• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A ka një objektiv reforma territoriale?

by Mero Baze
18/06/2022 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Komisioni i Reformës Territoriale, i cili është mbledhur formalisht, ngjan se është një formalitet pa një objektiv të qarte. I vetmi objektiv i munguar politik i tij, ka qenë mospërfshirja e Partisë Demokratike në vitin 2015 në Komision, për shkak të vendimit të saj për bojkot.

Tani në vend të PD janë tre opozita të tjera, të cilat kanë në radhë të parë objektiva kundër njëra- tjetrës, pastaj kundër Reformës Territoriale.

Debati mbi reformën territoriale, ka nevojë të ketë një objektiv të qartë. Objektivi nuk duhet të jetë rritja e bashkive, zvogëlimi i tyre apo mbajtja e gjendjes ekzistuese, por dicka më e rëndësishme, që e bën reformën afatgjatë. Dhe ajo që e bën reformën afatgjatë është efiçenca ekonomike e bashkive, dhe vetëqeverisja e tyre.

Shtatë vjet pas reformës territoriale në kemi nevojë për një analizë realiste të funksionimit të bashkive.

Takimi i kryeministrit me kryebashkiakët tri ditë më parë, kishte në fokus pikërisht mbijetesën ekonomike të bashkive. Kryeministri ka sulmuar ashpër disa bashki që nuk po mbijetojnë dot ekonomikisht, duke kërcënuar se qeveria mund të marrë nën kontroll administrimin e tyre si bashki të falimentuara.

Natyrisht këtu mund të ketë rol dhe performanca e kryetarëve, por në tërësinë e faktorëve që e bëjnë efeçiente një bashki, efiçenca ekonomike është e para.

Që një territor bashkie të jetë efiçent, ai ka nevojë të ketë burime të balancuara për zhvillimin ekonomik ku hyjnë pasuritë natyrore, potenciali turistik, klima e biznesit etj. Pas shtatë vitesh ne mund t’i masim këto parametra.

Shumica e bashkive të vogla të Shqipërisë janë mësuar që të quhen të suksesshme kur marrin investime nga qeveria.

Të njëjtët kryebashkiakë që harxhojnë energji pafund për një fond nga qeveria për investime, dhe për tenderin e tyre janë arrogantë dhe gjobaxhinj kur në territor të tyre ofrohen biznesmenë që duan të investojnë, duke u shpikur një mijë pengesa oruelliane, nga ato që nuk ka fantazi asnjë shkrimtar t’i imagjinojë.

Në konceptin e tyre kryabashkiakët e periferive të Shqipërisë ngjanë më tepër si gjahtar fondsh nga qeveria dhe gjobaxhinj biznesmenësh.

Nga ana tjetër, që ne të masim efiçencën e zhvillimit të një rajoni, duhet doemos të decentralizojmë kompetencat financiare të bashkive.

Shqipëria nuk do të ketë kurrë bashki mbijetuese, nëse qeveria qendrore nuk heq dore nga mbledhja e të ardhurave të tyre dhe nga kompetenca të tjera lokale që i ka uzurpuar përmes ministrive.

Madje dhe iniciativa e fundit e centralizmit të ujësjellësve, ku në shumë bashki ato janë efeçientë, është shenjë e kësaj prirje të qeverisë.

Për fat të keq nuk është mirë ta themi, por pushteti lokal me më shumë kompetenca në historinë e Shqipërisë ka qenë pushteti lokal komunist, ku Komiteti Ekzekutiv ishte zot i rrethit të vet. Ai kishte kompetenca të plota mbi çdo fushë të zhvillimit të rrethit.

Bashkitë e sotme janë thjesht njësi prokuruese që presin tendera nga qeveria dhe ndonjë biznes që çmendet të investojë, ato ta rrjepin.

Nuk kanë asnjë punë tjetër për të bërë.

Ndaj reforma territoriale, që të jetë serioze dhe shpëtim për Shqipërinë, duhet të shihet si një reformë decentralizuese dhe vet-administruese, dhe jo një truk elektoral, ku tre opozitat duan sa më shumë bashki që të mos duken humbëse, dhe qeveria do sa më pak bashki të duket triumfuese.

Kjo nuk është ndarje territorial, por elektorale. Ndarja territoriale duhet të ketë objektiv vetëqeverisjen lokale. Nëse nuk e bëni dot, mos e prekni fare. Lërini në fatin e tyre të vdesin pak nga pak, siç po vdesin.

Next Post
VIDEO/ Beteja e ashpër për Severodonetsk-un, trupat ukrainase hedhin në erë tankun rus me armët e dhuruara nga SHBA

VIDEO/ Beteja e ashpër për Severodonetsk-un, trupat ukrainase hedhin në erë tankun rus me armët e dhuruara nga SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kosovë, KQZ shpall rezultatet përfundimtare – Nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

Kosovë, KQZ shpall rezultatet përfundimtare – Nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

January 31, 2026
Pasuria e familjes iu sekuestrua/ Kush është ‘dentisti’, shqiptari që u dënua me 22 vite burg në SHBA për mbështetje të ISIS. Mashtrimi me…

Pasuria e familjes iu sekuestrua/ Kush është ‘dentisti’, shqiptari që u dënua me 22 vite burg në SHBA për mbështetje të ISIS. Mashtrimi me…

January 31, 2026
“Shigjeton” Salianjin, Paloka: Burg kam bërë edhe unë, por s’e përdor si “flamur”

“Shigjeton” Salianjin, Paloka: Burg kam bërë edhe unë, por s’e përdor si “flamur”

January 31, 2026
21 Janari, Artan Hoxha: Kaseta origjinale në SPAK, drejtësia s’duhet të ketë justifikime

21 Janari, Artan Hoxha: Kaseta origjinale në SPAK, drejtësia s’duhet të ketë justifikime

January 31, 2026
Përcillet për në banesën e fundit vajza e futbollistit të KF Tiranës/ Tragjedia që ‘bashkoi’ Shqipërinë me Kosta Rikën

Përcillet për në banesën e fundit vajza e futbollistit të KF Tiranës/ Tragjedia që ‘bashkoi’ Shqipërinë me Kosta Rikën

January 31, 2026
Krujë/ Vrau me çekiç në kokë një person pas një konflikti, arrestohet 28-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorët

Tregtonte droga të forta dhe përplasi makinën e policisë në përpjekje për t’u larguar/ Arrestohet 45-vjeçari në Durrës

January 31, 2026
Londër, përplasën për vdekje 89-vjeçarin/ Të rinjtë shqiptarë pranojnë fajësinë, priten të dalin para drejtësisë

Londër, përplasën për vdekje 89-vjeçarin/ Të rinjtë shqiptarë pranojnë fajësinë, priten të dalin para drejtësisë

January 31, 2026
Rama me Trump, Berisha poshtërohet në Strasburg e drama në PD

Berisha nuk u tregua dinjitoz për Shqipërinë

January 31, 2026
Tabaku: Rënia e euros po varfëron shqiptarët dhe po shkatërron prodhimin vendas

Tabaku: Rënia e euros po varfëron shqiptarët dhe po shkatërron prodhimin vendas

January 31, 2026
I dënuar në SHBA për terrorizëm, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të një shtetasi (EMRI)

I dënuar në SHBA për terrorizëm, Prokuroria kërkon konfiskimin e pasurive të një shtetasi (EMRI)

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In