• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A mund të filmohet dhe fotografohet vdekja?

by Ermal Peçi
28/09/2025 13:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ermal Peçi 

Gjithçka nisi nga një foto që u bë virale. Dy personazhe të njohur të showbiz-it, Egli dhe Gjesti, përqafohen në një moment të thellë dhimbjeje, ndërsa turma përreth, me telefonat në dorë, filmon dhe fotografon. 

Ishte pamja më e qartë e një çmendurie kolektive. E një shoqërie që ka humbur ndjeshmërinë, turpin, dhe ka deformuar strukturën e vet sociale. 

Gjesti, këngëtar dhe fitues i një formati shumë të ndjekur si Big Brother VIP, qëndron i përkulur mbi varrin e vëllait të tij të vogël, humbur tragjikisht në një aksident. Sytë i ka të mbushur me lot, por gjen forcë për të qëndruar në këmbë, për t’u përqafuar me të dashurit. 

Por ajo çka e rrethon nuk është dhembje e përbashkët, por një mur telefonash të ngritur si armë ftohtë. Kamera ndezur. Regjistrime. Story. Foto për më vonë, për “arkivën” e rrjeteve. 

Dikur, vdekja ishte e shenjtë. Një moment që respektohej në heshtje, në përkulje, në dhembje të ndarë. 

Sot, edhe trishtimi ka nevojë për audiencë. Çdo ndjenjë dokumentohet. Çdo dhimbje shndërrohet në përmbajtje. 

Vdekja është kthyer në spektakël. Në vend të qetësisë kemi zoom dhe focus. Në vend të ngushëllimit, kemi xhirime. 

Po çfarë ndodhi me ne si shoqëri? 

Si përfunduam këtu, ku një varr bëhet sfond për një story? 

Ku sytë që dikur lotonin, tani fokusojnë? 

Ku respekti për një moment sakral zëvendësohet nga instinkti për të kapur një pamje, për ta bërë virale, për ta konsumuar si lajm? 

Kjo nuk është një çështje e momentit apo mungesë edukate nga disa të rinj. 

Kjo është pasqyra e një epoke që ka humbur busullën morale. 

Jetojmë në një kohë ku ndjenjat nuk përjetohen më, por dokumentohen. Dhimbja duhet të ekspozohet dhe humbja të transmetohet. 

Por në këtë garë për “përmbajtje”, kemi humbur një vlerë thelbësore: dinjitetin. 

Turma nuk ishte aty për të ndarë dhimbjen me Gjestin. Ishte aty për ta regjistruar atë. Për ta kapur, për ta shpërndarë. 

Në vend që ta ngushëllonin, e shënjestruan. Ironia më e madhe? Asnjë prej tyre nuk po shikonte me sy – shikonin vetëm përmes ekranit. Vetëm përmes objektivit. 

Vdekja nuk filmohet. Dhimbja nuk është performancë. Humbja nuk është spektakël. 

Sot më shumë se kurrë, kemi nevojë të rikthejmë njerëzoren në sjelljet tona. 

Të mësojmë të jemi të pranishëm, jo vetëm me kamera, por me zemër. Të kujtojmë se kur dikush qan, nuk duhet ta xhirojmë por të qëndrojmë pranë tij. Në heshtje. Me ndjeshmëri. Me shpirt. 

Gjesti, fatkeqësisht, nuk do ta harrojë kurrë këtë ditë, jo vetëm për dhimbjen që i solli jeta, por edhe për mungesën e njerëzores që e rrethoi. 

Por ajo që është edhe më trishtueshme është se as ne nuk duhet ta harrojmë – jo për hir të fotos, por për mësimin që ajo na jep: 

Ndoshta ka ardhur koha të ulim telefonin. Dhe të ngremë sytë. 

 

 

 

Next Post
Mjeku Shapo: Ja 2 nënvariantet e Covid që po qarkullojnë! Zbulohet ‘misteri’ çfarë ndodh kur konsumojnë 8 gota ujë në ditë

Mjeku Shapo: Ja 2 nënvariantet e Covid që po qarkullojnë! Zbulohet ‘misteri’ çfarë ndodh kur konsumojnë 8 gota ujë në ditë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të paraburgosurit tek 302-shi futen në grevë urie, bëjnë publike 8 kërkesat

447 të burgosur përfitojnë lirinë, ja kur kalon për diskutim në Kuvend amnistia penale

March 10, 2026
Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

March 10, 2026
Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit, mes tyre deputeti Xhafaj

Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit, mes tyre deputeti Xhafaj

March 10, 2026
Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

March 10, 2026
Analizë: Gjykata e Lartë drejt rishikimit të standardit për paraburgimin. Arsyetimi, proporcionaliteti dhe liria personale

Analizë: Gjykata e Lartë drejt rishikimit të standardit për paraburgimin. Arsyetimi, proporcionaliteti dhe liria personale

March 10, 2026
“Epsteini” ynë

Komplekset e PD dhe PS ndaj burgosjes të zyrtarëve dhe politikanëve, pa u gjykuar

March 10, 2026
PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

Kuvendi voton të enjten për imunitetin e Ballukut, zbardhet rendi i ditës i seancës plenare

March 10, 2026
Jo më burg gjatë procesit, avokati: Veprim i vonuar, por i shumëpritur! Kemi më shumë të paraburgosur se të dënuar

Jo më burg gjatë procesit, avokati: Veprim i vonuar, por i shumëpritur! Kemi më shumë të paraburgosur se të dënuar

March 10, 2026
Siguria ushqimore, AKU Gjobë dhe kallëzim penale për një subjekt në Shkodër

Siguria ushqimore, AKU Gjobë dhe kallëzim penale për një subjekt në Shkodër

March 10, 2026
“SPAK po helmohet nga brenda!”, avokati: Prokurori Ols Dado nuk e ka vendin në sistemin e drejtësisë

“Çdo vit u vidhen shqiptarëve 10 milionë euro”, avokati tregon shifrat: Si u privatizuan 4 hidrocentralet me ‘bekimin’ e Sali Berishës

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In