• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A ka legjitimitet “opozita e re” në Kuvend?!

by Alfred Peza
06/03/2019 21:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alfred Peza

Sapo katër deputetët e parë të rinj, bënë betimin dhe zunë vendet e tyre në sallën e Kuvendit të Shqipërisë, PD dhe LSI, aleatët dhe mediat rrotull tyre, nisën një “cunam” të ri virtual ndaj shprehjes së Kryeministrit nga foltorja, kur i cilësoi ata si “opozita e re”. Debati që nisi menjëherë ishte nëse të rinjtë që po futen në Kuvend, janë apo nuk janë opozita e re, e vërtetë, reale dhe legjitime? Apo ata nuk përfaqësojnë gjë tjetër veçse një opozitë të shpikur nga hiçi. Të emëruar. Opozitën e gabuar. Të pavërtetë. Të imponuar dhe fasadë?

Për të qenë të vërtetë deri në fund, ejani të gjithë dhe tja vendosim emrin si të doni ju. Madje jo vetëm kaq sa është thënë deri tani, por le të shpikim edhe terma të tjerë po deshët. Deri tek “kriptopozita”, “gjasme opozita”, “sikur opozita”, “ndoshta opozita”, “fake opozita”, etj, etj. Por përpara se ti themi të gjitha këto, le të kemi qoftë edhe një herë të vetme vullnetin që tia vejmë diçkaje emrin ashtu siç ajo e ka në të vërtetë, në të gjithë këtë histori. E vërteta e thejshtë, e qartë, e pastër, e troçtë është një dhe vetëm një: Këtë “opozitë të re” që po i zë vendin atyre që dorëzuan mandatet, për të protestuar me sytë gjithë nostalgji nga ajo sallë, nuk ua solli as Partia Socialiste, as qeveria e saj dhe as Edi Rama.

Nëse do të donte që ta vazhdonte e ta thellonte ironinë e tij, Kryeministri këtë radhë kishte gjithë të drejtën e Zoti për ta bërë këtë. Madje mund të shkonte deri atje, nëse do të ishte në një rrethanë tjetër, sa të thonte madje më gojën plot se: “Opozitën e re”, nuk ua solla unë, atë e gjeta në mes tuaj!”

Sepse jo vetëm ata 4 deputetë të rinj që janë ulur deri tani në atë sallë, por edhe të gjithë kandidatët e tjerë që kanë nisur procedurën e pranimit të mandatit, apo janë në pritje të njoftimit nga KQZ për ta nisur atë, janë pjesë e listave zyrtare të opozitës sonë. Ata janë përzgjedhur, seleksionuar, kanë punuar dhe kontribuar politikisht dhe elektoralisht për të qenë në ato lista.

Ndaj, të gjithë emrat e tyre, janë dorëzuar me dorën dhe me firmën e Kryetarëve të Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe të të gjitha partive të tyre të tjera aleate në KQZ, plot dy vjet më parë. Ndaj, çudia më e madhe në gjithë këtë histori, është se përse sot, të gjitha ata bëjnë sikur sapo kanë mbërritur nga një planet tjetër, dhe krejt papritur, dikush u la një listë me emra të panjohur në dorë!

 

Secili prej atyre emrave në ato lista kandidatësh për deputetë, është përzgjedhur nga Lulzim Basha, nga Monika Kryemadhi dhe të gjithë aleatët e tyre të tjerë. Ata ishin përzgjedhur për të përfaqësuar partitë e opozitës së bashkuar në sallën e Parlamentit dhe ata nuk po bëjnë asgjë më shumë e asgjë më pak, sesa të pranojnë mandatet që u takojnë, për ti përfaqësuar deri në vitin 2021.

Pyetja që lind pas kësaj është: Po Edi Rama dhe Partia Socialiste çhyjnë në këtë histori? Mazhoranca dhe përfaqësuesit e tyre, janë të vetmit që as nuk e kanë ditur, as nuk e kishin pse ta dinin, as nuk kanë patur fuqinë, tagrin dhe as idenë më të vogël se kush janë dhe përse ata u përfshinë në listat e kandidatëve për deputetë të partive të opozitës, në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017. PS dhe Edi Rama i kishin vënë vetes vetëm një objektiv: Ti fitonin ato zgjedhje dhe ta qeverisnin Shqipërinë vetëm. Dhe këtë bënë e po bëjnë.

Në këto kushte, legjitimitetin e deputetëve të rinj,- ose “opozitës së re” nëse i referohemi ironisë së seancës së fundit në Kuvend,- të cilët po zenë vendet e tyre që po ua jep vota, ligji dhe Kushtetuta nuk ia ka dhënë Edi Rama, por Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi. Ndaj, aq qesharake dhe absurde është e gjithë kjo situata për “opozitën e re” dhe rreth “fajtorët” rreth saj, sa edhe e gjithë kjo situatë irreale ku lidershipi i opozitës e ka futur veten, pas vendimit për daljen nga Parlamenti. Për ta çuar deri në fund marrëzinë dhe groteskun, e vetmja gjë që u ka mbetur deri më sot pa thënë ende, është e famshmja dhe e pafajshmja: Të gjithë fajin e ka Edi Rama! (Alpenews)

Next Post
Ndodh tek ne/ Një 22 vjeçar i paregjistruar askund!!

Ndodh tek ne/ Një 22 vjeçar i paregjistruar askund!!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do ketë pasaportën dhe monedhën e vet”- Shteti Bektashi në shtator? Media franceze zbulon: Gjithçka është gati, ja detyra që do marrë ish-këshilltari i Bill Klinton

“Do ketë pasaportën dhe monedhën e vet”- Shteti Bektashi në shtator? Media franceze zbulon: Gjithçka është gati, ja detyra që do marrë ish-këshilltari i Bill Klinton

August 18, 2026
“Ana nuk është vetëm”- I mbijetoi zjarrit në hotelin e Vlorës, Koçiu reagon pas nisjes së 25-vjeçares në Turqi: Kurimi me shpenzimet e Qeverisë !

“Ana nuk është vetëm”- I mbijetoi zjarrit në hotelin e Vlorës, Koçiu reagon pas nisjes së 25-vjeçares në Turqi: Kurimi me shpenzimet e Qeverisë !

August 18, 2026
Po transportonin autorin e vrasjes së turistit në Ksamil, kjo është makina e turqve të dyshuar që ndihmuan Sokrat Vatën! (VIDEO)

Po transportonin autorin e vrasjes së turistit në Ksamil, kjo është makina e turqve të dyshuar që ndihmuan Sokrat Vatën! (VIDEO)

August 18, 2026
Shqipëria shpenzon për arsimin vetëm 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë dhe Ballkanin Perëndimor!

Shqipëria shpenzon për arsimin vetëm 2.9% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, shifra më e ulët në Europë dhe Ballkanin Perëndimor!

August 18, 2026
Plas keq te Lacio, tekniku Gatuzo i kundërvihet pasardhësit të Igli Tares!

Plas keq te Lacio, tekniku Gatuzo i kundërvihet pasardhësit të Igli Tares!

August 18, 2026
Kriza politike në Kosovë, Kurti dhe Abdixhiku takohen përsëri sot për çështjen e Presidentit!

Kriza politike në Kosovë, Kurti dhe Abdixhiku takohen përsëri sot për çështjen e Presidentit!

August 18, 2026
“Dua të tregoj të vërtetën për të”- Vëllai i Princeshës Diana boton libër për jetën e saj: Ju rrëfej motrën time, ja çfarë më bindi…!

“Dua të tregoj të vërtetën për të”- Vëllai i Princeshës Diana boton libër për jetën e saj: Ju rrëfej motrën time, ja çfarë më bindi…!

August 18, 2026
Shpërthen Salmonela në Britani, një i vdekur dhe qindra të sëmurë në spitale, shkak vezët e importuara!

Shpërthen Salmonela në Britani, një i vdekur dhe qindra të sëmurë në spitale, shkak vezët e importuara!

August 18, 2026
Kina dhe Ekuadori intensifikojnë bashkëpunimin

Kina dhe Ekuadori intensifikojnë bashkëpunimin

August 18, 2026
Vrasja e turistit francez në plazhin e Ksamilit, shkon në 12 numri i të arrestuarve! Lidhjet e tyre me autorin Sokrat Vata dhe detajet! Në kërkim pronari

Vrasja e turistit francez në plazhin e Ksamilit, shkon në 12 numri i të arrestuarve! Lidhjet e tyre me autorin Sokrat Vata dhe detajet! Në kërkim pronari

August 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com