• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A i gënjeu Berisha sërish, demokratët e Jugut?

by Mero Baze
28/06/2022 21:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Shpikja më e dobishme për Berishën në betejën kundër Lulzim Bashës ishte “rikthimi i votës” së lirë në PD. Përmes saj, shumë njerëz defiçentë, të anashkaluar, të paaftë, delirantë, por dhe pjesa e llumit që u bashkohet partive, që ndjeheshin të pa përfaqësuar, filluan të shpjegojnë të gjithë dështimet e tyre me “shpikjen’ e Berishës. Dhe nuk është se nuk pati efekt.

Edhe pse vota e lirë nuk ka qenë kurrë ndonjë mekanizëm brenda PD, pikërisht edhe për këtë shkak ajo u duk si shpresë për gjithë ata njerëz brenda parties, që mendonin se ua kishte zënë hisen e diellit Lulzim Basha, ngaqë nuk ka pasur votë të lirë brenda PD.

Dhe kjo zgjoi një lloj mbështetje për Foltoren, kryesisht në Jug të Shqipërisë, aty ku udhëheqja e PD i ka harruar mbështetësit e vet dhe janë të papërfaqësuar askund në krye të PD.

Duhet të kujtojmë se Foltorja e parë që theku akullin u  bë në Fier, pastaj më dinamike në Vlorë, më surprizuese ishte në Gjirokastër, ku jua bashkuan dhe figura nga Përmeti, që janë kryesisht të krahut të moderuar në PD, dhe më tej në Sarandë.

Ndryshe nga Veriu i Shqipërisë, i cili e njihte Berishën dhe krijoi distancë me të, Jugu, ngaqë ka qenë i persekutuar në përfaqësim në krye të PD, mendoi se vërtet mund të kishte qenë problem vota e lirë në PD dhe e mbështeti Foltoren më shumë se Veriu.

Berisha nuk arriti të marrë dot deputetët e Kukësit e Shkodrës dhe krijoi takime të sforcuara në ato qytete, ndërsa në Vlorë i kishte thuajse gjithë deputetët. Po ashtu dhe të vetmin dhe të papërsëritshmin deputet të Gjirokastrës, Tritan Shehun.

Po çfarë ndodhi, që pasi Berisha mbaroi punë dhe bëri partinë e tij, e la tërësisht Jugun jashtë grupimit të tij?

Nuk ka ndodhur në fakt asnjë komplot kundër Jugut. Pasi mbaroi punë dhe siguroi se po krijonte partinë e tij, Berisha zgjodhi për njeriun e dytë më të rëndësishëm në PD, një idiot nga zona më e thellë e Kukësit, që nuk shkoi dot as si turist në takimin e Kukësit, se e zënë njerëzit me gurë.

Ai po ashtu e ngushtoi rrethin e njerëzve të afërt të tij nga lumi Drin e lart, me dy nënkryetarë të pambështetur nga askush në Shqipëri të mesme.

E vetmja gjë që pushkatoi realisht Sali Berisha ishte vota e lirë, jo vetëm gjatë procesit, por dhe pas procesit. Ai e injoroi votën e lirë aty ku ishte dhe e shpiku pas procesit atje ku nuk ishte.

Asnjë nga deputetët e Vlorës, përfshi Bujar Leskajn, që organizoi takimin nuk u pa më afër Sali Berishës, ndësa deputeti më i përkushtuar ndaj Berishës, Tritan Shehu, si deputet i Gjirokastrës konkurroi për sekretar përballë një djali anonim, për të mos thënë qesharak, dhe çuditërisht humbi.

Tani i bie që, ose kundërshtarët e Berishës brenda partisë së tij po ja sabotojnë vonë e lirë dhe po ja çojnë tek idiotët, ose Berisha i ka udhëzuar të eliminojnë çdo figurë nga Jugu, që në fakt ishte zanafilla e “Foltores” së tij.

Akoma më qesharak është procesi i përbuzjes së votës së lirë pas zgjedhjeve. Klevis Balliu, për të cilin ka votë masive kundër brenda PD, emërohet prej tij në një detyrë administrative, edhe pse është njeriu më i pa votuar brenda PD, me standardin e Berishës. Kjo është thjeshtë një përpjekje për t’ua bërë të qartë të gjithëve që vota e lirë ishte një shaka për t’i futur në vathën e tij.

Rezultati është ky që shikoni. Çfarëdo që bën Berisha, përfundon në fund me llumin e vet, me një klan veriorësh idiotë rreth vetes, me një idiot që i mban çantën, që e quan sekretar të Përgjithshëm, me disa të lajthitur që ngatërrojnë rolet me dëshmorë në Teatër, me rolet në skenën e Saliut, dhe me disa konspiracionistë që nisen të flasin kundër qeverisë e përfundojnë të flasin kundër vaksinës.

Në finale nuk mendoj se Berisha ka pasur një strategji kundër Jugut në gjithë këtë histori, por demokratët e Jugut janë viktima të “besimit” tek vota e lirë brenda partisë së Berishës. Ata duhet të kuptojnë se në një klinikë psikiatrike, votuesit dhe nëse i lë të lirë, budallain do zgjedhin kryetar.

Dhe Berisha është i rrethuar, ose nga budallenj, ose nga të çmendur. Këta të fundit janë ca dhe nga jugu. Mos u mërzisni për përfaqësimin.

Next Post
UFO sërish mbi SHBA? Dritat misterioze alarmojnë banorët

UFO sërish mbi SHBA? Dritat misterioze alarmojnë banorët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Miratohet me 85 vota Reforma Territoriale! Rama e Balluku shkojnë në Kuvend për të votuar, Bardhi sulmon me ujë deputetët e PS

Miratohet me 85 vota Reforma Territoriale! Rama e Balluku shkojnë në Kuvend për të votuar, Bardhi sulmon me ujë deputetët e PS

October 9, 2026
“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

“Ja e vërteta për Zvërnecin”, reagon Kushner: Nëse miratohet, shqiptarët do të jenë krenarë dhe do e shijojnë për breza me radhë

October 8, 2026
Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

Alarm te republikanët, bie mbështetja e latino-amerikanëve në Teksasin Jugor

October 8, 2026
“Ngritja më e madhe e pensioneve”, Balla i drejtohet opozitës: Ju keni hallin e pensionistit tuaj

Protestat, Balla e drejton gishtin nga fqinjët: Të bindur që duhet të ndërtohet në Zvërnec

October 8, 2026
J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

J.D. Vance akuzon Microsoft-in për abuzim me vizat e punës: Pushuan 6 mijë amerikanë dhe morën të huaj

October 8, 2026
Preç Zogaj: Katër mesazhet që na vijnë nga takimet e Salianjit dhe Alimehmetit

Zogaj: Reforma Territoriale e imponuar me arrogancë, PS duket sikur ka bërë autogol

October 8, 2026
Balla reagim nga Kuvendi: Korrupsion ka edhe në BE, Shqipëria “delja e zezë” e Evropës për masa paraburgimi

“Vetëm në 2 maj jo”/ Balla tregon se kur “merr jetë” reforma territoriale

October 8, 2026
“Partia forcohet duke u hapur”, mesazhi i Braçes pas mbledhjes së PS në Njësinë 5

“Jo ‘kush’, por ‘ti’”, Erion Braçe: Rama më tha nëse votoj kundër, jam jashtë Grupit Parlamentar

October 8, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Reforma nuk bëhet për ndikim elektoral”/ Mazniku: PS do e fitojë prapë Korçën, s’ndryshon asgjë

October 8, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

Komisioni i Posaçëm për Territorialen, mazhoranca do të heqë paritetin me opozitën

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com