• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A mund të filmohet dhe fotografohet vdekja?

by Ermal Peçi
28/09/2025 13:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ermal Peçi 

Gjithçka nisi nga një foto që u bë virale. Dy personazhe të njohur të showbiz-it, Egli dhe Gjesti, përqafohen në një moment të thellë dhimbjeje, ndërsa turma përreth, me telefonat në dorë, filmon dhe fotografon. 

Ishte pamja më e qartë e një çmendurie kolektive. E një shoqërie që ka humbur ndjeshmërinë, turpin, dhe ka deformuar strukturën e vet sociale. 

Gjesti, këngëtar dhe fitues i një formati shumë të ndjekur si Big Brother VIP, qëndron i përkulur mbi varrin e vëllait të tij të vogël, humbur tragjikisht në një aksident. Sytë i ka të mbushur me lot, por gjen forcë për të qëndruar në këmbë, për t’u përqafuar me të dashurit. 

Por ajo çka e rrethon nuk është dhembje e përbashkët, por një mur telefonash të ngritur si armë ftohtë. Kamera ndezur. Regjistrime. Story. Foto për më vonë, për “arkivën” e rrjeteve. 

Dikur, vdekja ishte e shenjtë. Një moment që respektohej në heshtje, në përkulje, në dhembje të ndarë. 

Sot, edhe trishtimi ka nevojë për audiencë. Çdo ndjenjë dokumentohet. Çdo dhimbje shndërrohet në përmbajtje. 

Vdekja është kthyer në spektakël. Në vend të qetësisë kemi zoom dhe focus. Në vend të ngushëllimit, kemi xhirime. 

Po çfarë ndodhi me ne si shoqëri? 

Si përfunduam këtu, ku një varr bëhet sfond për një story? 

Ku sytë që dikur lotonin, tani fokusojnë? 

Ku respekti për një moment sakral zëvendësohet nga instinkti për të kapur një pamje, për ta bërë virale, për ta konsumuar si lajm? 

Kjo nuk është një çështje e momentit apo mungesë edukate nga disa të rinj. 

Kjo është pasqyra e një epoke që ka humbur busullën morale. 

Jetojmë në një kohë ku ndjenjat nuk përjetohen më, por dokumentohen. Dhimbja duhet të ekspozohet dhe humbja të transmetohet. 

Por në këtë garë për “përmbajtje”, kemi humbur një vlerë thelbësore: dinjitetin. 

Turma nuk ishte aty për të ndarë dhimbjen me Gjestin. Ishte aty për ta regjistruar atë. Për ta kapur, për ta shpërndarë. 

Në vend që ta ngushëllonin, e shënjestruan. Ironia më e madhe? Asnjë prej tyre nuk po shikonte me sy – shikonin vetëm përmes ekranit. Vetëm përmes objektivit. 

Vdekja nuk filmohet. Dhimbja nuk është performancë. Humbja nuk është spektakël. 

Sot më shumë se kurrë, kemi nevojë të rikthejmë njerëzoren në sjelljet tona. 

Të mësojmë të jemi të pranishëm, jo vetëm me kamera, por me zemër. Të kujtojmë se kur dikush qan, nuk duhet ta xhirojmë por të qëndrojmë pranë tij. Në heshtje. Me ndjeshmëri. Me shpirt. 

Gjesti, fatkeqësisht, nuk do ta harrojë kurrë këtë ditë, jo vetëm për dhimbjen që i solli jeta, por edhe për mungesën e njerëzores që e rrethoi. 

Por ajo që është edhe më trishtueshme është se as ne nuk duhet ta harrojmë – jo për hir të fotos, por për mësimin që ajo na jep: 

Ndoshta ka ardhur koha të ulim telefonin. Dhe të ngremë sytë. 

 

 

 

Next Post
Mjeku Shapo: Ja 2 nënvariantet e Covid që po qarkullojnë! Zbulohet ‘misteri’ çfarë ndodh kur konsumojnë 8 gota ujë në ditë

Mjeku Shapo: Ja 2 nënvariantet e Covid që po qarkullojnë! Zbulohet ‘misteri’ çfarë ndodh kur konsumojnë 8 gota ujë në ditë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

DEBATI/ Pasuritë e sekuestruara, deputeti i PD: I përdorin ish-pronarët përmes skemave! Kreu i AAPK, Xhaja: Nuk më rezulton!

DEBATI/ Pasuritë e sekuestruara, deputeti i PD: I përdorin ish-pronarët përmes skemave! Kreu i AAPK, Xhaja: Nuk më rezulton!

September 14, 2026
“Mos të lejojmë provokimet”- Ministri gjerman i Mbrojtjes: Sulmi me dron në tren është përshkallëzim i llogaritur nga Putini!

“Mos të lejojmë provokimet”- Ministri gjerman i Mbrojtjes: Sulmi me dron në tren është përshkallëzim i llogaritur nga Putini!

September 14, 2026
“Tani në Fier demokrat jam edhe unë, krah Gaz Bardhit”- Gjergj Luca ironizon Berishën: Nuk hoqe dore nga intrigat bolshevike! (VIDEO)

“Tani në Fier demokrat jam edhe unë, krah Gaz Bardhit”- Gjergj Luca ironizon Berishën: Nuk hoqe dore nga intrigat bolshevike! (VIDEO)

September 14, 2026
Këngëtarja Genta Ismajli humb njeriun e shtrenjtë të familjes, dedikimi prekës: Iku një pjesë e shpirtit tim!

Këngëtarja Genta Ismajli humb njeriun e shtrenjtë të familjes, dedikimi prekës: Iku një pjesë e shpirtit tim!

September 14, 2026
Rolando Maran rrëfen anën personale, tekniku i kombëtares flet edhe për jetën e re si “shqiptar”: Ndihem si në shtëpi!

Rolando Maran rrëfen anën personale, tekniku i kombëtares flet edhe për jetën e re si “shqiptar”: Ndihem si në shtëpi!

September 14, 2026
Euro bie në nivelin më të ulët historik në Shqipëri

Bie sërish Euro, prek minimumin e ri historik

September 14, 2026
Tregjet në kaos, Inteligjenca Artificiale dhe nafta godasin bursat globale! Pse situata është shqetësuese për Europën?

Tregjet në kaos, Inteligjenca Artificiale dhe nafta godasin bursat globale! Pse situata është shqetësuese për Europën?

September 14, 2026
Tabaku: Mungesa e transparencës dhe konkurrencës po dëmton rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Tabaku: Mungesa e transparencës dhe konkurrencës po dëmton rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

September 14, 2026
Goditi me grusht qytetarin gjatë tubimit, kryepolici Hita pezullon efektivin e “Shqiponjave”, nis edhe hetimi!

Goditi me grusht qytetarin gjatë tubimit, kryepolici Hita pezullon efektivin e “Shqiponjave”, nis edhe hetimi!

September 14, 2026
“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Hetimet janë mbyllur prej një viti”- Plarent Ndreca: S’ka asnjë arsye që Veliaj të mbahet në paraburgim, gjykatat e tre shkallëve nuk treguan kujdesin e duhur

September 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com