• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

A po rrezikon populizmi edhe Gjermaninë? Merkel ka ende disa “karta” në dorë

by A R
23/06/2018 17:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Grindjet për çështjen e azilit janë transferuar në Evropë. Në Berlin është në pikëpyetje vëllazëria e dy partive konservatore. Thikat janë mprehur, frontet janë të qarta, rezultati i paqartë.

Një citat e tregon shumë mirë sa themelore është kriza aktuale qeveritare midis dy partive konservatore në Gjermani, partisë kristiandemokrate CDU dhe kristiansociale CSU. Në të vërtetë puna nuk është tek tema e sigurimit të kufijve, por tek ndryshimi i pozicionit të të dy partive të unionit “shumë djathtas dhe kundër Evropës”. Këtë tha Daniel Günther, kryeministër i CDU-së në një land në veri të Gjermanisë, gjatë një interviste dhënë në radio.

Për cilën Evropë po flet Günther në fakt? Nuk është më Evropa e mbylljes së mijëvjeçarit, e karakterizuar nga partitë konservatore dhe socialdemokrate. Në vend të tyre në Evropën qendrore, veriore, në Austri dhe në Itali në tavolinën e qeverisë janë ulur edhe populistët e djathtë, ose ata janë madje duke krijuar qeverinë. Një zgjidhje evropiane në çështjen e refugjatëve, pavarësisht si do të jetë ajo, do të duhet të ketë parasysh raportet e reja të forcave.

Marrëveshjet në nivel evropian janë në kulmin e bisedimeve. Kryeministri austriak ka rënë dakord ditën e enjte me përfaqësuesit e linjës së ashpër në politikën e migracionit të Evropës Lindore dhe Qendrore, duke marrë një mandat të fortë për bisedimet dhe një qëndrim të qartë, për kufij të mbyllur. Italianët marrin tashmë pjesë në bisedime, por bllokojnë marrjen paraprake të vendimeve. Ditën e diel zhvillohet një takim jozyrtar i BE në Bruksel, ku do të nxirret një përfundim paraprak për takimin që pritet të zhvillohet një javë më vonë. Vetëm gjendja në BE është shumë e paqartë. Kësaj i shtohen edhe grindjet brenda Unionit.

Po shkon Gjermania më djathtas?
Por kancelarja gjermane Angela Merkel mund të ketë të papritura: Në ndalimin e përdorimit të mëtejshëm të energjisë atomike, në heqjen e detyrimit ushtarak apo tek shpëtimi i Greqisë ajo është mësuar me stuhitë dhe i është përshtatur kthesave 180 gradë. Kjo ka bërë që në partinë e saj CDU, të ketë një shpërbërje të bërthamës. Me kthesa të tilla Merkel e zhvendosi majtas CDU-në në politikën për refugjatët, duke lënë kështu vend bosh në spektrin e djathtë. Ky vend u mor nga “Alternativa për Gjermaninë” (AfD) .

Partia kristiansociale CSU, e ministrit të Brendshëm Horst Seehofer, kundërshtarit kryesor të Merkelit nuk do që ta pranojë këtë. Nga e djathta e Unionit nuk duhet të ketë parti tjetër demokratike. Kjo thuhet në analet e historisë së partisë qeveritare bavareze. CSU ka në parlament së bashku me CDU-në e Merkelitvari. një fraksion të përbashkët, një veçanti kjo e sistemit partiak gjerman. Kjo e ndalon CDU të përfaqësohet në Bavari. CSU nga ana e saj përfaqësohet vetëm në Baravi, dhe atje jo në gjithë landin.

Merkel ka ende opsione
Në Berlin bëhen shumë spekulime aktualisht. Sa seriozisht e kanë CDU dhe CSU me ndarjen me të cilën kanë kërcënuar? Nga CDU u dëgjua kërkesa që duhen filluar përgatitjet për shtrirje të mëtejshme në Bavari. Në të vërtetë baza e Merkelit në grupet rajonale të CDU është e madhe. Shumë mendojnë se rruga e saj është e drejtë. Për shumë vetë CSU nuk është partneri i duhur, sepse e kërkon rrugën e saj duke kopjuar nga AfD.

Nëse fraksioni i përbashkët shpërbëhet, atëherë Merkel do të kishte pushtet më të madh për të shpëtuar postin e saj të kancelares. Të Gjelbërit kanë sinjalizuar se janë të gatshëm për të marrë punë në qeverisje. Një aleancë me Të gjelbërit ka qenë në zgjedhjet e fundit parlamentare në shtator, opsioni i preferuar i Merkelit. Edhe socialdemokratët nuk do të ishin kundër një koalicioni me Të gjelbërit./DW/a.m.

Next Post
VIDEO/ Aksion kundër shoferëve “të vdekjes”, i dehuri tenton të korruptojë policin

VIDEO/ Aksion kundër shoferëve "të vdekjes", i dehuri tenton të korruptojë policin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
“Jemi kundër sistemit, e urrejmë këtë shtet dhe policinë”, kaos në protestën e Gjeneratës Z në Hamburg (VIDEO)

“Jemi kundër sistemit, e urrejmë këtë shtet dhe policinë”, kaos në protestën e Gjeneratës Z në Hamburg (VIDEO)

October 31, 2026
Protestuesit përzunë militantët e Berishës/ Avokati Daci: PD ka dështuar të përfaqësojë opozitën e vendit

Protestuesit përzunë militantët e Berishës/ Avokati Daci: PD ka dështuar të përfaqësojë opozitën e vendit

October 31, 2026
Ushqimet e ulura, si plaku dhe deti?

Ushqimet e ulura, si plaku dhe deti?

October 31, 2026
Një grup i vogël protestuesish rikthehen te Kryeministria, ndërhyn policia! Lëndohet edhe një gazetare

Një grup i vogël protestuesish rikthehen te Kryeministria, ndërhyn policia! Lëndohet edhe një gazetare

October 31, 2026
Paralajmëron Karamuço: Britanikët kanë sjellë një listë të re me “non grata”

Karamuço analizon protestën, zbulon çfarë ndryshoi sot në sjelljen e protestuesve dhe paralajmëron grupin e dhunës!

October 31, 2026
I penguan takimin me Veliajn në burgun e Fierit, Ndreca: Justifikimi është që jam jashtë orarit zyrtar

I penguan takimin me Veliajn në burgun e Fierit, Ndreca: Justifikimi është që jam jashtë orarit zyrtar

October 31, 2026
Me 200 petrita, me llastiqe

Me 200 petrita, me llastiqe

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In