• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A mund të ketë demokraci në PD, kur ende flasin për rrethimin e Godinës

by Ben Andoni
10/12/2021 21:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Një lajm që qarkullon ditët e fundit, mbase dhe jo fare pa burim të qartë, thotë se: do ketë një ndërhyrje të demokratëve të 11 Dhjetorit në selinë e PD-së, të cilën e simbolizojnë me atë të grupit të 18-Dhjetorit. Duke pasur parasysh se kjo nuk është artikuluar zyrtarisht, kurse në mënyrë informale nga “Foltoret” mund të dëgjosh lloj-lloj mëtimesh për të ardhmen e Dhjetorit në PD, atëherë kjo përkohësisht bie ndesh me parimet mbi të cilat është ngritur PD-ja. Nga ana tjetër duke kujtuar historinë e protestave të saj, kjo mund të quhet një gjë normale në vazhdën e tharmit të këtij formacioni politik. “Ndihem keq teksa dëgjoj që ka mbërritur të diskutohet në ambiente mediatike një gjë e tillë. Kurrë demokratët, kudoqoftë ai, kurrë s’kanë menduar të bëjnë mësymje. Ajo seli është e demokratëve. Është shtëpi e madhe. Demokratët kanë tullën e tyre në atë seli. Është jashtë koncepti kjo historia e mësymjes. I kam dëgjuar historitë që do të shkarkohet ky dhe ai. Një shtëpi ka rregullat e veta”, shprehej në orët e fundit z.Alibeaj, por duke e lënë të papërcaktuar sesa i vërtetë është ky si lajm.

Protestat e dhunshme në Shqipëri, qoftë të inicuara nga PD-ja por edhe PS-ja e kanë tejkaluar shpesh vijën logjike. Shqetësuese është se në të vetmin moment, kur njerëzit e PD-së duhet të tregonin pjekurinë e tyre dhe brenda një aktiviteti normal të zgjidhnin pakënaqësitë dhe strukturat e partisë dhe të vendosnin për liderin e tyre, po i dhurojnë publikut një vizion sesi do të jetë demokracia jonë kur ata do rikthehen në pushtet. E kjo, jo vetëm për mosrespektimin e kanoneve të brendshme të partisë të sanksionuara në statutin e arnuar disa herë nën formën e Bashës dhe ku z.Berisha mbylli sytë. Anatemat për njëri-tjetrin, etiketimet e turpshme dhe ofenduese më shumë se të hedhin baltë mbi kundërshtarin e një race, të bëjnë të mendosh sesi mund të përballen këta me probleme madhore në vend: diskursi për të shkuarën, luftën, figurat e ndryshme. Ndaj, mëtimi për rrethimin e godinës, thjesht e ka trandur publikun dhe i ka sjellë në mëndje njerëzit e fortë të së shkuarës.

Përcjellja e përçarjes së PD-së tashmë është e shtrirë deri në bazë. Nga ana tjetër, kjo ka sjellë edhe atë pamundësi të madhe me të cilën haset sot shoqëria shqiptare: mosndryshimi i elitave politike, atë që z. Escobar e artikuloi hapur në Tiranës, kurse z. Kurti e bëri me zotësi realitet në Kosovë. Realitetet në Ballkan po tregojnë se elitat ndërrohen ngadalë, kurse në Shqipëri janë çimentuar dhe ndaj Berisha, si ish-komunist por edhe vetë kryeministri i vendit z. Rama e kanë të pamundur të lëshojnë pushtet, sepse me këtë humbasin identitetin e tyre, sipas të cilit ata vetë-konsiderohen si të pandërrueshëm. Nuk po flasim për kryetarët e partive të vogla që nuk e njohin tërheqjen dhe respektin ndaj elitave.

Berisha  kërkon sërish të udhëheqë Partinë Demokratike, kur kolegët e tij kudo në Ballkan e në Lindje janë në pension ose thjesht në histori. “Fundi i komunizmit në Evropën Qendrore dhe Lindore na ofron njohuri të reja mbi mekanizmat dhe rrugët e zhvillimeve politike rreth 15 vjet pas (ri)vendosjes së zgjedhjeve konkurruese dhe të institucioneve politike përfaqësuese në këtë rajon. Pyetja është nëse cikli i zëvendësimit të elitës – konsolidimi i elitës – zëvendësimi i elitës është po aq determinist sa u postulua nga autorët klasikë të teorisë së elitës apo nëse ne mund të

gjeni konfigurime “të pamundura” ose të paktën paradoksale si stabiliteti i regjimit pa konsolidimin e elitës”, shprehet Heinrich Best, tek studimi “Stabilizing democracy in Eastern Europe under the condition of highly volatile political elites”.

“Foltoret” e Berishës na mësuan se elitat e sotme dhe në këtë rast z.Berisha është ende shumë i zoti t’i manipulojë shqiptarët, në emër të demokracisë dhe progresit dhe mbi të gjitha fuqinë e njëshit. Dhe, duket se faji më i madh s’është i gjithë nga ai, por nga një shoqëri që ende ka në kokë të rrëmbejë simbole dhe të ketë dëshirën të kapin ndërtesën e Partisë me zor. Berisha me militantët e 11 Dhjetorit na treguan se: klasa e politikanëve shqiptarë nuk ndryshon, sepse pushteti nuk quhet drejtim por sundim mbi pjesën tjetër të popullsisë. Ja pse demokracia ka kohë që e ka lënë edhe vetë Partinë Demokratike, që ende po mbahet mbi dy kolona të shtrembra, identifikuar me Bashën dhe Berishën. (Javanews)

 

 

Next Post
Abuzuan me çmimet e fruta-perimeve, procedohen penalisht 4 persona

Çmimet më të lartat në 10 vite/Ekspertët: Duhet ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë për të ndalur rritjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tajfuni “Dolphin” alarmon dhe Kinën! Anulohen mbi 1300 fluturime në Shangai, erë me shpejtësi 162 km/orë dhe mbi 400 mijë të evakuuar

Tajfuni “Dolphin” alarmon dhe Kinën! Anulohen mbi 1300 fluturime në Shangai, erë me shpejtësi 162 km/orë dhe mbi 400 mijë të evakuuar

August 9, 2026
Detaji pikant nga dasma e vitit, aktori Tom Holland qau kur pa Zendaya-n me fustan nusërie gjatë ceremonisë sekrete!

Detaji pikant nga dasma e vitit, aktori Tom Holland qau kur pa Zendaya-n me fustan nusërie gjatë ceremonisë sekrete!

August 9, 2026
Hyri ilegalisht në Itali, shqiptari kapet në trafik kokaine! Paratë dhe droga të fshehura në koshin e plehrave dhe pas një fotografie

Hyri ilegalisht në Itali, shqiptari kapet në trafik kokaine! Paratë dhe droga të fshehura në koshin e plehrave dhe pas një fotografie

August 9, 2026
Fushtata për shpërbërjen e GJPN, Trump: Qëllim të mbrojmë Netanyahun dhe të tjerët nga ndjekja penale, jo veten -

Netanyahu rrëzon planin 15-pikësh të Trump për Gazën: Izraeli nuk tërhiqet pa çarmatosjen e Hamasit

August 9, 2026
Koman i Dinamos bëhet shitja më e shtrenjtë e një të riu në Shqipëri! Vetëm 19 vjeç, vlera 800 mijë euro

Koman i Dinamos bëhet shitja më e shtrenjtë e një të riu në Shqipëri! Vetëm 19 vjeç, vlera 800 mijë euro

August 9, 2026
Zbardhet përleshja në Burgun e Fierit, nga takimi për ‘kafe’ tek konflikti! Transferohen dy nga të dënuarit, pritet ndëshkimi dhe për gardianët

Zbardhet përleshja në Burgun e Fierit, nga takimi për ‘kafe’ tek konflikti! Transferohen dy nga të dënuarit, pritet ndëshkimi dhe për gardianët

August 9, 2026
Zjarri në Krujë, Lamallari: 300 policë në vijën e parë të betejës me flakët, shërbyen me kurajo. Rrezikohej jeta dhe prona e njerëzve

Zjarri në Krujë, Lamallari: 300 policë në vijën e parë të betejës me flakët, shërbyen me kurajo. Rrezikohej jeta dhe prona e njerëzve

August 9, 2026
Serbia do të lërë Kosovën pa ujë, Vuçiç kërcënon: Do ndryshojmë rrjedhën e Ibrit!

Serbia do të lërë Kosovën pa ujë, Vuçiç kërcënon: Do ndryshojmë rrjedhën e Ibrit!

August 9, 2026
Zjarret masive përfshijnë Kanadanë! Mijëra banorë evakuohen, shkrumbohen banesat

Zjarret masive përfshijnë Kanadanë! Mijëra banorë evakuohen, shkrumbohen banesat

August 9, 2026
Todd Blanche konfirmohet si prokurori i përgjithshëm i SHBA-së, votim i ngushtë në Senat

Todd Blanche konfirmohet si prokurori i përgjithshëm i SHBA-së, votim i ngushtë në Senat

August 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com