• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

A është Nju Jorku, “Italia e re”? Shënohen 100 të vdekur në 24 orë

by A R
26/03/2020 22:56
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shteti amerikan i Nju Jorkut kaloi një prag të zymtë të enjten, me 100 banorë që gjetën vdekjen nga koronavirusi në një periudhë 24-orëshe, ndërsa guvernatori paralajmëroi se numrat do të vazhdojnë të rriten.

“Numri i vdekjeve po rritet,” u tha Andrew Cuomo gazetarëve. Me vdekjet e fundit, 385 kanë humbur jatë nga virusi në shtetin e Nju Jorkut.

Ai tha se vdekjet janë kryesisht në mesin e pacientëve që kanë qëndruar në ventilatorë për javë të tëra. COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, është një virus i frymëmarrjes dhe shumë pacientë kanë vështirësi në frymëmarrje, duke kërkuar ndihmën e një makinerie për ta lehtësuar gjendjen.

“Tani kemi njerëz që kanë qenë në ventilatorë për 20, 30 ditë,” tha guvernatori Cuomo. “Sa më gjatë të jeni në një ventilator, aq më shumë të ngjarë ka se nuk do të dilni nga ventilatori. Kjo është ajo që po ndodh ”.

Ky është një zhvillim shqetësues, pasi ka 1.300 pacientë me COVID-19 në njësitë e kujdesit intensiv të këtij shteti – në shtretërit spitalorë të pajisur me ventilatorë.

Cuomo tha se në situata normale mjekësore, pacientët zakonisht mund të përdorin një makinë për 3-4 ditë, ndërsa pacientët me koronavirus mesatarisht 11-21 ditë.

Shteti i 19.5 milion banorëve është bërë një pikë e nxehtë globale për virusin. Tani ka më shumë se 37,000 raste të konfirmuara në të gjithë vendin. Më shumë se 5.300 njerëz janë mjaft të sëmurë për t’u shtruar në spital. Shumë më tepër mund të kenë virusin, por nuk plotësojnë kriteret për t’u testuar.

Cuomo ka një ekip që po punon për të blerë ventilatorë të rinj për të përmbushur nevojat e parashikuara në shtetin e tij, kur rastet ka të ngjarë të arrijnë kulmin brenda 2-3 javësh. Cuomo ka thënë se ata po përpiqen të sigurojnë 30,000 makina. Deri më tani ata kanë rreth 12,000.

Nju Jorku po praktikon gjithashtu “ndarjen” e ventilatorëve – duke vendosur nl një makinë dy grupe tubash në mënyrë që të ndihmojnë njëkohësisht dy njerëz .

/a.r

Next Post
Serbia e Sllovenia mbyllin kufijtë, ministria e Jashtme njoftim të rëndësishëm për shqiptarët

MEPJ: Britania e Madhe shtyn vizat për shtetasit shqiptarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përshpejton plakjen dhe rrit kolesterolin, ky është mishi më i keq për shëndetin tuaj

Ndalimi i importeve nga Brazili, pritet rritja e çmimeve të mishit: Ai i viçit shkon deri në 1,700 lekë/kg

September 29, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Gjyqësori s’po e përfill Kuvendin”/ Çupi: SPAK, tentativa për të paralizuar qeverinë

September 29, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

“Zvërneci”, Klosi: Tradhti kombëtare do ishte të mos zhvillohej projekti

September 29, 2026
Nga bizneset e vogla, tek hotelet me 4 dhe 5 yje/ Kush përjashtohet nga tatimet deri në 2029-ën?

Nga taksat te pagat. Paketa fiskale 2027 në tavolinë, biznesi hap listën e kërkesave

September 29, 2026
Moti për sot, kthjellime dhe reshje lokale shiu në zonat malore

Moti për sot me diell në të gjithë territorin

September 29, 2026
“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

“Reagimi për Hysenin ishte i menjëhershëm”, Basha: Rama nuk ka arsye të japë dorëheqjen!

September 28, 2026
Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

Skenari i goditjes parandaluese: Mediat greke zbulojnë planin ushtarak në rast lufte me Turqinë

September 28, 2026
“U mblodhën këta dhe bënë libër ”, Rakipi revoltohet me Rithemelimin: Pse kështu do t’i zgjidhin hallet e Shqipërisë?

SPAK përgjoi SHISH? Ylli Rakipi nxjerr detaje: Ne e dinim çfarë ndodhte! Nesër mund të dalë…

September 28, 2026
Vlora Hyseni na tha tё gjithёve: “Nuk kam ndёr mend ta dorёzoj kokёn nё sini tё ergjёndtё”

Rasti i Vlora Hysenit, Klosi: SHISH, i ndjeshëm ndaj sulmeve! Kush e godet është antikombëtar

September 28, 2026
“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

“Na ruajt Zoti”, Ish-ministri i Brendshëm për rastin e SHISH: Nuk e kuptoj si kemi mbijetuar si shtet

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com