Afera Partizani/ Kërkoi përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi, GJKKO rrëzon sërish Berishën

GJKKO ka rrëzuar për herë të dytë kërkesën për përjashtimin e gjyqtares Flojera Davidhi. Kërkesa ishte bërë nga mbrojtësit e Sali Berishës, Jamarbër Malltezit, Andia Pustinës dhe shoqërisë Homeplan.

Vendimi  u mor nga nga gjyqtarja Flora Hajredinaj.

“Mospranimin e kërkesave të kërkuesve: 1. Jamarbër Malltezi; 2. Sali Berisha; 3. Andia Pustina; 3. Shoqëria Tregtare Homeplan shpk, me objekt “Përjashtimin e gjyqtares së seancës paraprake Flojera Davidhi, nga gjykimi i çështjes penale, si të pabazuara në prova dhe në ligj. Caktimin e gjobës 5000 (pesëmijë) lekë, palëve kërkuese.”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Kërkesa e parë për përjashtimin e gjyqtares u rrëzua më 28 Prill. Kalimi për gjykim i dosjes për aferën Partizani, me të pandehur Sali Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe të tjerët zvarritet prej 6 muajsh.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.