• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Aferë e orkestruar”/ KQZ i hoqi dje mandatin Belerit, “çmenden” mediat helene: Po diskretitohen të burgosurit grekë

by S T
06/07/2024 16:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Heqja e mandati të kryebashkiakut për Fredi Belerin dhe mbajtja e zgjedhjeve të reja në Himarë, ka shkaktuar zemërim në Athinë.

Ndonëse vetë qeveria ishte e përmbajtur në reagimin e saj zyrtar, nuk ka ndodhur kështu me mediat vendase. Janë pa fund portale, televizione dhe gazeta që kanë vjellë vrer, duke “futur hundët” sërish në punët tona. “Ekathimerini” është ndër mediat më të flakta pro Belerit, e cila e trajton Himarën si tokë greke.

Në një artikull të publikuar pak më parë, kjo media vijon të pretendojë për parregullsi dhe se Fredi Belerit si drejtësia ashtu dhe KQZ janë duke i rënë në qafë kot.

“Vendimi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë për të hequr Fredi Belerin nga posti i kryetarit të Bashkisë së Himarës, në të cilin ai u zgjodh por nuk u betua kurrë, përfundon një cikël 14 mujor të parregullsive nga qeveria e Edi Ramës me qëllim diskreditimin e të burgosurve etnikë grekë, i cili është gjithashtu një eurodeputet që përfaqëson Demokracinë e Re në pushtet në Greqi”, shkruan media greke.

Më tej ajo kapet me procedurat. Sipas medias greke, Beleri kishte 30 ditë kohë të ankimonte vendimin, por KQZ dhe Presidenti nuk humbën kohë dhe vendosën që të kemi zgjedhje të reja.

“Vullneti i Tiranës për ta çuar çështjen në një përfundim të shpejtë duket edhe nga fakti se, megjithëse ka një periudhë ankimimi 30-ditor pas vendimit të së premtes, qeveria shqiptare i paraqiti një kërkesë të menjëhershme presidentit të vendit Bajram Begaj për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në Himarë. Fakti që Begaj e pranoi menjëherë kërkesën dhe vendosi të kemi zgjedhje më 4 gusht, lë të kuptohet se e gjithë kjo aferë ishte e orkestruar nga qeveria shqiptare”, shkruhet në artikull.

Sipas medias greke, marrëdhëniet greko-shqiptare kanë arritur në nivelin më të ulët prej dekadash gjatë 14 muajve të fundit dhe mbetet për t’u parë nëse qeveria ‘Rama’ do ta lejojë Belerin të marrë pjesë në seancën e parë plenare të Parlamentit Evropian më 16 korrik në Strasburg.

“Një vendim për të lejuar Belerin, i cili u zgjodh si eurodeputet muajin e kaluar, të merrte pjesë në Parlamentin Evropian, ose, më e rëndësishmja, për ta liruar nga burgu pasi ai tashmë ka vuajtur një pjesë të konsiderueshme të dënimit të tij dyvjeçar, do të kishte dhënë disa sinjal për depërshkallëzimin nga ana e Tiranës, por përvoja e 14 muajve të fundit sugjeron të kundërtën. Ministria e Jashtme greke theksoi “detyrimin” e autoriteteve shqiptare për të marrë të gjitha masat e nevojshme për t’i mundësuar Belerit të marrë pjesë në punimet e Parlamentit Europian, duke filluar me seancën plenare të 16 korrikut”, përfundon artikulli.

Next Post
“Yuri Kim e kuptoi…!”/ Kreshnik Spahiu: Për sa kohë Berisha të jetë kreu i opozitës, Edi Rama do jetë kryeministër

“Opozita po djeg kauzat!”, Kreshnik Spahiu: Protestojnë kundër Kadaresë dhe tunelit, por...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

“Do të rifillojmë sulmet ndaj Iranit nëse…”, Trump: Anijet tona po furnizohen me municione

April 10, 2026
Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

Kuvendi i Kosovës miraton me 63 vota pro projektligjin për çmimet tavan

April 10, 2026
“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

“Ishte mrekulli”/ Mori pjesë në dasmën e Brikenës dhe Mateos, tezja e banores zbulon mendimin e dajës

April 10, 2026
“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

“Arma bërthamore e vërtetë për Iranin është ngushtica e Hormuzit”

April 10, 2026
Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

Inate të vjetra po sjellin përplasjen Jonida-Soni? Përballen këngëtaret: Të të vijë turp nga vetja…

April 10, 2026
“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

“Nëse Hormuzi mbetet nën kontrollin e Iranit, kjo do të jetë katastrofë për Trump”

April 10, 2026
Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

Besimtarët ortodoksë kremtojnë të Premten e Zezë, në Vlorë e Berat kryhet rituali i Epitafit

April 10, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

PS vë në pikëpyetje kandidaturën e Manastirliut? Blendi Klosi flet për garën e Tiranës

April 10, 2026
Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

Udhëtimi bëhet luks! Rritja e çmimit të naftës rëndon edhe mbi qytetarët e Elbasanit

April 10, 2026
Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

Lamtumirë Eliot Engel! Ndahet nga jeta kongresmeni amerikan, avokat i çështjes shqiptare

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In