin dhe për qeverinë e re. Gjithsesi për qeverinë është më thjesht, në çdo rast ajo dekretohet e fundit, dhe nuk paraqet rrethanë për krizë të mundshme politike dhe as boshllëk legjislativ. Problemi i vetëm i qeverisë do të jetë nëse ajo ka mazhorancë të qëndrueshme votash, nëse mandatin do ta ushtrojë partia më me shumë mandate apo do të kemi koalicione të reja politike, – detaje që nuk cenojnë praktikat kushtetuese por janë pjesë e lojës dhe e kalkulimeve të ndryshme politike.

ma.me

 

Next Post
Aurela Gace bëhet nënë për herë të dytë

Aurela Gace bëhet nënë për herë të dytë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD kërkon mocion me debat pas miratimit të raportit të PE për Shqipërinë

“U cenua siguria kombëtare”- PD kërkesë për informacion zyrtar Kryeministrit dhe Presidentit për çështjen e SHISH: Institucionet të përgjigjen

September 29, 2026
“Do t’i nxjerr mesazhet?!”- Spaho përplaset me Adriana Kalanë dhe e paralajmëron: Harrove sa ma ke sharë Berishën kur s’të bëri Avokate Populli?

“Do t’i nxjerr mesazhet?!”- Spaho përplaset me Adriana Kalanë dhe e paralajmëron: Harrove sa ma ke sharë Berishën kur s’të bëri Avokate Populli?

September 29, 2026
Integrimi i Shqipërisë në BE, Rama: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Marta Kos, është edhe Trump i mirëpritur në Union nëse do

Integrimi i Shqipërisë në BE, Rama: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Marta Kos, është edhe Trump i mirëpritur në Union nëse do

September 29, 2026
Sherrin, e kemi gjenetik

Sherrin, e kemi gjenetik

September 29, 2026
Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

Dhunohet dhe grabitet 70-vjeçarja në banesë, autori dyshohet se e goditi me sëpatë

September 29, 2026
Pr.ligji për “Specialen” të votohet para 6 tetorit/PDK thirrje qeverisë të miratojë ndryshimet dhe ta kalojë në Kuvend

Pr.ligji për “Specialen” të votohet para 6 tetorit/PDK thirrje qeverisë të miratojë ndryshimet dhe ta kalojë në Kuvend

September 29, 2026
Rama: Nuk jam për një “Shqipëri të Madhe” pasi dua një Europë më të madhe

Rama: Nuk jam për një “Shqipëri të Madhe” pasi dua një Europë më të madhe

September 29, 2026
GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-drejtuesja e SHISH apelon masën

GJKKO e la në arrest shtëpie, ish-drejtuesja e SHISH apelon masën

September 29, 2026
Po punohej me mjet prerës pranë karburantit, zbardhen detaje nga shpërthimi në Sarandë

Po punohej me mjet prerës pranë karburantit, zbardhen detaje nga shpërthimi në Sarandë

September 29, 2026
“Pse, ty nuk të pëlqej unë?”, Rama në Bruksel, batuta me gazetaren për Shqipërinë: Nuk ka rëndësi, por…

“Pse, ty nuk të pëlqej unë?”, Rama në Bruksel, batuta me gazetaren për Shqipërinë: Nuk ka rëndësi, por…

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com