• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A po e përdor Meta dekretin për Lleshin në shkëmbim të ‘kapjes’ së KLSH-së?

by Java News
03/11/2018 15:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Meta po konsumon me qetësi të gjitha orët që Kushtetuta i ka dhënë për t’u menduar, në lidhje me një dekretim për ministrat e rinj. Emri i Sandër Lleshit, presidentit i është çuar që të premten e kaluar, por shkarkimi dhe emërimi, procedurë kushtetuese që duhet dekretuar nga presidenti, nuk ka ndodhur ende.

Në institucione të ndryshme flitet për kërkesa që selia e presidentit i ka dërguar për të mbledhur informacion në lidhje me kandidatin e propozuar nga kryeministri Rama. Ministria e Mbrojtjes, Shërbimi Informativ i Ushtrisë, Shërbimi Informativ Shtetëror, gjykatat dhe prokuroria po kthejnë përgjigje. Presidenca është konsultuar edhe me juristë jashtë selisë dhe ata kanë shpjeguar se presidenti ka afat deri në mesnatën e kësaj të shtune.

Por, pikërisht kur pritej që presidenti të fliste, nga selia dolën emrat e kandidatëve për postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit. Në listën e gjatë me 34 emra, burime të ndryshme komentojnë se dy janë emrat me më shumë gjasa: Anastas Angjeli, ish-ministër socialist edhe në qeveritë ku bënte pjesë zoti Meta; si dhe Bahri Shaqiri, me një eksperiencë të gjatë në Shërbimin Informativ Shtetëror, por edhe në qeveri si përfaqësues i LSI-së.

Po a është rastësi dalja e listës me emrat e kandidatëve? Sipas ligjit, emri i kryetarit të KLSH-së do të kalojë për votim në fund në Kuvend, aty ku mazhoranca e Ramës ka shumicën. A është kjo një ftesë për dialog për emrat?

Në të kaluarën ka pasur precedentë, kur një emërim apo dekretim mbahej peng për të rënë dakord për një emër tjetër apo post tjetër. Presidenti Meta dhe kryeministri Rama, dikur aleatë, tani kanë një marrëdhënie të ngrirë, e mes tyre qëndrojnë pezull shumë çështje, por më të rëndësishmet janë emri i Sandër Lleshit, emërimi i kreut të ri të SHISH, dhënia e plotfuqishmërisë për bisedimet me Greqinë për çështjen e detit.

Mes presidentit dhe Kuvendit të kontrolluar nga Rama qëndrojnë edhe emërimet në sistemin e drejtësisë, ku këto institucione, pavarësisht Reformës në Drejtësi, kanë një peshë të madhe në vendimmarrje. A do ketë një dialog jashtë syve të publikut? Kjo mbetet për t’u parë në orët në vazhdim. TCH

ma.me

Next Post
Horoskopi/ Ja 3 shenjat që do të marrin lajme të mira këtë javë

Horoskopi ditor, e diel 4 nëntor 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

Kriza në Hormuz, inteligjenca amerikane zbulon planin për minimin e ngushticës, Evropa në alarm

March 10, 2026
Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

March 10, 2026
“Ishim mirë, kur ishim keq”, fermerët flasin për financimet në bujqësi

Zhbllokohen fondet IPARD III, BE hap rrugën për financimin e bujqësisë shqiptare

March 10, 2026
Vëmendje për viktimat

Me dinamit kundër demokracisë

March 10, 2026
Të paraburgosurit tek 302-shi futen në grevë urie, bëjnë publike 8 kërkesat

447 të burgosur përfitojnë lirinë, ja kur kalon për diskutim në Kuvend amnistia penale

March 10, 2026
Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

March 10, 2026
VIDEO / Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit

VIDEO / Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit

March 10, 2026
Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

March 10, 2026
Analizë: Gjykata e Lartë drejt rishikimit të standardit për paraburgimin. Arsyetimi, proporcionaliteti dhe liria personale

Analizë: Gjykata e Lartë drejt rishikimit të standardit për paraburgimin. Arsyetimi, proporcionaliteti dhe liria personale

March 10, 2026
“Epsteini” ynë

Komplekset e PD dhe PS ndaj burgosjes të zyrtarëve dhe politikanëve, pa u gjykuar

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In