• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Afera CEZ-DIA/ Juristi i OSSH: Ismailaj, më i sigurt në burg se jashtë! Të ruhet nga Meta, do kallëzoj SPAK nëse nuk heton kreun e PL

by Java News
08/09/2023 20:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kastriot Ismailaj pronari i Kompanisë DIA i përfshirë në aferën 400 milion euro të CEZ-DIA dosje në të cilën janë të akuzuar Sali Berisha, Shkëlzen Berisha dhe Ilir Meta është liruar dje nga burgu. Ismailaj i vetmi i ndëshkuar për këtë çështje u dënua me 11 vjet burgim në tetor të vitit 2017 dhe nga 12 maji i 2017 deri dje  kur autoritetet e liruan ai qëndroi në Burgun e Fierit.

Romeo Kara, juristi, i cili denoncoi aferat me privatizimin e këtij organi dhe një prej dëshmitarëve kyç të aferës CEZ-DIA, në një intervistë në “Studio Live” në Report Tv me gazetarin Arbër Hitaj tha se ndonëse ai u lirua nuk është mbyllur çështja e korrupsionit.

“Me këtë lirim mbyllet çështja e mashtrimit dhe vjedhjes së shumave të mëdha por jo çështja e korrupsionit. Së pari është njëlloj drejtësie që është bërë standart në Shqipëri. Një person i fuqishëm ka vuajtur në burg gati maksimalisht. Pjesa tjetër do të jetë për korrupsion dhe krim të organizuar dhe pastrim parash. Te pjesa e parë kemi një fitore të Shqipërisë për herë të parë për këtë rast. Për herë të parë një person dënohet për këtë lloj vepre”, tha Kara.

Kurbani i kësaj çështje sipas juristit Kara duhet të ishin bërë Sali Berisha dhe Ilir Meta, për të cilët sipas tij ka prova se kanë qenë të lidhur me Kastriot Ismailajn.

“Këta janë hajdutë ordinerë të veshur me kostume shumë të shtrenjtë, me dinjitet shumë të ulët. Turpi i SPAK është që merret me cironkat e Rovena Vodës. Kemi dhe prova, çfarë duan më tepër këta. Po të bëhej Meta me Berishën kurban i drejtësisë nuk do të kishim sot inceneratorë. Krahu tjetër bën inceneratorë, por nuk çuan partinë atje për të bërë presion. Tani çfarë bën SPAK, nëse këta vijnë na kërcasin dhëmbët, po merremi me këta që janë të urtë. Po kalojnë te PS”, u shpreh ai.

I konsideruar dikur si dora e Ilir Metës në aferën CEZ-DIA, Ismailaj, sipas juristit është më i rrezikuar tashmë që ka dalë nga burgu dhe duhet të ruhet.

“Ai nuk besoj se pi kafe poshtë ballkonit të vetë. Do ruhet edhe nga Meta. Ai është rrezik për Metën. Ai në burg do ishte më i sigurtë. Atij nuk i ha më barku për Metën dhe Metës për atë. Ai i çoi kallahusë në burg, për çfarë ia çoi?”.

Nëse nuk heton Ilir Metën, Kara është shprehur se do të bëjë kallëzim ndaj SPAK për shpërdorim detyre.

“Ky lirim nuk ka më vlerën e një suksesi që u arrit nga drejtësia. Por ka këtë që këta s’e kanë ndërmend të merren me Metën. Ai është në krye të kësaj afere. Së shpejti do bëj kallëzim në SPAK për shpërdorim detyre të SPAK. Nëse këta s’e bëjnë këtë punë do të merrem unë. Këta janë peng një pjesë e tyre kanë lidhje me Metën një pjesë e tyre bëjnë Akoma me gisht”, tha ai./m.j

Next Post
Sot iu refuzua rekursi nga Gjykata e Lartë, lidhjet e Kastriot Ismailajt me Ilir Metën

“S’duhej të lirohej Ismailaj, iu vërtetua mashtrimi"/ Avokati: Pse SPAK po ‘hesht’ për CEZ-DIA, ka prova të fuqishme për Metën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In