• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, January 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

A ekziston ‘butoni’ bërthamor dhe sekreti i çantës 23 kilogramëshe

by Java News
04/01/2018 09:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Duke iu përgjigjur kreut të Koresë së Veriut Kim Jong Un, Presidenti i SHBA, Donald Trump shkruante të martën mbrëma në Twitter se butoni i tij bërthamor është “më i madh” dhe “më i fuqishëm” sesa i Kimit.

Në realitet, nuk ekziston ndonjë buton bërthamor.

Secili vend me armë bërthamore ka sistemin e vet për fillimin e një sulmi bërthamor. Në SHBA, autorizimi i një sulmi bërthamor është një proces i fshehtë dhe i ndërlikuar. Ai përfshin përdorimin e një të ashquajturit “top futbolli” bërthamor.

Fjala është për një çantë 23 kilogramëshe që mbahet me rotacion nga një grup oficerësh, të cilët shoqërojnë presidentin kudo që shkon. Çanta ka brenda pajisje komunikimi dhe një manual që përfshin planet e luftës. Manuali ka një listë objektesh, të cilat mund të vihen në shënjestër nga të 900 armët bërthamore që posedon ushtria amerikane.

Nëse Presidenti Trump jep urdhër për një sulm bërthamor, ai duhet që së pari të identifikojë veten me anë të disa kodeve të regjistruara në një kartë, që quhet “biskotë” dhe që presidenti e mban me vete në çdo kohë.

Presidenti ia transmeton urdhrin Pentagonit, që ndodhet pranë Uashingtonit si dhe Komandës Strategjike në shtetin e Nebraskës.

Për të autorizuar një sulm bërthamor, Presidenti nuk kërkon miratimin e askujt tjetër, as të Kongresit dhe as të forcave të armatosura.

Lufta e fjalëve rreth butonave bërthamorë filloi të hënën, kur Kim Jun Un tha në një fjalim:

“Nuk është thjesht kërcënim, por realitet fakti që unë kam një buton bërthamor në tavolinën e zyrës sime”. Ai shtoi, “I gjithë territori kontinental amerikan është brenda rrezes së sulmit tonë bërthamor.”

Koreja e Veriut është një vend i izoluar, programi bërthamor i të cilit është zhvilluar në fshehtësi dhe shumë ekspertë ndërkombëtarë e vënë në dyshim që në tryezën e Kimit të ketë ndonjë buton.

Megjithëse butonat bërthamorë janë figura në imagjinatën e njerëzve, Trump iu përgjigj udhëheqësit koreanoverior në Twitter se edhe ai ka një buton në tryezë, por shumë më të madh dhe më të fuqishëm se rivali.

VOA (Zëri i Amerikës)

a.ç

Next Post
Në Itali u arrestua për prostitucion, në Shqipëri prezantohet si këngëtare…(FOTOT)

Në Itali u arrestua për prostitucion, në Shqipëri prezantohet si këngëtare...(FOTOT)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arrestimi i Maduros, Berisha: Rama të japë dorëheqjen, qytetarët po presin me padurim t’i japin ndëshkimin që meriton

Berisha vijon akuzat: U përmbytën banesa dhe morali i kalbur i kësaj qeverie

January 15, 2026
E burgosura nga Tropoja ndërron jetë në QSUT/ Vuante nga probleme të rënda shëndetësore (EMRI)  

Gripi po shoqërohet me ndërlikime të rënda! Raste të shtuara në urgjencë dhe shtrime të sëmurëve kronikë

January 15, 2026
Shkëlqim Hajdari jep dorëheqjen si Kryeinspektor i Përgjithshëm: Bac u kry!

Shkëlqim Hajdari jep dorëheqjen si Kryeinspektor i Përgjithshëm: Bac u kry!

January 15, 2026
Spiropali në Kiev: Shqipëria, krah Ukrainës në rrugën drejt një paqeje të drejtë

Spiropali në Kiev: Shqipëria, krah Ukrainës në rrugën drejt një paqeje të drejtë

January 15, 2026
Nga Lulzim Berisha tek Astrit Avdyli, kush janë të burgosurit VIP që u transferuan në Peqin dhe Fier

Nga Lulzim Berisha tek Astrit Avdyli, kush janë të burgosurit VIP që u transferuan në Peqin dhe Fier

January 15, 2026
Masakra e Reçakut, Osmani: Dëshmi e qëllimit shfarosës të Serbisë ndaj Kosovës

Masakra e Reçakut, Osmani: Dëshmi e qëllimit shfarosës të Serbisë ndaj Kosovës

January 15, 2026
Vrasja makabre e Martin Çeços, Apeli i Tiranës liron nga burgu tre të dyshuarit

Vrasja makabre e Martin Çeços, Apeli i Tiranës liron nga burgu tre të dyshuarit

January 15, 2026
Sala nga Fieri: Nisim proces të thellë riformatimi të sistemit spitalor në gjithë vendin

Sala nga Fieri: Nisim proces të thellë riformatimi të sistemit spitalor në gjithë vendin

January 15, 2026
Ish-këshilltari i Trump flet për dialogun Kosovë-Serbi: Shkëmbimi i kufijve po përkrahej edhe nga zyrtarë evropianë

Lufta kundër drogës në Ballkan, Bolton: SHBA duhet të krijojë aleancë me qeveritë, jo t’i bashkojë me trafikantët

January 15, 2026
“Bëri Piramidat, Gërdecin e 21 Janarin…”/ Yzeiri: Berisha mban peng PD për interesat e tij

Përmbytja me llumin e gënjeshtrave dhe e vërteta jetime

January 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In