• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

ADN-ja zbardhi grabitjen e çiftit Laze/ Zbërthehet autori i arrestua në Rinas: Më shtyu Markelian Cungu, ai e thuri planin

by Java News
04/02/2020 15:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një analizë ADN-je ka sjellë zbardhjen e grabitjes dhe tentativës së vrasjes në Allias të ndodhur mesnatën e 19 janarit 2020 në dëm të shtetasve Petrit dhe Afërdita Laze. Kjo analizë shkencore është arritur të kryhet falë, marrjes së një kampioni pështyme në një nga maskat e gjetura jo shumë larg vendit të ngjarjes, ku rezultati i kësaj analize ka çuar në identifikimin e njërit prej autorëve pjesëmarrës në këtë grabitje Fatjon Mertënikaj. 28-vjeçari është arrestuar ditën e djeshme nga policia, e cila në bashkëpunim edhe me prokurorinë e Tiranës, kanë arritur të zbardhin këtë ngjarje të rëndë, ku veç Mernikaj është identifikuar dhe shpallur në kërkim e Markelian Cungu, ky i fundit një vjedhës serial në Tiranë dhe jo vetëm.

“Plani për grabitjen e çiftit Laze në Allias të Tiranës, është thurur nga Markelian Cungu”-kështu ka deklaruar në polici pas arrestimit Fatjon Mertnikaj. Ky i fundit ka shtuar se plani është ideuar nga Markeliani, madje ai kishte siguruar armët, një automatik dhe një pistoletë, ku automatikun ja kishte dhënë Fatjonit ndërsa pistoletën Markeliani e ka mbajtur vetë. Gjatë rrëfimit në polici, 28-vjeçari ka treguar se Markelian Cungu, i kishte thënë që të shkonin të vidhnin një banesë, pasi aty nuk kishte njeri.

Dy grabitësit Markelian Cungu dhe Fatjon Mertnikaj

Më dha automatikun ndërsa pistoletën e mbajti vetë, kemi hyrë në banesë natën vonë, pasi Markeliani më tha se në shtëpi nuk banonte njeri. Por jemi ndeshur me përballjen e të zotit të shtëpisë, ndaj dhe kemi reaguar me armë…”-ka treguar Fatjon Mertnikaj.

Ky i fundit ka shtuar se ditën e ngjarjes ishin veshur me përparëse grash ngjyrë të zeza dhe me maska. Pikërisht në njërën prej këtyre maskave të sekuestruara jo shumë larg vendit të ngjarjes, policia ka arritur të nxjerrë kampione pështyme, ku pas analizave në laboratorin e policisë shkencore është arritur të identifikohet se njeriu që kishte marrë pjesë në këtë grabitje me pasoja të rënda, ishte Fatjon Mërtnikaj. Ky i fundit para arrestimit është thirrur në polici dy herë, ku I është marrë kampion pështyme dhe urine, ku sigurisht është marrë në pyetje. Por shoqërimi disa herë në polici, solli dhe shqetësimin e 28-vjeçarit i cili ka kuptuar se po i ngushtohej liria dhe mund të arrestohej. Për t’iu shmangur një arrestimi të mundshëm, Mertnikaj mbrëmjen e djeshme është nisur me taksi nga Tirana në drejtim të Rinasit ku kishte planifikuar largimin e tij nga Shqipëria në drejtim të Italisë me qëllim shmangien e procedurave të hetimit. Pritet që në ditët në vijim 28-vjeçari i arrestuar të dalë para gjykatës së Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë “arrest në burg”, ndërsa për Markelian Cungun është marrë masa “arrestit në burg” në mungesë./ shqiptarja.com

Next Post
Basha shprehet optimist pas takimit me Yuri Kim: Po i japim shqiptarëve një rrugë shprese

Basha shprehet optimist pas takimit me Yuri Kim: Po i japim shqiptarëve një rrugë shprese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com