• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Abazoviç drejtoi aksionin e transportimit të mitropolitit serb me helikopter”

by A R
06/09/2021 13:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mitropoliti serb, Joanikije, u shugurua dje në manastirin e Cetinjes pasi u transportua nga Podgorica me helikopter ushtarak bashkë me patriarkun Porfirije. Ata nuk mund të arrinin në Cetinje nëpërmjet rrugëve tokësore, pasi mijëra protestues për dy ditë rresht i mbajtën ato të bllokuara, duke vënë barrikada.

Paradite, helikopteri u ul në livadhin përballë manastirit, ku Joanikije u shugurua në fronin e Shën Pjetrit malazez.

Sipas mediave malazeze, qeveria ka thënë jozyrtarisht se është përdorur helikopteri ushtarak sepse është më modern, më i shpejtë dhe më i sigurt sesa helikopterët tjerë që ishin në dispozicion të Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Hapësira para manastirit u sigurua nga anëtarët e Njësisë Anti-terror të Policisë malazeze të armatosur me armë të gjata. Ata e mbronin Joanikijen dhe Porfirijen me trupat dhe parzmoret e tyre teksa hynin në manastirin e rrethuar nga një kordon policie.

B92 shkruan se sipas mediave në Mal të Zi, koordinatori i shërbimeve të sigurisë, zëvendëskryeministri Dritan Abazoviç, këshilltarët e tij, ministri i Brendshëm Sergej Sekuloviç dhe drejtori i Administratës së Policisë Zoran Brgjanin e drejtuan transportin e tyre me helikopter, transmeton Gazeta Express.

Asistentët e Brgjanin – Dejan Knezeviç, Millosh Rakonja# dhe Dragan Goroviç, si dhe kreu i Qendrës së Sigurisë, Goran Jokiç me bashkëpunëtorët e tij ishin në livadh teksa ulej helikopteri. Siç vërehet në një video të “Vecernji novostit” serb, priftërinjtë në manastirin e Certinjes kënduan këngën “Ječam žela”, teksti i së cilës përmban pjesë ku thuhet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”.

Ceremonia u parapri nga incidentet në të cilat, sipas të dhënave zyrtare, shtatë policë u plagosën dhe dhjetëra protestues kërkuan ndihmë mjekësore. Po ashtu, 14 persona u arrestuan, në mesin e të cilëve edhe këshilltari i sigurisë i presidentit të Malit të Zi Milo Gjukanoviç, Veselin Veljoviç.

Shqiptari Dritan Abazoviç, zëvendëskryeministër i Malit të Zi, e ka përkrahur shefin e tij pro-serb në qasjen ndaj protestave të qytetarëve malazezë kundër shugurimit të kreut të Kishës Ortodokse Serbe në Cetinje.

Kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiç tha se sulmi ndaj policisë ishte sulm ndaj shtetit.

Në një reagim të jashtëzakonshëm pas situatës kaotike në Cetinje dhe shugurimit të mitropolitit të ri të Kishës Ortodokse Serbe, Joanikije II, presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç tha se “vetëm një njeri pa dinjitet do ta lejonte veten të futej në manastirin e Cetinjes me helikopter”.

“Sot në Cetinje, ne ishim dëshmitarë të turpit të madh të Kishës Ortodokse Serbe dhe Qeverisë së Malit të Zi, një turp i paparë në historinë e gjatë të shtetit malazez, dhe njëlloj në historinë e ortodoksisë së përgjithshme”, tha presidenti malazez.

Duke komentuar deklaratën e presidentit malazez për aspiratat dhe përpjekjet e Serbisë për ta nënshtruar Malin e Zi, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç reagoi duke thënë se Serbia dëshiron marrëdhënie të mira me Malin e Zi dhe se ai nuk do të lejojë që Gjukanoviçi ta sundojë Serbinë. Kreu i shtetit serb i tha po ashtu presidentit të Malit të Zi se “do ta vazhdojë pastrimin”.

“Ne nuk kemi ndërmend ta nënshtrojmë askënd. Por, unë po i them atij se as ju e as askush tjetër nuk do të jeni në gjendje ta sundoni Serbinë, siç keni bërë për 30 vjet. Ju e keni sunduar këtë vend në të gjitha mënyrat e mundshme, përmes krimit, zyrtarëve të policisë, zyrtarëve politikë, atyre në strukturat e inteligjencës”, tha Vuçiç.

“Ne i kemi fshirë ata që punuan kundër Serbisë. Ka më shumë, por ata janë mbetje. Ne do ta vazhdojmë pastrimin. Ju nuk do ta pushtoni Serbinë siç e pushtuat”, deklaroi Vuçiç.

Protestat e fundit tregojnë qartë tensionet në Malin e Zi midis banorëve që i mbrojnë lidhjet e ngushta me Beogradin dhe malazezëve patriotë që e kundërshtojnë këtë.

Mali i Zi u shkëput nga Serbia në vitin 2006, por kisha e saj nuk është bërë autoqefale dhe është nën kujdesin e Kishës Ortodokse Serbe, të cilën kundërshtarët e shohin si simbol të ndikimit të Serbisë në Malin e Zi të pavarur.

Ndërsa Joanikije vlerësoi se akti i shugurimit është politizuar dhe se askush nuk ka të drejtë t’i kërkojë Kishës Ortodokse Serbe që ta mbajë ceremoninë diku tjetër, protestuesit malazezë e konsiderojnë fyerje dhe provokim që udhëheqësi i Kishës Ortodokse të ulet në fronin e një manastiri ku tradicionalisht ishte malazezi Shën Pjetri i Cetinjes.

/a.r

Next Post
Po transportonin emigrantë të huaj kundrejt parave, pranga dy personave në Korçë e Pogradec

Shqipëria, portë e kalimit të klandestinëve! Në dy ditë kapen 134 të huaj ilegalë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ministri i Drejtësisë, Gogu: Garanci proceduriale, efikasitet i drejtësisë, modernizim me standarde europiane

Ministri i Drejtësisë, Gogu: Garanci proceduriale, efikasitet i drejtësisë, modernizim me standarde europiane

March 11, 2026
Fëmijët tanë nuk lindin me thikë në dorë

“Ndënë thundrën e përdhunës…”

March 11, 2026
Lufta në Ukrainë/ Parlamenti Europian: Embargo totale dhe e menjëhershme ndaj gazit rus!

Nafta/gazi, perspektiva e kërkim-zbulimit dhe rënia e turizmit në vendin tonë

March 11, 2026
A do të presin më PD për “Territorialen”?/ Klosi: Ka tre muaj që komisioni nuk funksionon, të kthehemi në normalitet!

“Asambleja në 21 mars”, Klosi flet pas mbledhjes së Kryesisë: Zgjedhje në PS për të forcuar strukturat

March 11, 2026
I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

I kishte pasagjeres borxh 890 euro, gjykata austriake sekuestron avionin e Ryanair

March 11, 2026
Provokim në Washington! Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit” e Titanikut

Provokim në Washington! Trump dhe Epstein si “dy të dashuruarit” e Titanikut

March 11, 2026
Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

Xhuana Nikolli konsumoi fostoksinë prej dhunës? Shpallet në kërkim bashkëshorti i saj

March 11, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Eksperti i ekonomisë: Nafta që po shitet në Shqipëri është blerë me çmimin e para luftës

March 11, 2026
Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

Banorët e Rrjollit protestë para SPAK, kërkojnë hetim për dosjen e pronave

March 11, 2026
Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

Abuzimet me çmimet e naftës? Doganat dhe Tatimet nisin ‘gjuetinë’ në tregun e karburanteve

March 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In