• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Në Itali u arrestua për prostitucion, në Shqipëri prezantohet si këngëtare…(FOTOT)

by A R
04/01/2018 09:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Para dy javësh ajo promovoi klipin e saj në ‘’Zonë e Lirë’’ të Arjan Çanit. Bëhet fjalë për vajzën bionde me emrin Fabjana Hoxha e cila në intervistën për emisionin e së premtes tha se kishte jetuar në Itali. Kjo vihej re edhe në të folurën e ‘’këngëtares’’, e cila nuk foli për të shkuarën e saj.

Hoxha është arrestuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni dhe kjo duket qartë edhe në videon që ka dërguar për JOQ.al një qytetar. Në videon e policisë italiane, të përshtatur në shqip nga JOQ.al, thuhet: Hetimi nisi më 16 qershor të vitit 2014 pas një sherri mes prostitutave, i cili përfundoi me njërën prej tyre të plagosur me thikë në kofshë. Hetuesit në vijim kanë krijuar skenën e krimit mes të lënduarave dhe një bande të drejtuar nga shqiptarët që ushtronin aktivitetin e tyre në qytet. Bëhet fjalë për Fabiana Hoxhën, 21 vjeçe, emigrante e jashtëligjshme dhe 23 vjeçarin Florian Prini, me dokumente të rregullta në Itali, por me precedentë të mëparshëm penalë për favorizim dhe shfrytëzim prostitucioni.

Floriani dhe Fabjana kërkonin dhe u vinin gjoba prostitutave që ushtronin aktivitetin në shëtitoren e qytetit. Merrnin të paktën 50 euro në ditë nga të gjitha vajzat prostituta. Sherri, nga i cili nisi i gjithë hetimi, filloi pikërisht për shkak të një debati mes çiftit shfrytëzues dhe njërës prej prostitutave, e cila nuk kishte pranuar të paguante taksën.

/Panorama

Next Post
Holanda, prodhuesja më e madhe e drogave sintetike në botë

Holanda, prodhuesja më e madhe e drogave sintetike në botë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com