• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Abazoviç pas takimit me Bashën: Mos u merrni me punë të kota dhe mos krijoni tensione! Lideri i PD: Je etalon i guximit

by Java News
16/07/2021 17:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka pritur sot në selinë blu zv.kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç.

Në fjalën e tij sapo ka dalë nga selia  demokratëve, Abazoviç tha se ky ishte takimi i fundit në nivel zyrtarësh që përmbyll vizitën e tij në Tiranë, ndërsa shtoi se tashmë do të takohet edhe me ulqinakët që gjenden në Durrës dhe më pas do niset për në vendin e tij.

Abazoviç tha se tashmë ka ardhur koha për një frymë të re europiane në të gjitha trevat shqiptare dhe theksoi se zyrtarët duhet të mundohen që të mos krijojnë situata që ngrenë tensione në vendet e tyre apo mes dy vendeve të ndryshme.

Abazoviç: Unë sot jam në vizitë zyrtare dhe jam krenar që jam zyrtari i parë që vij në Tiranë, por kam pasur qejf të takoj çdo subjekt që ka të bëjë me ndryshimin e Shqipërisë në të ardhmen.

Kemi biseduar gjëra konkrete. Besoj se koha është për një frymë të re europiane në të gjitha trevat tona. Institucionet nuk janë të gjitha funksionale në vendet tona, por pa marrë parasysh detyra jonë si qytetarë, kolegë, politikanë është të japim maksimumin si të fusim pak më shumë etikë në jetën politike.

Mos të merrmi me punë të kota, të mos ngremë elektricitet kot mes shteteve, apo brenda një shteti, mendoj se me Shqipërinë nuk ka asnjë pyetje që është e hapur. Unë do mundohem që të jap kontributin tim në Shqipëri. Jam i kënaqur dhe këtu përfundon vizita ime në Tiranë, ka mbetur edhe një vizitë te ulqinakët e mi në Durrës dhe këtu do përfundohet kjo ditë punë që ka qenë e suksesshme.

I kam ftuar të gjithë që ta vizitojnë Malin e Zi. Çdo kush është i mirëpritur. Mendoj se edhe sezoni turistik është nisur shumë suksesshëm në të dy vendet dhe kjo është një mënyrë për të ulur tensionet dhe të punojmë për të mirën e Shqipërisë dhe të Malit të Zi.

Basha: Kam një kënaqësi unike, kënaqësinë e mikpritjes së zv.kryeministrit shqiptar të Malit të Zi, Dritan Abazoviç. Karriera politike e tij është ndërtuar mbi përvojën e gjatë të një aktivisti, të një studiuesi dhe përpiluesi të tezave politike për Ballkanin, Evropën dhe globalizmin dhe është faktuar në luftën e pabarabartë midis forcave për liri dhe rrezikut të autokracisë.

Është një kënaqësi e veçantë, sepse interesi i PD dhe i imi personal për fqinjin tonë verior e në veçanti për bashkëkombasit tonë në Malin e Zi ka qenë dhe mbetet permanent, dhe gjatë bisedës së sotme konstatova se përkushtimi i Abazoviç bën diferencën e dëshiruar prej dekadash nga shqiptarët aty, por edhe nga PD qoftë në qeverisje apo në opozitë. Temat tona të diskutimit kanë variuar nga demokracia te politikat reale, zhvillimi i popujve tanë dhe integrimi në BE i dy vendeve tona. Abazoviç është një etalon i guximit./m.j

Next Post
Thellohet tragjedia në familjen Gjoka, ndërron jetë edhe vajza e dytë që u plagos nga shpërthimi i bombolës në Velipojë, ishte dërguar për kurim në Itali

Thellohet tragjedia në familjen Gjoka, ndërron jetë edhe vajza e dytë që u plagos nga shpërthimi i bombolës në Velipojë, ishte dërguar për kurim në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pakistani në Teheran për bisedime, raportohen përparime për Hormuzin dhe çështjen bërthamore të Iranit

Pakistani në Teheran për bisedime, raportohen përparime për Hormuzin dhe çështjen bërthamore të Iranit

May 16, 2026
Alimehmeti: Gara në PD me një kandidat nuk sjell konkurrencë reale, nevojitet më shumë alternativë

Alimehmeti: Gara në PD me një kandidat nuk sjell konkurrencë reale, nevojitet më shumë alternativë

May 16, 2026
Hoxha: Po hartohet dokumenti për Strategjinë Kombëtare të Diasporës 2026-2030

Hoxha: Po hartohet dokumenti për Strategjinë Kombëtare të Diasporës 2026-2030

May 16, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Ligjvënësit tanë, BE-ja dhe Marksi

May 16, 2026
Shqipëria në fund të renditjes së pagave në Evropë, kryeson Zvicra

Shqipëria në fund të renditjes së pagave në Evropë, kryeson Zvicra

May 16, 2026
Putin bisedë me liderin e Emirateve: Fokus te kriza në Lindjen e Mesme dhe Irani

Putin bisedë me liderin e Emirateve: Fokus te kriza në Lindjen e Mesme dhe Irani

May 16, 2026
“Shqipja do të bëhet, pavarësisht mesazheve tensionuese”/ Protestë për gjuhën shqipe në RMV

“Shqipja do të bëhet, pavarësisht mesazheve tensionuese”/ Protestë për gjuhën shqipe në RMV

May 16, 2026
Shqipëri-Francë nënshkruajnë marrëveshjen historike për bashkëprodhime filmike

Shqipëri-Francë nënshkruajnë marrëveshjen historike për bashkëprodhime filmike

May 16, 2026
Ilir Alimehmeti, pro forumit për dialogun politik: Është i nevojshëm për bashkimin e opozitës shqiptare

Alimehmeti kritika ndaj qeverisë: Integrimi në BE po pengohet nga problemet e brendshme

May 16, 2026
Kriza e Hormuzit/ Irani pretendon negociata me BE dhe akuzon SHBA për “krime lufte”

Kriza e Hormuzit/ Irani pretendon negociata me BE dhe akuzon SHBA për “krime lufte”

May 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In