• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Abuzimi i 15-vjeçares, reagon nëna e saj

by A R
16/10/2017 15:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas denoncimit të rastit se një 15 vjeçare është përdhunuar nga fqinji i saj flasin për Report Tv nëna e të abuzuarës dhe vajza e të akuzuarit. Sipas dëshmive, ngjarja e rëndë është regjistruar në muajin mars të këtij viti, por denoncimi në polici është bërë vetëm 2 ditë më parë, pasi 15 vjeçarja deklaron se i vinte turp.

Nëna e të abuzuarës, tregon se vajza e saj kishte shfaqur shqetësime dhe ndaj e ka dërguar për vizitë. Por pas kontrollit kanë mësuar se ajo ishte në muajin e tetë të shtatzanisë. Veç abuzimit, nëna e 15-vjeçares thotë se nuk ka mundësi as të rrisë fëmijën.

“I thashë o cucë a ke gjë, më tha jo nuk kam gjë. Vajti tek doktori në fshat dhe e nxorri shtatzanë. Erdhi policia më mori dhe vajtëm në fshat dhe tregoi, mua më kapi, më zuri gojën dhe më shtriu. Tani si tja bëj unë? Ku të mbytem unë? As të ardhura nuk kam. Çunin do ta bëjë dhe tja mbaj e shoqja tja rrisin, këtë do ta bëj unë”, shprehet nëna e vajzës së abuzuar.

Por akuzat e së miturës jo vetëm që janë konsideruar si të pavërteta nga 55-vjeçari Ligor Biba, i cili thotë se 15-vjeçarja po trillon. Vajza e tij i hedh poshtë këto akuza duke pretenduar se me familjen e vajzës dhe me vetë atë kanë pasur marrëdhënie të mira fqinjësie dhe se shpesh i kanë ndihmuar për shkak të kushteve të vështira ekonomike.

“Nuk mund ta ketë bërë babai im kurrë, pasi ka qënë një familjar shumë i rregullt  në shtëpi. Ndoshta është futur nga njerëz të tjerë. Të dalin e vërteta, duam drejtësinë tonë”, thotë vajza e të akuzuarit.

Një ditë më parë, vetë e dhunuara ka folur për mediat duke treguar se si është abuzuar. Sipas dëshmisë së 15 vjeçares, komshiu i saj, ai ka hyrë në banesë teksa nuk kishte njeri dhe e ka rrëzuar në tokë më pas ka abuzuar seksualisht. E mitura thotë se ngjarja ka ndodhur që në mars, por në atë kohë nuk ka treuar se i vinte turp.

“Unë isha në shtëpi, dhe ai erdhi në shtëpi, shtyu derën dhe unë u rrëzova, dhe mu hodh përsipër, kjo ndodhi në mars. Denoncimin e kam bërë tani sepse më vinte zor”, shprehet e mitura.

Zbardhja e plotë e ngjarjes do të mund të bëhet vetëm pas lindjes së fëmijës për të marrë kampionet dhe përcaktimin e atësisë nëpërmjet ADN./Shqiptarja/a.m.

Next Post
Vrasja e Çollakut, hetimet ndaj Denis Shtrazës do zgjaten vetëm 45 ditë

Vrasja e Çollakut, çfarë rezultoi pas kryerjes së analizave ADN të Shtrazës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Etrit Berisha del me të kuq, Shqipëria mbetet me 10 lojtarë! Finlanda barazon ndeshjen

VIDEO/ Etrit Berisha del me të kuq, Shqipëria mbetet me 10 lojtarë! Finlanda barazon ndeshjen

October 3, 2026
Marrëveshja e fshehtë në tryezën Trump-Putin, miliardat e naftës ruse futen në negociatat për paqen në Ukrainë

Marrëveshja e fshehtë në tryezën Trump-Putin, miliardat e naftës ruse futen në negociatat për paqen në Ukrainë

October 3, 2026
VIDEO/ Shqipëria shpërthen që në minutën e 4-t, Manaj ndëshkon Finlandën!

VIDEO/ Shqipëria shpërthen që në minutën e 4-t, Manaj ndëshkon Finlandën!

October 3, 2026
Dosja hetimore/ Mesazhet e fundit dhe dëshmitë zbardhin çfarë ndodhi para vetëvrasjes së Xhuana Nikollajt, presioni i Eraldo Fizit dhe frika për familjen

Dosja hetimore/ Mesazhet e fundit dhe dëshmitë zbardhin çfarë ndodhi para vetëvrasjes së Xhuana Nikollajt, presioni i Eraldo Fizit dhe frika për familjen

October 3, 2026
Të pafatët e ditëve festive, ja tre shenjat e horoskopit që do të kenë një Krishtlindje të vështirë

Horoskopi i dashurisë për tetorin 2026/ Dalin sekretet e vjetra, disa shenja përballen me kthesa të forta në lidhje

October 3, 2026
Rusia kryen bombardime edhe në Odesa, hedh në erë anijen tregtare, të paktën një i vrarë dhe tre të plagosur!

Rusia kryen bombardime edhe në Odesa, hedh në erë anijen tregtare, të paktën një i vrarë dhe tre të plagosur!

October 3, 2026
“S’e di se si mund të bllokohet me 83 mandate!”- Berisha mati ‘pulsin’ e aleatëve, por ata ia thanë kritikat në sy! Replikat e forta në selinë blu për bojkotin, protestat e reformën

“S’e di se si mund të bllokohet me 83 mandate!”- Berisha mati ‘pulsin’ e aleatëve, por ata ia thanë kritikat në sy! Replikat e forta në selinë blu për bojkotin, protestat e reformën

October 3, 2026
Zjarr i përmasave të mëdha në kullotat e Karjanit në Gjirokastër, era favorizon flakët

Zjarr i përmasave të mëdha në kullotat e Karjanit në Gjirokastër, era favorizon flakët

October 3, 2026
Nga tërmetet te mjedisi, Shqipëria kërkon recetën japoneze të përballjes me fatkeqësitë natyrore

Nga tërmetet te mjedisi, Shqipëria kërkon recetën japoneze të përballjes me fatkeqësitë natyrore

October 3, 2026
Dodik ‘pa frena’ në gjuhë, deklarata në tubimin e fundit parazgjedhor: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

Dodik ‘pa frena’ në gjuhë, deklarata në tubimin e fundit parazgjedhor: Bosnja dhe Hercegovina është e vdekur

October 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com