• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Administratorët e pallateve i bashkohen aksionit për mbjelljen e pemëve

by Java News
22/02/2019 13:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Veliaj: “Ftojmë administratorët të na bashkohen në fushatën e mbjelljes së pemëve; Qytetarët të zgjedhin administratorin e pallatit të tyre”

Fushatës së mbjelljes së pemëve i janë bashkuar edhe administratorët e zgjedhur të pallateve. Bashkë me banorët dhe me punonjësit e ndërmarrjes Nr. 1 të Bashkisë së Tiranës, ata po kontribuojnë çdo ditë për gjelbërimin e hapësirave para pallateve, duke përmirësuar jetesën në komunitet. Aksionit të sotëm në bllokun e pallateve pranë zonës së Komunës së Parisit iu bashkua edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

“Siç thotë ajo fjala, “punët e mira bëhen që në mëngjes”, ndaj të gjithë u bashkuam sot që në mëngjes, që të krijojmë një minipark. Duke qenë se administrimi është kryefjalë e Bashkisë së Tiranës, mënyra më e saktë për të drejtuar qytetin është që të ndajmë rolet e administrimit. Dikush administron Bashkinë, dikush administron task-forcën e administratorëve të pallateve, dikush administron pastrim-gjelbërimin, dikush tjetër administron Njësinë Nr.5 dhe pastaj vijmë tek qeliza e fundit, e atij që administron pallatin”,  u shpreh Veliaj.

Në të gjithë kryeqytetin një numër i konsiderueshëm pallatesh kanë përfunduar procesin administrativ të zgjedhjes së administratorit dhe e kanë legalizuar atë me një kontratë.  Kreu i Bashkisë së Tiranës nënvizoi faktin se ky proces sjell më shumë rregull në administrimin e problematikave të banorëve të pallateve. “U jam sot shumë mirënjohës të gjithë kolegëve që kanë punuar që Tirana të jetë kryesisht e mbuluar me administratorë. Nëse ka banorë që ende nuk e kanë, nxitoni ta zgjedhim! Nëse nuk e zgjidhni dot, mund t’ua caktojë Bashkia, por e rëndësishme është që çdo shtëpi të ketë një zot dhe jam shumë i lumtur sot që gjithë ky grumbull pallatesh te “Komuna e Parisit” ka një administrator, një zot, pastërti dhe thirrja për banorët është: Administratori nuk është vetëm roja i derës, por është roja e derës, kamera, ashensori, pastrimi, ndriçimi dhe në raste si ky i sotmi, edhe gjelbërimi dhe krijimi i një miniparku dhe i një minilulishteje përballë pallatit”, deklaroi ai.

Veliaj falenderoi të gjithë administratorët për kontributin e dhënë për fushatën e mbjelljeve në Tiranë dhe kërkoi mbështetjen e tyre për vijimin e aksionit deri në datën 22 prill. “Falenderoj të gjithë ata që janë përfshirë edhe në këtë fushatë të gjelbërimit. Nëse vetëm Bashkia punon me Pyllin Orbital, por nëse ne nuk prekim çdo cep pallatesh me gjelbërim, atëherë ky është një mision i lënë përgjysmë. Ftesa për të gjithë administratorët: Nxitoni! Keni edhe dy muaj për ta çuar përtej pragut të shtëpisë administrimin që ka të bëjë me gjelbërimin në qytet. Këto pemë nesër do krijojnë oksigjen, po për këta banorë, do krijojnë hije po për këta banorë. Deri më sot shkenca nuk ka gjetur një mënyrë tjetër se si mund të mbrohemi nga ndotja, përveçse shtimit të gjelbërimit dhe ulja e ndotjes që vjen nga makinat”, theksoi Veliaj.

Administratori i bllokut të pallateve pranë zonës së Komunës së Parisit, Taulant Ahmetaj u shpreh se falë kësaj nisme cilësia e jetës në komunitet është përmirësuar ndjeshëm dhe se banorët gëzojnë të gjitha shërbimet.

Next Post
Zvogëlon racionet e ushqimit, Koreja e Veriut në krizë para samitit Trump-Kim Jong un

Zvogëlon racionet e ushqimit, Koreja e Veriut në krizë para samitit Trump-Kim Jong un

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

E përjashtuan nga PD, Madhi sulmon selinë blu: Unë nuk mbështes njerëz të krimit për pazare si ju!

March 30, 2026
Negociatat me BE| Dhuka: Mbi 630 nisma për transformimin e vendit, kryesisht këtë vit

Negociatat me BE| Dhuka: Mbi 630 nisma për transformimin e vendit, kryesisht këtë vit

March 30, 2026
Në Shqipëri hetohet për degjenerim publik, jo për të mbledhur prova në funksion të akuzave zyrtare

Nga “gjyqtarë të gjyqtarëve” në kandidatë për gjyqtarë

March 30, 2026
“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

“Ne i kemi bërë detyrat, Italia mbështetës kryesor”, Rama për RAI: Integrimi në BE është përshpejtuar

March 30, 2026
Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

Shqipëria drejt BE-së, Rama: Barrën kryesore e ka ekonomia, siguria ushqimore “sfifda e sfidave”

March 30, 2026
A ta therim patën?

A ta therim patën?

March 30, 2026
2.3 miliardë të krishterë në ankth! Konflikti mes Kishës Katolike dhe Izraelit në Jeruzalem

2.3 miliardë të krishterë në ankth! Konflikti mes Kishës Katolike dhe Izraelit në Jeruzalem

March 30, 2026
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në luftën me Iranin

Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në luftën me Iranin

March 30, 2026
Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?

Pse Mimozat vyshken kaq herët në Shqipëri?

March 30, 2026
Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është vrarë në Durrës! E dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë

Babai i Ervis Martinajt në GJKKO: Djali im është vrarë në Durrës! E dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In