• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“A është ky fillimi i fundit të Hose Murinjos?”

by A R
03/09/2018 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë përballjes së Manchester United me Burnley-n këtë të diel, menaxheri Hose Murinjo ishte nën trysni më të madhe se kurrë.

Pas humbjeve të njëpasnjëshme nga Brighton e Tottenham, e sidomos kundër këtyre të fundit, që me fitoren 0-3 i dhanë Murinjos humbjen më të thellë në shtëpi për të gjithë karrierën, dhe shtatë golat e pësuar në tre ndeshjet e këtij sezoni, ai do të kishte qenë po njësoj i ekspozuar ndaj kritikave, edhe pa ligjëratën plot emocione që erdhi pas humbjes me Spurs.

Murinjo këmbënguli në një konferencë për shtyp të mbajtur këtë të premte se ai mbetet një nga menaxherët më të mirë në botë, por BBC Sports bëri një vlerësim të situatës së 55-vjeçarit.

Cila është situata në Old Trafford?

E parë nga jashtë, duket kaotike dhe e çorientuar. Megjithatë, burime nga brenda Old Trafford këmbëngulin se realiteti është më i qetë.

Kjo mund të jetë e vërtetë, por burime të tjera e kanë përshkruar atmosferën në dhomën e zhveshjeve si të zymtë. Kjo gjë pritet pas humbjeve të njëpasnjëshme, sidomos humbjes 3-0 në shtëpi kundër një prej rivalëve më të mëdhenj.

Por më shqetësuese janë deklaratat nga burimet e sigurta, që thonë se askush nuk dëshiron të mbajë përgjegjësi për situatën në të cilën klubi gjendet tani; që lojtarët janë të çorientuar nga zgjedhjet e gabuara të Murinjos, si dhe që disa nuk kanë dëshirë të luajnë për këtë menaxher në plan afatgjatë.

Po zhvillohet ndonjë luftë për pushtet?

Nëse po, Hoze Murinjoja do ta humbasë.

Zëvendës drejtori ekzekutiv, Ed Uduard, është përgjegjës për menaxhimin e përditshëm të Old Trafford. Po ashtu, ai komunikon çdo ditë me pronarët e klubit, familjen Glazer.

Duke qenë përgjegjësi kryesor për kalimin e pronësisë së plotë të Mançesterit te familja Glazier, në vitin 2005, ai ka fituar besimin e plotë të familjes e cila jeton në Florida e që qëndron larg vëmendjes së mediave. Është e pamendueshme që ata të zgjedhin Murinjon para atij.

Murinjoja e di këtë. Megjithatë, kanë ide të ndryshme për sa i përket strategjisë për formimin e skuadrës.

Murinjoja do të konkurrojë tani dhe mendon se lojtarët cilësorë, me shumë përvojë, janë mënyra e saktë që duhet të ndiqet. United ose nuk mundet, ose nuk do ta financojë një projekt të tillë. Sidomos kur nuk kanë garanci për sukses.

Figura të njohura të klubit besojnë se duhet të ndërtohet një farë ndryshimi, dhe që duhet të përfshijë zhvillimin e lojtarëve të rinj.

A ofron zgjidhje Murinjo?

Shkurt, nëse përgjigjja është që të vendoset Ander Herrera si qendërmbrojtës, siç bëri Murinjoja kundër Tottenhamit, atëherë mund të themi se në këtë rast po bëhen pyetjet e gabuara.

Pas mposhtjes 3-0, portugezi tha që nuk e dinte se cila ishte dyshja më e mirë për qendërmbrojtjen.

Është gjë shumë e rëndë, meqenëse tani është në sezonin e tretë, dhe ai është përgjegjës për blerjen Eric Baill yt dhe Victor Lindelof, si dy prej pesë mundësive që kishte për të zgjedhur.

Ka pasur sugjerime që Murinjoja mund të ketë qenë duke luajtur lojëra, për t’i treguar Uduardit se pse kishte pasur të drejtë të kërkonte përforcime në mbrojtje, të cilat, për arsye të ndryshme, nuk i erdhën. Nëse është e vërtetë, kjo do të ishte një strategji e rrezikshme në nivel ekstrem.

Akuzat e tjera të hedhura herë pas here kundër Murinjos janë që ai nuk i zhvillon lojtarët, as nuk u jep besim të rinjve.

Kur United kishte nevojë të dëshpëruar për një gol të hënën, sulmuesi i Anglisë, Marcus Rashford, u mbajt në stol ndërsa Marouane Fellaini jo. Kjo gjë u pa si negative.

Megjithatë, kjo bën që të mos shihet përmirësimi domethënës i bërë nën Murinjon nga Xhesi Lingard.

Dhe si e analizoni kthimin e Luke Shout te ekipi i Anglisë?

Shou ka qenë disa herë në qendër të akuzave të Murinjos në dy vitet e fundit. Megjithatë, tani po luan me një nivel që s’e ka pasur as kur erdhi nga Soutampton, në vitin 2014. A është kjo një përgjigje ndaj “dashurisë së ashpër” të menaxherit? Apo është thjesht rastësi?

Atëherë? A është ky fundi i lojës së Murinjos?

Pak janë vëzhguesit me përvojë të United që mund ta mbrojnë Murinjon që tani, në fillim të sezonit tjetër, jo më deri në vitin 2021, kur i mbaron kontrata që u nënshkrua këtë Janar.

Disa shohin pikëpamjen apokaliptike, e thonë që situata është bërë aq negative, aq helmatisëse, sa ndeshja në Burnley mund të ketë qenë e fundit e Murinjos, dhe që duartrokitja e zgjatur në Strefford End, pas mposhtjes së të hënës, mund të jetë lamtumira e tij në Old Trafford.

Ky nuk është vlerësim i bërë nga njerëz në klub, prej ku burimet thonë se bordi ka ende besim se Murinjoja mund ta ndryshojë situatën.

As familja Glazer, as Uduard nuk reaguan që me shenjat e para të telasheve, kur në krye ishin David Moyes dhe Louis van Gaal. Kështu që pak gjasa ka që të ndodhë tani.

Megjithatë, një humbje e tretë e Premier League, diçka që nuk ndodhte që nga Dhjetori 2015, do të sillte një vëmendje të paimagjinueshme mbi Murinjon dhe Uduardin, dhe do t’i çonte drejt një ndarjeje ndërkombëtare, duke e lënë United të dergjej në mënyrë të sikletshme në zonën e ftohtë.

Po cili është roli i Antoni Martial në gjithë këtë?

Murinjoja ishte dakord ta linte Antoni Martialin të largohej nëse këtë verë i vinte një ofertë e mirë.

Shefi i United beson se Martial shkon dëm në ndeshjet e mëdha, dhe në një botë ideale Murinjoja do të kishte marrë Uillianin e Çelsit, apo Perisiçin e Interit në vendin e tij.

Megjithatë, Uilliani është 30 vjeç dhe Perisiçi 29. Çmimi për secilin prej tyre këtë verë do të ketë qenë më shumë se 60 milionë paundë. Ndryshe nga ata, Martiali është 22 vjeç.

Totenham shfaqi interes ta merrte, por do t’u duhej të kthenin 36 milionë paundët që paguan për të në vitin 2015. Uduardi i bllokoi këto dhe këtë javë u mësua që United po negociojnë me francezin për një kontratë pesë-vjeçare.

Burime nga United thonë që thjesht po mbrojnë interesat financiare.

Ata thonë që Murinjoja është mbajtur i informuar për situatën, duke lënë të kuptohet se deri tani nuk është rënë dakord për asgjë, dhe edhe sikur të kishin rënë dakord, nuk do të thotë që Martial mund të shitet.

Megjithatë, teksa Martialit i kanë mbetur dy vite në kontratë dhe zgjatja e saj do t’ia dobësonte pozitën për bleje me klube të mira, kjo duket më shumë si shprehje e qëllimeve për planet në të ardhmen, gjë që, edhe një herë, do të ishte në rrezik me perspektivën e tanishme që ka Murinjoja.

Simon Stone, BBC

Next Post
Ngjarjet e Shkodrës, qyteti që i kthen mëritë në përplasje me armë

Ngjarjet e Shkodrës, qyteti që i kthen mëritë në përplasje me armë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Flakët iu afruan banesave e puseve të naftës, shuhet zjarri masiv në Margëlliç pas ndërhyrjes së avionit “Air Tractor”

Flakët iu afruan banesave e puseve të naftës, shuhet zjarri masiv në Margëlliç pas ndërhyrjes së avionit “Air Tractor”

October 4, 2026
Pse nuk flet më Albin Kurti për bashkimin kombëtar?

Pse nuk flet më Albin Kurti për bashkimin kombëtar?

October 4, 2026
Policia spanjolle zbraz kampin e emigrantëve në Ceuta, mijëra persona largohen nga plazhi pas dy muajsh qëndrimi

Policia spanjolle zbraz kampin e emigrantëve në Ceuta, mijëra persona largohen nga plazhi pas dy muajsh qëndrimi

October 4, 2026
Karakter i vendosur dhe vetëvlerësim, yjet listojnë shenjat më të ‘forta’ të horoskopit!

Karakter i vendosur dhe vetëvlerësim, yjet listojnë shenjat më të ‘forta’ të horoskopit!

October 4, 2026
Nesër në Kuvendin e Kosovës shqyrtohet ligji për Specialen, PDK kërkon ndryshime për dënimet, apelimin dhe faljen presidenciale

Nesër në Kuvendin e Kosovës shqyrtohet ligji për Specialen, PDK kërkon ndryshime për dënimet, apelimin dhe faljen presidenciale

October 4, 2026
Zgjedhjet e 11 majit, PSD do të ketë kandidatët e saj dhe në Dibër

Zgjedhjet lokale/ Opozita kërkon ndryshimin e rregullave, nga rikthimi i balotazhit te hapja e listave

October 4, 2026
Dalin të tjera detaje nga skandali i helmimit në kopshtin e Korçës/ Numri i fëmijëve të prekur mund të jetë më i lartë, ja menuja ushqimore

Dalin të tjera detaje nga skandali i helmimit në kopshtin e Korçës/ Numri i fëmijëve të prekur mund të jetë më i lartë, ja menuja ushqimore

October 4, 2026
Nga Biden te Von der Leyen, ja ‘lista e zezë’ e Putin

“Do të godasim më fort Kievin dhe rajonet e tjera”, Rusia paralajmëron përshkallëzim të sulmeve në Ukrainë

October 4, 2026
Shpërthime të fuqishme në Kiev gjatë vizitës së kancelarit gjerman/ Merz mesazh të fortë nga Ukraina: Edhe siguria e Gjermanisë varet nga rezultati i kësaj lufte

Shpërthime të fuqishme në Kiev gjatë vizitës së kancelarit gjerman/ Merz mesazh të fortë nga Ukraina: Edhe siguria e Gjermanisë varet nga rezultati i kësaj lufte

October 4, 2026
Irani vendos 7 kushte për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, Teherani kërkon përmbushjen e tyre nga SHBA për t’i dhënë fund konfliktit

Irani vendos 7 kushte për rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, Teherani kërkon përmbushjen e tyre nga SHBA për t’i dhënë fund konfliktit

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com