• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A më mirë një kryetar ‘të keq’, apo të mos kemi fare PD?!

by Frrok Çupi
03/08/2023 09:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Frrok Çupi

Në PD-në zyrtare u zhvilluan zgjedhjet për kryetar dhe sikurse pritej u rikonfirmua Lulzim Basha, për të katërtën herë radhazi. Në tre raste është zgjedhur kryetar me ndikimin e dukshëm të Berishës, ndërsa në rastin e fundit me kundërshtar të dukshëm Berishën, por larg partisë. A është ky një “fillim i ri” për PD-në? Kujtojmë që Basha në daljen e parë publike përsëriti sërish fjalët: “Beteja tani fillon”…

Nuk mund të them se ky është një ‘fillim i ri për PD’. Partitë janë si lumenjtë, kanë vetëm një fillim. Ujërat që vijnë në lumenj nuk mund t’i quash as ‘ujëra të rinj, as ujëra të vjetër’. Kush do të ishte i zoti të thotë se uji që prek me dorë sot në lumë nuk është ai që preku dje po në këtë lumë?!

Mirë po e them këtë krahasim të Partisë me lumin. Lumi si edhe partitë, sjellin edhe ujë të pastër, edhe ujëra të pistë, sjellin turbullira, mbysin njerëz, shembin ura, grabisin tokat dhe të mbjellat e fshatarëve… Këtë gjë ka bërë ‘lumi’ PD që ditën kur lindi. Ka shkatërruar ekonominë e vendit dhe ekonominë e individit, ka mbjellë përçarje, ka prerë urat e vlerës dhe të harmonisë kombëtare, ka vrarë shumë njerëz me urdhër shtetëror, ka fundosur pronën e qytetarëve shqiptarë… Nuk ka më zi se kaq. Kurrkush nuk do me ia pa më sytë kësaj partie… Megjithatë ja ku është, si ‘lumi’ në punë të vet. Kjo që ndodhi nuk është ‘fillim i ri’. Fillim i ri, deri më sot, quhet fillimi i Lulzim Bashës si kryetar i PD. Ky nuk ka qenë kurrë kryetar i PD, kryetar i PD ka qenë Sali Berisha i maskuar herë si Lul Basha, herë si Tritan Shehu, herë si Eduard Selami, e herë si Azem Hajdari. Kësaj here Lulzim Basha u zgjodh kryetar i PD, e para herë. Këta që shqetësohen ‘pse Luli’, në fakt shqetësimin e kanë te ‘uji i pistë i lumit’ që është PD. A do të mundet, vallë Lul Basha të pastrojë lumin? Kjo është puna.

Me ardhjen e Bashës në krye të PD-së zyrtare kanë dalë edhe shumë zëra kundër, përfshi sekretarin e Përgjithshëm të PD-së Gazmend Bardhi dhe disa deputetë të tjerë që dikur mbështetën Bashën përballë Berishës, por nuk pranojnë rikthimin e tij në kushtet aktuale të opozitës. Kush është partia (njerëzit) që drejton Basha?

Këta që përmendët, ‘Bardhi e disa të tjerë’, këta e kanë mbështetur Bashën duke pasur në fytyrë një maskë. Këta nuk kanë mbështetur kurrë Perëndimin, as Amerikën as BE. Këta thjesht bënin sikur, sepse në fakt janë ‘Berishë të vegjël’. Këta e urrejnë orientimin pro- Perëndimor të vendit. Këta janë politikanë të mbrapsht ndaj interesave të vendit. Nuk ka kuptim ‘rikthimi’. Basha është me fat që këta i hoqën maskat dhe ikën vetë. Sigurisht që këta janë kundër, aq sa edhe Saliu është kundër dhe po shikon fundin e vet. Sigurisht që edhe Basha është kryetar me defekte. Por punët erdhën në pikën që vetëm duke vënë në krye Bashën, mund të kemi PD, të vogël aq sa mbetet, por PD. Atëherë le të gjykojmë: A më mirë të kemi një kryetar ‘të keq’, apo të mos kemi fare PD?! Cilët do të jenë njerëzit që do të bëjnë PD-në?, pyesni… Njerëz të rinj, sigurisht, ndryshe prapë nuk do të ketë PD. PD- në që ishte e mori me vete Saliu, kushedi se ku ndalon; tani nuk ndodhet më në hemisferën tonë politik.

Ka artikulime jo të pakta që mendojnë se në muajt në vijim, për shkak të disa konjukturave politike, ndërkombëtare, por edhe të funksionimit të drejtësisë, Rama dhe Basha mund të shkojnë në një bashkëqeverisje, qoftë edhe në një periudhë tranzitore. Nëse kjo ndodh, në kushtet që Berisha dhe Meta nuk kanë forcë elektorale dhe mbi të gjitha mbështetje ndërkombëtare, kjo është “fitore” e Bashës dhe “humbje” e Ramës, apo anasjelltas?

Nuk besoj se mund të arsyetojmë me ‘nëse’. Në horizont nuk ka asnjë provë për këtë që pyesni. Ndërkohë nuk ka as edhe një mundësi. E para, pse PD ende është një krijesë në inkubator, kur u bë PD për të kërkuar pushtet?! Ndërkohë nuk ka vend arsyetimi ‘qeverisje e përbashkët’. Cili me cilin? Maxhoranca nuk ka asnjë nevojë që të bashkëpunojë me dikë tjetër. Maxhoranca i ka të gjitha aftësitë dhe numrat që të qeverisë pa asnjë shqetësim… Ka 75 deputetë në Parlament, nga 71 që mjaftojnë. Pse u dashka PD në këtë mes? Apo për të për të përzierë kazanin e turbullirave si në vitin 1996, 97, 98, 2008, 2011…? S’mund të jemi popull me fat kaq të zi…

Gjithashtu një mundësi tjetër është që Rama të provokojë vetë zgjedhje të parakohshme, duke e argumentuar këtë nismë me “votëbesim në popull”, për shkak të shpërthimit të disa skandaleve dhe aferave korruptive të shtrira si në kupolën qeverisëse ashtu edhe pushtetin lokal. Nëse Rama shkon në zgjedhje të parakohshme, me kushtet në të cilën gjendet opozita, a jemi para një “betonizimi” edhe më të madh të pushtetit të Ramës?

Politika ka në themel strategjinë në shërbim të vendit, në radhë të parë. Taktikat e vogla, si ‘tani që jam mirë po bëj zgjedhje që të fitoj’, janë mistrecllëku që mendojnë njerëzit si të jenë ‘filozofë’. Maxhoranca ka nëpër duar punë të mëdha për vendin, duke nisur që nga turizmi e investimet e mëdha, deri te procesi për anëtarësim në Europë… Si të arsyetojmë? Që Edi Ramës i shkrepi në kokë të thotë: ‘Daleni bre burra e gra të Shqipërisë… Daleni pak nja 6 muaj se dua të bëj zgjedhje!’. A kështu fantazojnë të paduruarit për të parë marrëzira politike?

Next Post
“Kisha të dëgjojë klithmën e tyre”, Papa takon viktimat e abuzimit seksual nga klerikët në Portugali

“Kisha të dëgjojë klithmën e tyre”, Papa takon viktimat e abuzimit seksual nga klerikët në Portugali

Comments 2

  1. Ndu Frroki says:
    2 years ago

    Më mirë djepi bosh, se sa shejtani (kukudhi, luvgati, gogoli, qoftëlargu apo prite zot rrezikun) brënda…..
    Si thu or Froka Qup ?

    Reply
  2. PRoShi says:
    2 years ago

    Jam me ty Frrok. Analizë Perfekt.
    Të përshëndes.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestimi i Maduros, Berisha: Rama të japë dorëheqjen, qytetarët po presin me padurim t’i japin ndëshkimin që meriton

Berisha vijon akuzat: U përmbytën banesa dhe morali i kalbur i kësaj qeverie

January 15, 2026
E burgosura nga Tropoja ndërron jetë në QSUT/ Vuante nga probleme të rënda shëndetësore (EMRI)  

Gripi po shoqërohet me ndërlikime të rënda! Raste të shtuara në urgjencë dhe shtrime të sëmurëve kronikë

January 15, 2026
Shkëlqim Hajdari jep dorëheqjen si Kryeinspektor i Përgjithshëm: Bac u kry!

Shkëlqim Hajdari jep dorëheqjen si Kryeinspektor i Përgjithshëm: Bac u kry!

January 15, 2026
Spiropali në Kiev: Shqipëria, krah Ukrainës në rrugën drejt një paqeje të drejtë

Spiropali në Kiev: Shqipëria, krah Ukrainës në rrugën drejt një paqeje të drejtë

January 15, 2026
Nga Lulzim Berisha tek Astrit Avdyli, kush janë të burgosurit VIP që u transferuan në Peqin dhe Fier

Nga Lulzim Berisha tek Astrit Avdyli, kush janë të burgosurit VIP që u transferuan në Peqin dhe Fier

January 15, 2026
Masakra e Reçakut, Osmani: Dëshmi e qëllimit shfarosës të Serbisë ndaj Kosovës

Masakra e Reçakut, Osmani: Dëshmi e qëllimit shfarosës të Serbisë ndaj Kosovës

January 15, 2026
Vrasja makabre e Martin Çeços, Apeli i Tiranës liron nga burgu tre të dyshuarit

Vrasja makabre e Martin Çeços, Apeli i Tiranës liron nga burgu tre të dyshuarit

January 15, 2026
Sala nga Fieri: Nisim proces të thellë riformatimi të sistemit spitalor në gjithë vendin

Sala nga Fieri: Nisim proces të thellë riformatimi të sistemit spitalor në gjithë vendin

January 15, 2026
Ish-këshilltari i Trump flet për dialogun Kosovë-Serbi: Shkëmbimi i kufijve po përkrahej edhe nga zyrtarë evropianë

Lufta kundër drogës në Ballkan, Bolton: SHBA duhet të krijojë aleancë me qeveritë, jo t’i bashkojë me trafikantët

January 15, 2026
“Bëri Piramidat, Gërdecin e 21 Janarin…”/ Yzeiri: Berisha mban peng PD për interesat e tij

Përmbytja me llumin e gënjeshtrave dhe e vërteta jetime

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In