• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

A do të largohet Trump nga zyra para se t’i mbarojë mandati? Demokratët po diskutojnë lidhur me një gjykim të…

by Java News
08/01/2021 22:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zyrtarët e lartë demokratë po diskutojnë lidhur me një gjykim të mundshëm ndaj presidentit Donald Trump, duke argumentuar se ai nxiti qindra mbështetës të tij të cilët sulmuan ndërtesën e Kongresit amerikan, ngjarje në të cilat u vranë pesë persona.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve po zhvillon një takim virtual me bashkëpartiakët e saj demokratë, lidhur me mënyrat se si do të veprojnë për ta shtyrë përpara planin e tyre për ta larguar Trumpin nga zyra para se t’i kalojë mandati presidencial më 20 janar.

Në këtë mbledhje, AP raporton se Pelosi i ka njoftuar demokratët se ka biseduar me një zyrtar të lartë ushtarak për masat që mund të ndërmerren, që do të parandalonin që Trump në dy javët e fundit të mandatit të tij, të mos ndërmarrë ndonjë sulm, përfshirë edhe sulm të mundshëm bërthamor.

Më herët, demokratja Katherine Clark gjatë një interviste për CNN tha se zyrtarët e lartë demokratë do të takohen të premten për të shqyrtuar mundësitë që ua lejojnë ligjvënësve që të shtyjnë përpara procesin gjyqësor për largimin e Trumpit, proces i njohur me termin “impeachment” më shpejt sesa vitin e kaluar.

“Donald Trump duhet të largohet nga zyra dhe ne do të përdorim të gjitha mjetet që kemi në mënyrë që kjo të ndodhë, për të mbrojtur demokracinë tonë”, tha Clark. Nëse zëvendëspresidenti Mike Pence nuk e aktivizon amendamentin 25 të Kushtetutës, për t’ia marrë kompetencat e presidentit, “ne do të vazhdojmë me impeachment”, tha ajo.

Pas thirrjeve për largim nga zyra, Trump dënoi dhunën që la të vdekur pesë persona, pasi protestuesit e dhunshëm, mbështetës të Trumpit, sulmuan Kongresin.

Në një video të publikuar, Trump bëri thirrje për pajtim dhe premtoi për tranzicion paqësor të pushtetit te presidenti i zgjedhur, Joe Biden.

Shumë demokratë, por edhe republikanë e kanë akuzuar Trumpin se ka nxitur dhunën në Kongres. Senatori republikan, Ben Sassen tha se ai do të mbështeste procesin gjyqësor për largimin e Trumpit nga pushteti.

“Presidenti nuk e ka respektuar betimin që ka bërë”, tha Sasse për CNS, duke shtuar se veprimet e Trumpit, duke nxitur protestuesit “ishin të ligja”. Teksa mandati i Trumpit është drejt fundit, nuk është e qartë nëse do të ketë kohë që të përfundonte një proces ndaj tij për largimin nga zyra. /Rel

g.kosovari

Next Post
“Niveli i Vjosës rreth 7 metra”/ Leli zbret në terren: S’ka vend për panik, kujdes gjatë natës

“Niveli i Vjosës rreth 7 metra”/ Leli zbret në terren: S'ka vend për panik, kujdes gjatë natës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gjergj Luca hap nesër kompleksin e tretë “Fish City”, këtë herë në Apoloni të Fierit

Gjergj Luca hap nesër kompleksin e tretë “Fish City”, këtë herë në Apoloni të Fierit

September 11, 2026
SONDAZHI / Veliaj fiton në Tiranë bindshëm, PS mbetet forcë e parë, Meta-Berisha të dytët

“Të mbash kryetarin e kryeqytetit në qeli është absurd”, Rama: Tirana po vuan mungesën e drejtimit

September 11, 2026
Parku i Liqenit me syte nga qielli dhe SPAK

Parku i Liqenit me syte nga qielli dhe SPAK

September 11, 2026
“Nuk e pret Amerika”, Ngjela zbulon çfarë fshihet pas vizitës së Berishës në SHBA

“Nuk e pret Amerika”, Ngjela zbulon çfarë fshihet pas vizitës së Berishës në SHBA

September 11, 2026
Aksident i rëndë në Fier, përplasen tre mjete në aksin rrugor Strum-Roskovec, një i vdekur

U prangos në Greqi! Kush është trafikanti i kokainës që kërkohej nga Shqipëria për vrasje?

September 11, 2026
Me qeverinë dhe partinë në Pogradec, Rama me drejtuesit politikë, krerët e komisioneve dhe ministrat

A e sheh veten President? Rama flet për të ardhmen: Nuk zgjedh pasardhës. Do vazhdoj të jem anëtar i PS

September 11, 2026
Sulmohet tubacioni i naftës në Arabinë Saudite, shpërthejnë zjarre në disa pika

Sulmohet tubacioni i naftës në Arabinë Saudite, shpërthejnë zjarre në disa pika

September 11, 2026
Rama zbulon “Thembrën e Akilit” në negociatat për Sazanin: Çfarë më tha Kushner

Rama zbulon “Thembrën e Akilit” në negociatat për Sazanin: Çfarë më tha Kushner

September 11, 2026
Rama sqaron projektet: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci është pronë private!

Rama sqaron projektet: Sazani mbetet shtetëror, Zvërneci është pronë private!

September 11, 2026
Nufi: Shqipëria, kontribuese e mbrojtjes kolektive, stabilitetit rajonal dhe gatishmërisë së NATO-s

Nufi: Shqipëria, kontribuese e mbrojtjes kolektive, stabilitetit rajonal dhe gatishmërisë së NATO-s

September 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com