• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A mund ta zgjidhi Paradoksi i Wollheim problemin e PD-së?!

by Ben Andoni
15/12/2023 09:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ben Andoni

Qysh në krye të herës, duhet të nisim një arsyetim se PD-ja e sotme është në gjendjen më paradoksale, që ka qenë ndonjë parti në historinë politike shqiptare. Është Partia Demokratike (Legale) me z. Basha në krye, e cila i kryen funksionet shumë e rrudhur, pasi tashmë nuk ka më seli dhe e ndjekin pak deputetë, të cilët mbajnë peshën e vendimit të kryetarit për vendimin ndaj z. Berisha. Grupi i dytë, që ka më shumë anëtarë në dukje por edhe në Parlament, lidhet me PD-në (Rithemelimin), ende e palegalizuar dhe në andralla me Drejtësinë. E drejton Berisha dhe është rivotëbesuar pak ditë më parë gati unanimisht nga anëtarët e vet. Grupi i tretë, PD-ja (Likuide) e shkëputur nga Grupi Basha, kur ky rierdhi në pushtet, drejtohet nga Bardhi, që mban dhe tagrin e kryetarit të Grupit Parlamentar. Ata bashkohen në parlament dhe janë protagonist me PD (Rithemelimin), por nuk ‘i binden’ organizimit të brendshëm të tij dhe, Grupi i Katërt është PD-ja (Soditësit) ose indiferentët që qeshin dhe nuk reagojnë. Me pak fjalë, PD-ja (e bashkuar hipotetike) ka të ndarë selinë, ekuipazhin e deputetëve, betejën parlamentare, por…’i bashkon’ qëllimi: Mposhtja e kryeministrit dhe kryetarit të PS-së, Rama. Vetëm kjo. Më saktë, mund të thuhej se kjo parti e ka të vështirë misionin, pasi vetë nuk di se çfarë do dhe këtë e konstaton në takimet me ta; filozofinë shterpë mbushur me sofizma; mbi të gjitha kaotizmin dhe spontanitetin si edhe dorëzimin tek binomi: Basha&Berisha.

Është kaq paradoksale kjo situatë, saqë nga PS-ja jo vetëm nuk e fshehin kënaqësinë, por gati i urojnë me shpirt: Vazhdoni kështu dhe ju’a shtofshin inatin!!! Një paradoks më vetë, pasi ata nuk konsiderojnë asnjë problematikë ndër vete. Po demokratët e thjeshtë? Po opozita në vendin tonë? Tashmë nuk ka më pothuaj asnjë fuqi: publik, parlament, ide dhe mbi të gjitha shpresë. Dhe, këto i pohojmë për fatin e keq nga vetë aksioni i tyre që pret Godonë.

Ka një koncept paradoksi, që mund ta zhbënte këtë gjendje, nëse të katër palët e PD-së do të vendosnin një çast që të ishin të kthjellëta dhe të bënin një hap prapa. As duke mallkuar, as duke bërë protagonizmin fals, as duke u shtirur dhe, mbi të gjitha as duke qeshur e bejtezuar, siç bën një pjesë e njerëzve të parlamentit tonë. Koncepti në filozofinë politike quhet Paradoksi i Wollheim dhe ka ardhur nga një njeri që më së shumti ka qenë i angazhuar me art, por prej këtij zbulimi termi në filozofinë politike, tashmë ka mbetur më i njohur aty. Paradoksi u formulua në vitin 1962 nga filozofi britanik Richard Wollheim në një artikull, që ai e titulloi: “Një paradoks në teorinë e demokracisë”. Paradoksi i Wollheim është një problem në filozofinë politike që na  tregon një kontradiktë të dukshme me të cilën përballemi me konceptin e demokracisë. Paradoksi i Wollheim nënvizon faktin se një person mund t’i mbrojë njëkohësisht në të njëjtën kohë dy opsione politike konfliktuale (Po i emërtojmë A dhe B), por, kuptohet se kushti kryesor është që personi të besojë se vendimet demokratike duhet të zbatohen me çdo kusht. Ky nuk është rasti i PD-së. Me aq humbje dhe me të njëjtit njerëz, ky koncept nuk llogarit.

Por, të kthehemi më konkretisht, qytetari voton forcën dhe kandidatin e tij të preferuar (A), që ai mendon se është më afër koncepteve të tij demokratike, por kur dalin rezultatet, fitorja i takon kandidatit B, që nuk është preferencë e tij, por është e qytetarëve të tjerë. Në këtë rast votuesi bindet që të dy propozimet A dhe B duhet të zbatohen, gjë që është një kontradiktë e vërtetë.

Vetë Wollheim për t’i dhënë zgjidhje iu bind një logjike tjetër duke propozuar dy udhë refuzimi për të zgjidhur paradoksin: E para, se nuk kanë rëndësi preferencat për zgjidhjen e votuesit te A ose B, pasi ato janë ekuivalente me “çfarë rezultati jep makina”, që do të thotë se personi në fjalë jep pëlqimin e tij për vetë makinën demokratike (lexo: kutinë demokratike). Zgjidhja e dytë që Wollheim refuzon është se personi nuk preferon vërtet B apo A, por e konsideron më të mençur ose taktikisht të zgjuar të pranojë rezultatin e makinës\kutisë (Weiss, 1973).

Po atëherë kur refuzon si mund t’i japësh një ide këtij paradoksi? Wollheim ndërton një analizë në të cilën paradoksi mund të mos lindë fare. Ai ndërtoi shkallën e dy cilësive të parimeve morale, “direkte” ose “të zhdrejta”: “Parimet direkte të moralit të veprimeve, politikave, motiveve të aktivitetit tonë, etj., ku këto zgjidhen ose përcaktohen me anë të disa shprehjeve të përgjithshme përshkruese, p.sh., vrasja, zilia, dashamirësia, kontrolli i lindjeve, të thënët e gënjeshtrave, etj. Parimet e zhdrejta, në të kundërt, i referohet moralit të veprimeve, politikave, motiveve, etj., kur këto veprime, politika, motive, etj., nuk zgjidhen duke iu referuar ndonjë cilësie të përbashkët të karakteristikave që ato kanë, por identifikohen me anë të një krediti artificial, e dhënë ndaj tyre ose si rezultat i një akti vullneti të një individi ose si pasojë e veprimeve të grupimit të ndonjë institucioni, shprehet Weis tek “Wollheim’s Paradox: Survey and Solution”.

Dhe, kthehemi në rastin e PD-së, ndarë në katër pjesë?! Nëse mund të ketë pak pragmatizëm, që të vlerësojë e të ngrihet mbi dy parimet e vlerave morale: “Direkte” dhe “e zhdrejtë”, zgjidhja është aty, mes vetë këtij formacioni. Kuptohet, jo me të njëjtit njerëz, që drejtojnë e që bien në rrjetën e fortë dhe të ashpër të parimeve të vlerave morale, që një parti si PD-ja mund t’i përcaktojë fare hapur, falë profesionalizmit të një grupi njerëzish, të gjithë profesioneve në radhët e saj, që po humbasin kaq shumë kohë me sofizma dhe me një përballje në parlament, që po i çon për legjislaturën e dytë me rradhë jashtë logjike. Basha megjithë besimin te njerëzit e tij dhe vetëbesimin e pashembullt, gati donkishotesk e ka të pamundur të ndryshojë, me çfarëdo garancie të marrë brenda\jashtë; Berisha e ka mbyllur misionin e tij politik dhe funksionon si personazh historik, që merr tipare politike, falë inercisë së mitit publik. Për Grupimin e Bardhit dhe pakicën tjetër mbetet vetëm mbijetesa dhe përshtatja, por jo kontributi, pasi ata janë pjesë e këtij kaosi. Gërshetimi i dy parimeve të lartpërmendura mund të jetë një udhë, tashmë që ka mbetur një vit e gjysmë nga zgjedhjet e ardhshme. Një Asamble përbashkimi, me njerëz të rinj, ngritur mbi paradoksin e Wollheim, mund ta ringrinte PD-në, jo thjesht kundër Ramës, por për Shqipërinë e vërtetë…për të cilën, politikanët e sotëm, të gjithë krahëve, i janë shumë borxhli. Nuk është vonë, porse ka mbetur fare pak tmerrësisht kohë për ndryshim. Poeti Tomas S. Eliot e tha shumë më përmbledhtas “Çdo përvojë është një paradoks në atë që do të thotë të jesh absolut dhe, megjithatë mbetet relative; në atë që në njëfarë mënyre shkon përtej vetvetes dhe megjithatë nuk i shpëton kurrë vetvetes”. Mos hezitoni më! Zgjidhjen e keni para syve! Kuptohet nëse do të zgjoheni ndonjëherë nga letargjia e “ëmbël” e humbjes. (Homo Albanicus)

 

 

 

Next Post
Erdogan thirrje Bidenit: Përgjegjësi e SHBA të sigurojë armëpushim, ndaleni ndihmën për Izraelin

Erdogan thirrje Bidenit: Përgjegjësi e SHBA të sigurojë armëpushim, ndaleni ndihmën për Izraelin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nuk paraqitej në punë, Hita shkarkon nga detyra të besuarin e Prodës, Ulian Shpataraku

Nuk paraqitej në punë, Hita shkarkon nga detyra të besuarin e Prodës, Ulian Shpataraku

May 20, 2026
VIDEO/ Aktivistët e Flotiljas lidhen të gjunjëzuar nga forcat izraelite, ministri izraelit tallet me protestuesit, indinjatë në Perëndim

VIDEO/ Aktivistët e Flotiljas lidhen të gjunjëzuar nga forcat izraelite, ministri izraelit tallet me protestuesit, indinjatë në Perëndim

May 20, 2026
“Rama-Berisha, dakordësi për ndryshimin e Kushtetutës, duan të mbrojnë interesat e tyre”

Alibeaj: Fundi i Berishës do të jetë fundi i PD! Me Salianji nuk bashkohem, pasi tradhtoi qëndrimin tonë

May 20, 2026
“Aktivisti shqiptar ndodhet në Izrael”, reagon MEPJ: Po punohet për kthimin e Baki Goxhajt në atdhe

“Aktivisti shqiptar ndodhet në Izrael”, reagon MEPJ: Po punohet për kthimin e Baki Goxhajt në atdhe

May 20, 2026
Nominimi i Eric Wendt , ish-ambasadori Çejku: Kur SPAK përmendet në Senat do të thotë se SHBA kanë vëmendje të madhe

Nominimi i Eric Wendt , ish-ambasadori Çejku: Kur SPAK përmendet në Senat do të thotë se SHBA kanë vëmendje të madhe

May 20, 2026
Përplasjet mes kompanive, Behgjet Pacolli tërhiqet nga Aeroporti i Vlorës: Le ta marrin, nuk dua të luftoj me shtetin

Përplasjet mes kompanive, Behgjet Pacolli tërhiqet nga Aeroporti i Vlorës: Le ta marrin, nuk dua të luftoj me shtetin

May 20, 2026
Zogaj për ambasadorin e ri të SHBA: Gjenerali Wendt do lërë gjurmë më shumë se kushdo, mbështetje e fortë për SPAK

Zogaj për ambasadorin e ri të SHBA: Gjenerali Wendt do lërë gjurmë më shumë se kushdo, mbështetje e fortë për SPAK

May 20, 2026
Ambasadori i ri i SHBA, Vangjeli: Wendt, si një kostum i prerë dhe i qepur me porosi për nevojat që ka Shqipëria

Ambasadori i ri i SHBA, Vangjeli: Wendt, si një kostum i prerë dhe i qepur me porosi për nevojat që ka Shqipëria

May 20, 2026
Ilir Meta flet për letrën që trazoi politikën: Ja çfarë i kërkova kreut të SPAK-ut Klodian Braho

Ilir Meta flet për letrën që trazoi politikën: Ja çfarë i kërkova kreut të SPAK-ut Klodian Braho

May 20, 2026
KLGJ njofton vakanca për gjyqtarët e vettingut, Alma Faskaj emërohet komisionere e Avokatit të Popullit

KLGJ njofton vakanca për gjyqtarët e vettingut, Alma Faskaj emërohet komisionere e Avokatit të Popullit

May 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In