Shqipëria ka si objektiv rritjen e eficiencës së energjisë me 9% deri në vitin 2018. Kjo në përputhje me direktivat europiane dhe paketën e udhëzimeve për energjinë dhe mbrojtjen e mjedisit.
I miratuar gati një vit më parë ligji për eficiencën e energjisë përcaktoi si detyrim edhe ngritjen e një agjencie të specializuar ( Agjencia për Eficencën e Energjisë, AEE) në nivel qendror për të bërë të mundur zbatimin e planit kombëtar.
Sipas ligjit që ka hyrë tashmë në fuqi detyrat e kësaj agjencie do të konsistojnë në përgatitjen e monitorimin e Planit Kombëtar të Veprimit për Efiçencën e Energjisë, në bashkëpunim me autoritetet qendrore dhe vendore, shoqëritë e linjës për krijimin dhe përditësimin e bazës së nevojshme të të dhënave të energjisë si dhe në përgatitjen e akteve të nevojshme nënligjore për nxitjen e efiçencës së energjisë, sipas standarteve evropiane./a.m.