• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Administrata shqiptare është pasqyrë e njerëzimit tonë!

by A R
18/04/2018 10:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Zhirajr Mokin

I nderuar drejtor,

Me lejoni te terheq vemendjen mbi disa fakte reale te lidhura ne administraten e kryeqytetit dhe te ofroj kontribututin tim si qytetar i asaj bashkesie njerezish te quajtur Shqiperi.

Momenti i krizes qe po jetojme, ne te cilin politika, ekonomia, administrata dhe c’do ceshtje deri ato te lidhura me artin jane te vena ne diskutim brenda nje debati te dhunshem mes grupesh shoqerore, eshte prodhim i njerezimit tone. Kriza eshte me se pari nje krize e njeriut.

Por etimologjia greke e fjales “krize”, (krino, krisein, krisis) therret fjalen “gjykim”. Momenti i krizes eshte momenti i gjykimit, kusht i pakapercyeshem qe te mund perndiqet nje hipoteze jete e vertete dhe e drejte. Per kete arsye, per te zgjidhur problemet shoqerore qe po ndeshim duhet zgjidhur problemi i njerezimit qe i shkakton ato.

Pa nje gjykim te vertete, edhe oferta e madhe qe perendimi, qyteterimi me i perparuar ne historine njerezore, po i ben Shqiperise, do jete e pakutpuar per ne.

Mbi faktet e paraqitura eshte derguar Ankim i Vecante Gjykates se Apelit dhe institucioneve te meposhteme:

– Dhoma kombetare e notereve

– Keshilli kombetar i notereve

– Zyra Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme (ZRQPP)

– Ministria e Drejtesise

– Kryesia e Gjykates se Tiranes

– Kryesia e Gjykates se Apelit te Tiranes

– Prokuroria e Pergjitshme

– Istitucioni i avokatit te popullit

– Komisioni i pamvarur i kualifikimit

– Komisioni i Vettingut

– Organisation for Security and Cooperation in Europe (OSCE)

– Center for International Legal Cooperation Albania (CILC)

– International Monitoring Operation Albania (IMO)

– Delegation of the European Union to Albania (DEUA)

– Ambasada USA ne Shqiperi

– Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave

Ndodh ne Tirane qe z. A synon te bleje nga znj. B nje pjese trualli. Znj. B eshte bashkpronare e truallit me familjare te tjere. Z. A Synon kete blerje sepse zoteron nje truall ngjitur dhe do te perdore te dy trojet per ndertim.

Z. A merr pelqimin e te gjithe familjareve bashkpronare te cilet kane te drejten e parablerjes, pervec njerit, z.it V.M., mjek dhe gjenetist i shquar. Z. V.M. eshte jashte shtetit sepse eshte i shtruar ne spital i semure rende.

Z. A me Znj. B kryejne shitblerjen, por duke nderruar noter, sepse noteri qe merr aprovimin e bashkpronareve te tjere refuzon te regjistroje kontraten pa perfshirjen e z.it V.M.

Ne Shqiperi, po nuk deshi njeri, do doje nje tjeter. Znj. Xhoana P. Omari, notere publike, regjistron kontraten pa ju dridhur syri per shkeljen e ligjit dhe rregullave noteriale.

Jo vetem kaq, por ne Z.V.R.P.P. regjistruesja znj. Lediana Bardhi, nuk dime nese per neglizhence apo keqbesim, regjistron pronen ne emer te z. A dhe puna mbyllet ketu.

Ke kete kohe z. V.M. sapo eshte kthyer ne Shqiperi, pas gati nje vit semundje. Motrat e kushurinjte e tij bashke me z. A i cili prezantohet si ndertues, i propozojne te bejne nje ndertim ne truallin e familjes dhe ate ngjitur te z.it A.

Z. V.M. i kerkon z.it A informacione mbi aktivitetin e tij si ndertues sepse do te jete i sigurt kujt do t’ja besoje pronen. Por nuk merr pergjigje, veç kercenime se puna do shkoje ne gjygj. Atehere z. V.M. i drejtohet Qendres Kombetare te Biznesit (Q.K.B.) dhe dy konsulenteve private duke zbuluar se z. A nuk eshte ndertues por tregtar hekuri dhe se shoqeria e tij jo vetem eshte e dyshimte por edhe ne falimentim prej disa vjetesh sipas dokumenteve zyrtare. Jo vetem kaq, por z. V.M. zbulon se z. A merr leje per ndertim nga pronaret pa i informuar mbi aktivitetin e tij real dhe ua transferon ato ndertuesve te vertete duke perfituar per vete perqindje me te larta ndertimi.

Z. V.M. i lajmeron familjaret mbi profilin e dyshimte te z.it A veç kur zbulon se keta dinin gjithçka mbi z.in A dhe se nderkohe bashke me te kane hapur padi kunder tij per perpjestim prone. Z. V.M. zbulon se nderkohe eshte kryer edhe shitja mes z.it A dhe znj. B, dhe se nuk i eshte lejuar ushtrimi i te drejtes se parablerjes mbi pronen, e drejte e parashikuar dhe mbrojtur nga neni 204 i Kodit Civil.

Me habi dhe dhimbje z. V.M. mundohet te jape arsyet e tija dhe te beje familjaret te arsyetojne sepse mendon se e ka shkaktuar vete mosbesimin dhe kundershtimin e tyre. Duke qene se ndertimi po vonohet per familjaret, mundohet dhe gjen nje ndertues te vertete, i cili ofron edhe nje perqindje me te larte mbi ndertimin si edhe benefite te tjera.

Por familjaret nuk duan t’ja dine. Z. A per ta nuk preket megjithese synon te ndertoje duke mos qene ndertues, megjithese ka blere me nje pjese te prones duke shkelur ligjin, megjithese ka arritur te vere vellezerit kunder njeri-tjetrit, megjithese ka oferta me te mira nga ndertues te vertete.

Nderkohe z. V.M. shpreson tek drejtesia. Ne fazen e pare te gjygjit te ngritur nga familjaret dhe Z. A ngre problemin e kontrates se parregullt te shitblerjes mes z. A dhe znj. B, ngre problemin e nje ndertese te parregullt qe ndodhet brenda truallit ne pronesi te familjes dhe qe duhet legalizuar ne menyre qe prona te perpjestohet sakte, ngre problemin se pjeset takuese te deklaruara ne certifikaten hipotekore nuk jane te sakta dhe duhen korrigjuar, dhe ngre problemin se firma ne kerkese padi nuk paraqitet si firma e zakonshme e familjarit perfaqesues te paleve paditese, z. B.K.

Por gjykatsja znj. Fatime Decolli, e njohur per ceshtje te tjera te shyrtuara paster dhe me paanshmeri, i hedh poshte problemet e shtruara nga z. V.M. me arsyen se znj. B qe i shiti pronen z.it A, nuk eshte e pranishme ne seancen gjygjsore, nuk eshte e paditur dhe prandaj c’eshtja gjykohet vetem brenda termave te shtruar nda padia.

Po, e lexuat mire. Nje gjykatse e Shtetit Shqiptar, ne vend qe te therrase deshmimtaret e nevojshem per te zbuluar pasqyren e gjendjes ne perputhje me Kodin Civil dhe Kodin e Procedures Civile, dhe te mbledhe provat e nevojshme per nje gjykim te vertete e te drejte, ka marre nje vendim te pershpejtuar duke favorizuar haptazi nje pale duke demtuar tjetren.

Deri ketu: “asnje habi”, mund te themi. Kjo eshte Shqiperia!

Pra, ndodh qe qytetaret nuk respektojne ligjin, noteri nuk respekton procedurat ligjore dhe rregullat te cilave duhet ti nenshtrohet, ZVRPP nuk zbaton rregullat dhe gjykata merr vendim pa plotesuar provat. Te gjitha keto ne te njejten ceshtje dhe brenda nje viti.

Parregulltesite e pershkruara nenvizojne nje shkelje te vazhdueshme te ligjeve te bashkjeteses qe si qytetare i kemi dhene vetes per te mbrojtur paqen shoqerore. Keto parregulltesi ndodhin pergjate nje procesi administrativ qe sheh te perfshira institucione te ndryshme, duke filluar nga shitja e prones e deri ne gjykate, dhe jane shenje e nje zakoni te konsoliduar te shkeljes se ligjit, te shtypjes se te drejtes se te treteve, dhe te nje siperfaqesie krenare ne trajtimin e praktikave administrative.

Next Post

‘Sekretet’ e Bleonës, këngëtarja ekstravagante nxjerr librin së shpejti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

Djali i Trump humb 600 milionë dollarë në kompaninë e kriptovalutave

July 10, 2026
Sezoni veror, hapen aplikimet për hapësirat e plazheve, kriteret që duhen plotësuar

Skenari shqiptar i Cancel Culture: Kush fiton nga sulmi agresiv ndaj Turizmit?

July 10, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Aty ka mbetur Hamasi i Berishës”, Beqiri: Protesta ka marrë pamjen e një lufte kundër Shqipërisë

July 10, 2026
Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

Hodges: Ngërçi politik e bën Kosovën më të cenueshme ndaj ndikimeve të jashtme

July 10, 2026
Përplasjet në Komisariatin nr.3 gjatë protestës, lirohet 33-vjeçari Erald Heqimaj

“Nuk është protestë hallexhinjsh”, gazetari: Rama s`është budalla politik, i lexon mirë mesazhet

July 10, 2026
Rama reagon për Zvërnecin: Nesër do flas unë për të pavërtetat që po qarkullojnë ditët e fundit

“Sipërmarrjeve po u rikthehen yjet e merituara”, Rama: Kërkuam ndihmë për t’i nxjerrë nga bloza e terrorit digjital

July 10, 2026
Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

Ambasadori i OSBE: Një muaj protesta pa incidente, kjo është demokraci dhe më gëzon

July 10, 2026
Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

Skandal në Sarandë, postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

July 10, 2026
AP publikon raportin vjetor: 5 burgje duhen mbyllur, cenojnë dinjitetin njerëzor!

Avokati i Popullit prezanton raportin 2025, Shabani në Vlorë, fokusi te pronat dhe ankesat

July 10, 2026
“Basti i fundit” godet në Fushë-Krujë, në pranga edhe një efektiv policie

Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

July 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In