• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, June 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

A duhen shtrënguar masat për parandalimin e Covid? Flet Skënder Brataj: Rastet janë në rritje…

by A R
02/02/2021 20:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj foli për situatën e pandemisë, rritjen e rasteve me Covid, numrin e viktimave si edhe nëse do të merren masa më të rrepta  për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Brataj u shpreh se shqetësimi ditët e fundit është rritur për shkak se ka një numër të lartë të personave të infektuar, ndërsa theksoi se ka një presion të shtuar për të mos marrë masa shtrënguese.

Në një intervistë dhënë për “Abc news”,  ai tha se rritja e të prekurve sipas tij ka ardhur për shkak të grumbullimeve. Gjithashtu Brataj komentoi se se çfarë ndodh me personat që humbin jetën jashtë spitaleve Covid:

Si aparaqitet situata e Covid?

Kemi një shqetësim të shtuar, treguesit janë në rritje.

Ishte kjo e pritshme?

Kjo ishte parashikuar për arsye të dimrit, festave, grumbullime e shumë gjërave që kanë ndodhur. Përhapja e infeksioni, grumbullimi po ashtu edhe një mosrespektim nga masat.

Kush duhet të mbajë përgjegjësi për mosrespektim?

Çdo institucion ka përgjegjësitë e veta. Nëse infeksioni është përhapur në këtë numër dhe nuk e kontrollon më infeksionin brenda parametrave atëherë kjo sjell përhapje të shpejtë.

Kur bëni deklarime për media njerëzit kuptojnë do shtrëngohen apo jo masat, duket sikur nuk ka pasur presion nga Komiteti?

Po kërkohet me çdo kusht të mos merren masa shtrënguese, sepse kjo do të ndikonte në shtresa të ndryshme të shoqërisë.

Dhjetori i këtij viti ka thuajse dyfishim të vdekjeve?

Pandemia sigurisht është shkaktari kryesor. Llogariten gjithmonë persona që vdesin nga koronavirusi në spitalet Covid. Nuk e di si veprohet në këtë moment me vdekjet në banesë. Jemi në pandemi dhe përcillen gjithmonë mesazhe negative. Jemi në pandemi dhe situata po monitorohet. Çdo institucion bën llogari me gjendjen aktuale. Ne jemi në pandemi, normal do të ketë më shumë viktima. Kujtojmë se nga çdo sëmundje vdesin më shumë se sa kaq.

A duhet të shtrëngohen masat?

Numri i vdekjeve është i lidhur me përballjen e sistemit. Nuk është thjesht marrja e masave për uljen e infeksionit. Çfarë masash shtrënguese të merren?

Ju shqetësoheni për protestat?

Jo nuk frikësohem, detyra ime është që situata të jetë në kontroll dhe e kemi në kontroll, por si sëmundje un nuk i ndaloj dot komplikancat e kësaj sëmundje. Sëmundja nuk ka një terapi të mirëfilltë në të gjithë botën. Me këtë sëmundje unë e kuroj dhe pas 1 apo 2 muaji mund të dal pozitivë. Është e gjithë bota në një pandemi .

Çfarë kemi bërë dhe çfarë nuk kemi bërë si duhet në këtë pandemi?

Nuk vlerësohet sot se çfarë është bërë para 3 muajsh. Sa më shumë zgjatet koha aq më shumë ka mundësi që të neglizhohen masat.

Tani duket sikur nuk i referoheni më shifrave të viktimave për të marrë vendime?

Shifrat janë gjithmonë para syve. Por nëse njerëzit nuk ndërgjegjësohen si e gjithë bota, detyrimisht mund të kalojë në një masë ekstreme.

 Kur merren masa shtrënguese ?

Sapo të fillojë kalimi i skenarit 4, ezaurimi i spitaleve. Kur kalon mbi 500 për 100 mijë banorë atëherë duhet të shqetësohemi. Gjatë fjalës në studio, Brataj tha se në raste kur nuk kanë komplikacione si vështirësi në frymëmarrje, kjo sëmundje kurohet në shtëpi si gripi,

Ju shqetësojnë ata që vdesin jashtë spitaleve? Ka një plan B për këtë grup njerëzish dhe që ndoshta nuk shënohen as si vdekje Covid?

Nuk më shqetëson fakti se vdes apo jo nga covid-i, me shqetëson menaxhimi para se të mbërrijë në atë situatë. Për ne janë njësoj. Edhe pse sot jemi në pandemi dhe do të kemi më shumë humbje jete.

Sistemi shëndetësor është atakaur nga Covid dhe të sëmurët e tjerë kanë mbetur jashtë vëmendjes?

Jo, sistemi shëndetësor ka një sallë rezervë për këtë situatë. Kemi 744 mijë thirrje nga 9  marsi.

/a.r

Next Post
Po ndeshej për bamirësi, boksieri rrëzohet me ‘Knock-out’ dhe vdes (VIDEO)

Po ndeshej për bamirësi, boksieri rrëzohet me ‘Knock-out’ dhe vdes (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Antikorrupsioni/ Nga zgjidhja e problemit të pronave te digjitalizimi i procesit ligjbërës, Gogu shpjegon analizën e ekspertëve

Gogu: Reforma në drejtësi duhet të sjellë rezultate të prekshme për qytetarët. Ja tre prioritetet

June 23, 2026
Lexoi 5 kërkesat e protestuesve, Rama publikon letrën e vitit 1999 për Goxhajn: Manipulator, gjysma taleban e gjysma mitoman

Lexoi 5 kërkesat e protestuesve, Rama publikon letrën e vitit 1999 për Goxhajn: Manipulator, gjysma taleban e gjysma mitoman

June 23, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Ta bëjmë Shqipërinë si Dubai

June 23, 2026
Pezeshkian: Suksesi i marrëveshjes SHBA-Iran varet nga zbatimi i saktë i saj

Pezeshkian: Suksesi i marrëveshjes SHBA-Iran varet nga zbatimi i saktë i saj

June 23, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 24 Qershor 2026

June 23, 2026
“Shkelje në procesin e vettingut!”, Strasburgu i jep të drejtë ish-prokurorit Gentian Osmani

“Shkelje në procesin e vettingut!”, Strasburgu i jep të drejtë ish-prokurorit Gentian Osmani

June 23, 2026
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

5 pikat e revolucionit, që harruan “pikën e vogël” të bregdetit

June 23, 2026
Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

Veliaj me raport mjekësor, shtyhet për në 7 korrik seanca në Gjykatën e Posaçme

June 23, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Çdo dy ditë konflikte çasti! Në vetëm tre muaj tetë të vrarë dhe 31 të plagosur

June 23, 2026
Dorëheqja e Starmer, Andy Burnham betohet si deputet për Makerfield

Dorëheqja e Starmer, Andy Burnham betohet si deputet për Makerfield

June 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In