Aeroplani luftarak i forcave ajrore zvicerane që ishte duke fluturuar në Alpe është zhdukur të hënën pasdite, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes së Zvicrës.
“Hetimi ka filluar menjëherë. Tani për tani nuk dihet çka ka ndodhur me pilotin”, thuhet në deklaratën e Ministrisë.
Aeroplani F/A-18 C, konsiderohet I zhdukur që nga ora 18.30 sipas kohës lokale.
Në korrik dy gjuajtës zviceranë të tipit Tiger F-5E është ndeshur gjatë fluturimit në Holandë dhe njëra fluturake është djegur.
Aeroplani i tipit F/A-8 i ushtrisë zvicerane është ndeshur në male në qendër të Zvicrës në vitin 2013 ku kanë vdekur një pilot dhe një udhëtar. /r.a