• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A e dini sa lloje inteligjencash ekzistojnë? Zbulo tënden…

by A R
23/09/2018 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Atë verbale të shkrimtarëve apo atë matematikorë të inxhinierëve? Sipas një psikologu amerikan nuk ka vetëm një inteligjencë, por janë 9 ose 10 dhe secila prej tyre kontribuon në atë që ti je.

A jeni një sportist ose një muzikant? Një politikan apo një mësues? Varet shumë nga lloji i inteligjencës që keni. Sipas psikologut amerikan Howard Gardner nuk ekziston vetëm një.

Studiuesi është përpjekur t’i përkufizojë të gjitha dhe për të dy të njohurat që nga fillimi i shekullit të njëzetë (ajo e logjikës-matematikore dhe verbale), shtoi në vitet ’80 pesë lloje të tjera për të mbërritur në vitet  ’90, me nëntë. Kjo mbase nuk mjafton, pasi kohët e fundit është propozuar edhe ajo dixhitale, një kapacitet i të gjithë prerogativës së mijëvjeçarit, të lindur në fillim të viteve ’80 dhe 2000, gjë që i bën ata shumë të aftë në shfrytëzimin e teknologjisë.

Sipas studiuesit cilat janë nëntë inteligjencat e klasifikuara dhe profesionet përkatëse ndaj të cilave janë ato të predispozuara të karakterizohen.

Gjuhësor/ Verbal. Është inteligjenca e atyre që janë në gjendje të shprehen me fjalë, për shembull për të treguar ose shpjeguar, por edhe për gjuhët ose krijimin. Kush e zotëron atë? Për shembull shkrimtarë, gazetarë, avokatë dhe mësues.

Ekzistencial /Teorik. Është aftësia për të reflektuar mbi temat e mëdha të ekzistencës, nga natyra e Universit në ndërgjegjen e njeriut, duke arsyetuar në kategori konceptuale abstrakte. Është ajo që mund të bëjnë shumë mirë filozofët dhe fizikantët.

Logjikë / Matematikë. Është inteligjenca tipike e atyre që mund të zgjidhin aksionet matematikore, të identifikojnë lidhjet logjike, të eksperimentojnë me idetë dhe të zhvillojnë argumente logjike. Është ajo e shkencëtarëve, inxhinierëve dhe programuesve.

Natyralistika. Kush e zotëron, di se si të identifikojë, katalogojë dhe të gjejë marrëdhëniet mes objekteve natyrore, por edhe të imagjinojë mjedise dhe eksperimente me elementë të natyrës. Është puna e biologëve, gjeologëve, mbarështuesve dhe fermerëve.

Vizuale / Hapësinore. E atyre që mund të arsyetojnë në shumë dimensione, përfaqësojnë objekte në hapësirë, përdorin harta, vizatojnë. Siç bëjnë piktorët, projektuesit, artistët, arkitektët.

Ndërpersonale. Konsiston në hyrjen në kontakton me të tjerët, duke njohur ndjenjat, sjelljet dhe synimet e tyre. Siç funksionojnë politikanët apo tregtarët.

Muzikore. Është ajo që bën të mundur dallimin e tingujve, ritmeve, toneve, timbreve muzikore, kompozimit të muzikës dhe luajtjes së instrumenteve me lehtësi. E zotërojnë atë këngëtarët, kompozitorët dhe instrumentalistët.

Intrapersonale. Kjo do të thotë të kesh një shkallë të lartë të analizës së vetvetes, të jesh në gjendje të reflektosh mbi veten dhe emocionet e tua, madje edhe duke ua transmetuar mirë edhe të tjerëve. Është inteligjenca e atyre që bëhen aktorë, shkrimtarë, sipërmarrës.

Trupore-Kinestetike. Është inteligjenca tipike e atyre që kanë një zotërim të madh të lëvizjeve dhe dinë të shprehen me gjuhën e trupit. Ata që e shfrytëzojnë janë sportistët dhe kërcimtarët.

Burimi: focus.it

Përshtati: abcnews.al

/b.d

Next Post
Kastrioti ndal Laçin, Plori: Mbijetesa është e vështirë!

Kastrioti ndal Laçin, Plori: Mbijetesa është e vështirë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kontroll për sende të ndaluara në burgun e Shkodrës, zbulohen celular i ndezur dhe karikues

Kontroll për sende të ndaluara në burgun e Shkodrës, zbulohen celular i ndezur dhe karikues

October 21, 2026
I vendosën eksploziv makinës/ Policia e Vlorës arreston dy të dyshuarit për sulmin ndaj administratorit të Shushicës

I vendosën eksploziv makinës/ Policia e Vlorës arreston dy të dyshuarit për sulmin ndaj administratorit të Shushicës

October 21, 2026
Marrëveshja Trump-Putin, nesër niset tankeri i parë me naftë ruse drejt SHBA-së

Marrëveshja Trump-Putin, nesër niset tankeri i parë me naftë ruse drejt SHBA-së

October 21, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 22 Tetor 2026

October 21, 2026
Turqia planifikon mision ushtarak në Arabinë Saudite

Turqia planifikon mision ushtarak në Arabinë Saudite

October 21, 2026
U gjet i vrarë në makinën e tij, reagon Eduard Shalsi: 46-vjeçari nuk ka qenë shoferi im!

U gjet i vrarë në makinën e tij, reagon Eduard Shalsi: 46-vjeçari nuk ka qenë shoferi im!

October 21, 2026

Pedagogë që nxisin dhunën? Kur edukatorët harrojnë misionin e tyre

October 21, 2026
Putin pret të dërguarin e Trump për bisedimet e paqes në Ukrainë, teksa Rusia liron amerikanin e burgosur

Putin pret të dërguarin e Trump për bisedimet e paqes në Ukrainë, teksa Rusia liron amerikanin e burgosur

October 21, 2026
VIDEO/ Rama me drejtuesit e gjimnazeve: Protestat po shfrytëzohen për destabilitet dhe për të frenuar negociatat

“Personat me maska do t’i gjejmë përmes teknologjisë”, Rama: Ndalojmë aksesin në vendet e BE të protestuesve të dhunshëm

October 21, 2026
“Inflacioni në nivele të ulëta”, Sejko: Tensioni i lartë gjeopolitik dhe tarifat tregtare mund të sjellin një goditje oferte me pasoja negative!

Thyerja e bankomateve nga protestuesit, Sejko siguron qytetarët: Depozitat tuaja janë të sigurta

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In