• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Kastrioti ndal Laçin, Plori: Mbijetesa është e vështirë!

by A R
23/09/2018 18:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emocione, dy gola, kartonë të kuq dhe barazim… Në Fushë Krujë, sfida mes Kastriotit dhe Laçit është ndarë në paqe. Vendosën golat e Roger dhe Fangaj, teksa rastet për shënim kanë qenë me pikatore në këtë përballje.

Arbitri është detyruar ta ndërpresë takimin disa herë për shkak të faullave të shumtë dhe ndërhyrjeve të ashpra, aq sa në fund të pjesës së parë u detyrua që të nxirrte edhe kartonin e kuq, në dëm të Çelës, që i ndërhyri ashpër Fangajt. Gjyqyari Xhaja nuk hezitoi dhe e nxorri jashtë lojtarin e kurbinasve.

Shumë kontestime në stadium dhe ofendime, teksa pjesa e parë u mbyll 0-0.

Në pjesën e dytë, bardhezinjtë patën më shumë volum dhe presion, teksa Naydenov shpërdoroi gjithçka, me portën e boshatisur. Maqedonasi nuk ishte ndoshta në ditën më të mirë, aq sa barazoi edhe kartonët e kuq në fushë, duke dalë edhe ai jashtë si Çela.

Në fund, takimi i ndez me golin e brazilianit Roger, që mposhti Selmanin, por miqtë u kundërpërgjigjën me Fangaj.

Barazimi çon në kuotën e 7 pikëve Laçin, teksa Kastrioti, pas katër humbjesh radhazi, ndal disi hemoragjinë, edhe pse rrezikon mbijetesën.

Pas ndeshjes, foli edhe për “Gol pas Goli”, Supersport, trajneri i Kastriotit, Plori: Për mënyrën si shkoi pjesa e parë jam i kënaqur, por fakti që shënuam dhe e pësuam në fund të sjell keqardhje. Këto dy pikë të flakura mund të na kushtojnë shumë. Nuk e prisja që të luanim më mirë me dhjetë lojtarë. Objektivi? E dimë që mbijetesa është tepër e vështirë, sepse dihet konkurrenca”.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 5

E diel, më 23 shtator, ora 15:45

Stadiumi “Redi Maloku”, Fushë-Krujë

Kastrioti 1-1 Laçi

Shënues: Roxher 78’/ fangaj 89′

Next Post
Pompeo: SHBA do ta fitojë luftën tregtare me Kinën

Pompeo: SHBA do ta fitojë luftën tregtare me Kinën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Historiani komenton vizitën e Ramës në Athinë: Fjalimi politik i jetës. Pse takimi është historik për shqiptarët

“Pedagogët morën urdhër nga PD-ja”, Kasmi: Protesta është e organizuar politikisht

October 21, 2026
Netanyahu: Ushtria izraelite dhe Mossadi të përmbysnin regjimin iranian

Netanyahu: Ushtria izraelite dhe Mossadi të përmbysnin regjimin iranian

October 21, 2026
Vala e protestave përfshin edhe Greqinë, mijëra studentë dhe mësues në rrugët e Athinës kundër kostos së lartë të jetesës

Vala e protestave përfshin edhe Greqinë, mijëra studentë dhe mësues në rrugët e Athinës kundër kostos së lartë të jetesës

October 21, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Ka një shpresë nga beteja me Maskat

October 21, 2026
Protestat në Shqipëri, reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

Protestat në Shqipëri, reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

October 21, 2026
Britania miraton projektin e gazit në Detin e Veriut, vendimi ndez debat për klimën dhe sigurinë energjetike

Britania miraton projektin e gazit në Detin e Veriut, vendimi ndez debat për klimën dhe sigurinë energjetike

October 21, 2026
Rrezikohen serverët në mbarë botën, Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe FBI kërkojnë përditësime urgjente

Rrezikohen serverët në mbarë botën, Agjencia e Sigurisë Kombëtare dhe FBI kërkojnë përditësime urgjente

October 21, 2026
Revolucioni ilegal i Tetorit

Revolucioni ilegal i Tetorit

October 21, 2026
Suedia po shqyrton që të kufizojë vizat për atletët rusë dhe bjellorusë

Suedia po shqyrton që të kufizojë vizat për atletët rusë dhe bjellorusë

October 21, 2026
Alarm për sigurinë kibernetike në Shqipëri, AKSK kërkon përditësim të menjëhershëm të PHP-së për të shmangur sulmet në distancë

Alarm për sigurinë kibernetike në Shqipëri, AKSK kërkon përditësim të menjëhershëm të PHP-së për të shmangur sulmet në distancë

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In