• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A e sheh Europa Serbinë që armatoset dhe përgatitet për luftë?

by Bajram Peçi
25/09/2023 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Bajram Peçi

Shteti që ka shpenzuar këto vitet e fundit mëse 10 miliard euro për shpenzimet ushtarake është Serbia. Ka marrë armë moderne e të shfarosjes në masë dhe furnizime pa ndërprerje nga Rusia, Kina dhe Turqia. Por, kur kjo e fundit i shiti disa dronë Kosovës, ata kërcyen përpjetë sikur i kish pickuar zekthi!

Gjithkush që ka dashur e ka parë Serbinë që armatoset pa rreshtur, bën parada demonstrimi ushtarak, kryen stërvitje masive ushtarake, madje në një prej tyre mori pjesë dhe kreu i Kremlinit, Putini, me gjithë shtabin e tij. Pra, Serbia shihet qartazi që përgatitet për luftë! Po, kundër kujt do luftojë?

E tha copë Vuçiç, pa nën kuptime, kur Azerbaxhani hyri me luftë në Nagorni-Karabat, territor armenas. Ai përmendi në favor të tij zgjidhjen e konflikteve të ngrira, duke aluduar mosnjohjen e Kosovës, duke u çuar mesazhin popullsisë shqiptare të Kosovës, por sidomos Europës, se një ditë ata do veprojnë për ta shkrirë gjëndjen e “ngrirë”, sipas tyre.

Agresioni imperialist rus për pushtimin e Ukrainës u pa si dritë jeshile për veprim. Ata, serbët, thjesht presin momentin, që varet prej situatës në frontin ukrainas dhe përgjumja amerikano-europiane.
Një luftë në Europë askush nuk e do, përpos Serbisë dhe Rusisë. Serbia nuk e nis pa mbështetjen totale nga Rusia. Pikërisht këtë bën Europa kur nuk e shpall agresore Serbinë, por e quan në mënyrën më paradoksale, “palë”, “palët në konflikt”, “palët të takohen”, palët kështu e palët ashtu…

Serbi dëgjon vetëm atë që ai kupton, botëkuptim ky i rrënjosur prej mëse njëqind vitesh. Ajo që dinë dhe kuptojnë të tjerët serbit nuk i intereson dhe nuk e beson! Nëse gjashtë nga ata terroristët që vranë policin e Kosovës po mjekohen në Novi Pazar të Serbisë e që po i kërkon Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brernshme të Republikës së Kosovës, t’i dorëzohen drejtësisë, Serbia besoj fort se as do t’ja dijë. Ajo njeh, dëgjon dhe kupton të qenit serb të atyre të plagosurve, pa rëndësi nëse kanë kryer krim. Parësore është etnia e tyre. Këtu mbyllet muhabeti, mos kërko kot!

Ka një superioritet të dukshëm të Serbisë në Ballkanin Perëndimor, që vjen nga kohërat kur u shemb Perandoria Otomane. Serbia me Malin e Zi, prej të ndënjurit ngrohtë në sqetullën e Rusisë, e kish fituar pavarësinë dhe kish konsoliduar shtetin. Popujt e Shqipërisë, Sllovenisë, Kroatët, Bosnjakët dhe Maqedonasit, vetëm ku u shpërbë, me mbarimin e Luftës së madhe, Austro-Hungaria, mund të formonin shtete. Është momenti më i pakujdesshëm i politikës së madhe europiane që, pasi coptuan shqiparët, lejuan krijimin artificial të një shteti me mozaik popujsh, Jugosllavinë. Koha e tregoi që ajo një ditë do shpërbëhej, por pasojat do vazhdojmë t’i vuajmë.

Pozitat sunduese për më se 70 vjet të Serbisë në federate i kultivuan asaj atë sjellje megallomane, arrogante e mëndjemadhe në raport me popujt e tjerë. Mëndjemadhësia dhe kokëfortësia, si tipar i sigurt i budallallëkut, i nxiti të fillojnë luftrat në procesin e shpërbërjes së Jugosllavisë, deri kur për genocidin e ushtruar mbi popullin shqiptar dhe boshnjak, mbi të do vinte ora të binin bombat.

Vitet kaluan, erdhën kohëra të reja, krimet e tyre të përbindshme u harruan, siç e ka shprehur Kundera, “…me lehtësinë e papërballueshme të qenjes”. Çdo serb (përfshi dhe kriminelët e luftës, që bënë nga 2-3 vjet burg) është i lirë të udhëtojë kudo i pa shpenguar, ndërkohë që Kosovën Europa e Bashkuar e ka shndërruar në geto, geto në zemër të europës, geto turpi për politikën “e madhe” europiane!

Sikur të ishte vetëm kaq, por nuk mjafton!? Këtyre rrethanave u shtohen dhe marrëdhënjet e kryeministrit të Kosovës në raport me SHBA-në. Mirë, pak a shumë e dimë se po të ishte për Europën, Kosova do mbetej sot e mot nën thundrën serbe, por duhet të të përshkojë një vetbesim i tepruar, i pakuptimtë, që nuk i vë dot emër, që ti, kryeministër i Kosovës, njeri i vdekshëm, i vë shkelmin miqësisë së pavdekshme me SHBA-në!? Ishte ajo që të pavarësoi, është dhe do jetë vetëm ajo që do mund të të mbrojë nga çdo agresion i mundshëm!

Ska kohë për keqkuptime e vetmburrje foshnjërake, thirrini mëndjes dhe bëni atë që la porosi Klinton-i: Ne fituam luftën, ju fitoni paqen!

 

Next Post
Gazeta gjermane “Die Welt”: Perëndimi tepër i butë ndaj Vuçiçit. Lajçaku ka dështuar dhe duhej shkarkuar me kohë

Gazeta gjermane “Die Welt”: Perëndimi tepër i butë ndaj Vuçiçit. Lajçaku ka dështuar dhe duhej shkarkuar me kohë

Comments 1

  1. Halim says:
    3 years ago

    “Thirrje e mencur”

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Paratë në bankë kanë ende gjini, gratë vetëm 44% e depozituesve

September 25, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 25 shtator 2026: Demi mund të marrë fitoren e parë të vjeshtës

September 25, 2026
Arrestohet Riccardo Bossi, djali i themeluesit të Lega-s do të vuajë 5 vjet e 9 muaj burg

Arrestohet Riccardo Bossi, djali i themeluesit të Lega-s do të vuajë 5 vjet e 9 muaj burg

September 25, 2026
Mot me vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme

Mot me vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme

September 25, 2026
Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë

Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë

September 25, 2026
Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
Rezultatet e sondazhit të “McLaughlin” për pëlqimin e Ramës nga shqiptarët, Vangjeli: Suprizuese!

Deklarata e Hysenit për gazetaren, Vangjeli: Po shantazhon njerëzit me pushtet. Pretendimi i saj për Agasin, i gënjeshtërt

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com