• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beqaj në Vlorë: Përmirësojmë kushtet për pacientët në shërbimet e ​sëmundjeve të brendshme

by A R
17/12/2016 09:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga sot, në spitalin rajonal të Vlorës ka dy mjedise krejtësisht të reja në shërbimin e Patologjisë. Të sëmurët kardiakë, por edhe pacientët që vuajnë nga sëmundjet neurologjike, do të mund të shërbehen më mirë për specifikat e patologjive të tyre.

Ministri i Shëndetësisë z. Ilir Beqaj, i shoqëruar edhe nga kryetari i Bashkisë së Vlorës, zDritan Leli dhe Drejtorja e spitalit rajonal, Dr. Bruna Mersini, inspektuan mjediset e reja.

Në fjalën e tij, ministri Beqaj u shpreh se ka qenë këmbëngulja e drejtuesve të spitalit për të sjellë këtë risi në administrimin e pacientëve që trajtohen në shërbimin e sëmundjeve të brendshme, teksa shprehu bindjen se, edhe këto dy njësi, si i gjithë shërbimi i sëmundjeve të brendshme, do të përfitojë shumë më tepër vitin e ardhshëm edhe me konsolidimin e shërbimit të laboratorëve.

“Edhe në shërbimin e Patologjisë, ka një përmirësim të kushteve në të cilët shërbehen pacientët, dhe që, sigurisht, mjekët punojnë”, u shpreh Beqaj. Për të sëmurët kardiakë dhe për ata me sëmundje neurologjike, tha më tej ai, ka dy mjedise të veçanta, në mënyrë që ata të asistohen më mirë për specifikat e sëmundjeve të tyre, por edhe të mos ketë përzierje midis të sëmurëve me sëmundje të ndryshme brenda grupit të sëmundjeve të brendshme.

“Ka qenë një insistim i drejtuesve të spitalit, të cilët, në fakt, përgjithësisht kanë përdorur në mënyrë shumë efiçente ato burime, ndoshta jo të mjaftueshme që kanë, për të sjellë këtë risi në administrimin e të sëmurëve të sëmundjeve të brendshme. Dhe besoj se edhe këto dy njësi si i gjithë shërbimi i sëmundjeve të brendshme do të përfitojë shumë më tepër vitin e ardhshëm edhe me konsolidimin shërbimit të laboratoritk”, u shpreh z. Beqaj

Kreu i shëndetësisë pa nga afër edhe mjediset e përmirësuara ndjeshëm të maternitetit, si dhe sallën e lindjes në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku u njoh me ecurinë e këtij shërbimi.

Nga ana e tyre, mjekët shprehën falënderimet e tyre për vendimin e qeverisë, e cila ka parashikuar me Buxhetin e 2017, rritjen e pagave për të gjithë punonjësit e sektorit të shëndetësisë.

Next Post
VIDEO/ Turqia tronditet sërish, bomba në autobusin me ushtarë vret 13 persona

VIDEO/ Turqia tronditet sërish, bomba në autobusin me ushtarë vret 13 persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama ftesë për dialog protestuesve përmes platformës ‘Fol me kryeministrin’

Rama ftesë për dialog protestuesve përmes platformës ‘Fol me kryeministrin’

November 8, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Etnografia absurde e komunikimit Rama-Berisha?!

November 7, 2026
Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

Sherr mes dy grupeve në Vlorë, policia qëllon me armë në ajër për të ndaluar një prej tyre! Shoqërohen të gjithë në Komisariat, s’ka të lënduar

November 7, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Pa popull me vete dhe shih si zihen…

November 7, 2026
“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

“Të bashkohemi pavarësisht kundërshtive”- Berisha thirrje partive opozitare: E keqja e ka emrin Rama! Studentët dhe qytetarët…

November 7, 2026
“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

“Pesë persona në spital, u tremba se…”- Zjarri në Lezhë, administratori i pallatit: Flakët nisën nga kati i parë, zjarrfikësit erdhën në kohë!

November 7, 2026
“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

“Nuk ka krim më të shëmtuar, e la vendin pa opozitë”- Avokati Beqiri: Berisha po saboton hyrjen e Shqipërisë në BE!

November 7, 2026
Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

Superliga/ Tirana fitore në “frymën e fundit” ndaj Teutës!

November 7, 2026
“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

“PD është kthyer në sekt berishian”- Meçe: Nuk mbledh dot as 500 vetë për të protestuar! Agjentura ruse pas dhunës në shesh

November 7, 2026
“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

“Islami radikal po copëton Evropën”- Netanyahu sulmon partitë arabe: Një qeveri e varur nga mbështetësit e terrorizmit do shkatërrojë Izraelin

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In