• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Horoskopi

A do të jetë muaji Nëntor një muaj me ndikim të thellë emocional apo transformues? Ja çfarë thotë astrologia

by Java News
04/11/2025 20:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV me moderatore Androniki Kolka ishte numerologia dhe astrologia e njohur Liza Gjika, e cila bëri një parashikim për muajin Nëntor. Kjo periudhë karakterizohet nga lëvizje të shumta planetare duke bërë që të jetë një muaj me ndikim të thellë emocional, por dhe transformues. 

“Eshtë një muaj shumë i bukur, kemi fatin e madh që të stabilizojmë çdo gjë në këtë periudhë, duke qenë se i shohim gjërat më kthjellët. Eshtë një muaj që do kërkojë qetësi dhe ku prioritet më të madh do të ketë shenja e Akrepit, pasi do të bëhet më dinamik e më sensual, dhe lum ata që kanë lidhje me Akrepin. Në fund të muajit Mërkuri kalon tek Shigjetari duke na dhënë një kreativitet të jashtëzakonshëm dhe një liri fjale. Të gjitha shenjat pozicionohen falë Mërkurit në Shigjetar, që i bën më optimist, të guximshëm, të komunikueshëm dhe me shumë kurajo”, theksoi Gjika duke vijuar me parashikimin e detajuar për secilën shenjë. 

Dashi 

Ky muaj ju jep mundësi të mira, kush merret me letërsi do të ketë hapësira dhe mundësi të jashtëzakonshme. Dashit i pëlqen arti, në përgjithësi janë njerëz me shpirt artistë. Përgjatë këtij muaji do keni pak probleme në anën sentimentale, disa pengesa nga e kaluara ose mund të keni disa konflikte të vogla. Gjithashtu flirte të reja do të keni, por kujdes, qëndroni më këmbë në tokë, mos premtoni shumë! Dikush që ka ëndërrruar një punë të re, do gjejë stabilitet. 

Demi 

Do keni rregullime në anën ekonomike, do bashkëpunoni me shoqëri dhe do keni shumë kontrata. Ju dini ta përdorni gjuhën se jeni filozof. Keni pak konflikte në raport sentimental, do mungojë disi toleranca për Demin gjatë ketij muaji, do ngeleni pak të menduar, por nuk do ju pëlqejë lufta dhe do shtroheni. Në anën e punës do jetë një muaj me lëvizje dhe udhëtime. Gjatë kësaj periudhe do keni flirte nëse jeni beqar. Kujdes me shpejtësinë e makinës!   

Binjakët 

Do ndiheni pak të plogësht në punë, do ju duket sikur do ju humbasë siguria, por kjo do ju japë shumë krahë që të ndryshoni pozicionin, dhe kjo mund t’ju vijë surprizë, pak e vonuar, por do ju vijë. Sa i takon anës sentimentale jeni pak kokëfortë, pasi nuk do ndjeheni mirë gjatë gjithë kësaj periudhe, duke qenë se do të keni Mërkurin ballë për ballë. Nga ana e shëndetit do të jeni mirë, nuk do keni probleme. 

Gaforrja 

Ndodheni në pozicion të shkëlqyer! Nëse në punë keni pasur disa momente të dyshimta dhe të mërzitshme, do ngriheni dhe do bëheni pishman për stresin që keni kaluar. Kujdes duhet të ketë Gaforrja, por dhe Dashi e Virgjëresha, pasi jeni të implikuar me thashetheme. Anashkalojini, mos i jepni rëndësi, pasi janë thjesht flluska në ajër. E vërteta do dalë në dritë dhe do kuptohet kush jeni ju. Në fushën sentimentale keni një rikthim nga e kaluara, një ish i yti do shfaqet ose do t’ju dalë përpara dikush që ju e keni menduar dikur ose e keni dashur dikur. Sa i takon anës ekonomike do jetë në ngritje. 

Luani 

Jeni pak nervoz në këtë periudhë, por punës do i jepni shumë prioritet. Ata që merren me shkrime dhe botime, do kenë një “ndriçim” fjale, do kenë sukses dhe sharm. Luani ka një zakon që duhet t’a heqë, shpesh herë e ka mendjen tek e shkuara. Nëntori do të jetë dinamik për Luanin, me ngritje në detyrë dhe me udhëtime profesionale. Keni nevojë shumë për tokëzim me natyrën, duke qenë se ndihet mungesa e tokës në këtë periudhë, ndaj shenjat e zjarrit ndjehen pak të vobekta. Kështu që lidhuni me tokën, ecni, ushqehuni me prodhime toke, por kujdes me mbipeshën! 

Virgjëresha 

Me një kapërcim të jashtëzakonshëm jeni katapultuar në punë dhe karrierë, me përgjegjësi të mëdha. Por kujdes, keni edhe shumë goditje! Mos pyesni asnjë njeri, do i kapërceni vetë, sepse keni shumë kurajo. Virgjëreshat shquhen për krenarinë dhe vetëbesimin e tyre, mos pyesni shumë të tjerët pasi dini gjithmonë si të merrni vendimin e duhur. Nga ana sentimentale keni pak grindje, vazhdoni në rrugën tuaj dhe lërini gjërat të rrjedhin normalisht. Ana ekonomike do jetë shumë mirë, por kujdes se mund të goditeni aty ku nuk e prisni. 

Peshorja 

Muaji për Peshoren do të nisë me disa vështirësi, por do e merrni veten nga fundi i Nëntorit, duke i dhënë prioritet bashkëpunimit, duke bërë kontrata të reja pune, duke bërë udhëtime profesionale që do ju vlejnë shumë, sidomos ata që merren me krijimtari. Në fushën sentimentale kemi një entuziazëm të jashtëzakonshëm, kemi një anë erotike harmonike, sa të qetë dhe të ëmbël.   

Akrepi 

Na pret një muaj i bukur, do i shohim gjërat më kthjellët, prioritet i jepet Akrepit, lum ata që janë të lidhur me Akrepët, ai bëhet më dinamik, më seksual. Kemi ide të mrekullueshme tek Akrepi në këtë periudhë, nëse ka qënë neglizhent dhe i pavendosur tani kemi një stabilitet. Mërkuri në datën 29 kalon tek Shigjetari ku i jep liri fjalës, të drejtës, të pastrës dhe së bukurës. 

Shigjetari 

Ndihet pak i plogët në mendime sepse është i trazuar. Ata që merren me krijimtari e kanë një periudhë të përsosur të gjithë Nëntorin. Nëse keni një projekt tani bëjeni, jeni në momentin e duhur! Ana sentimentale është e stabilizuar, nëse keni lidhje me shenjat e tokës ka pak trazime, nëse ke lidhje me Akrepin do të jetë një periudhë shumë e bukur, shohim një Shigjetar që fluturon. 

Bricjapi 

Jeni në një periudhë shumë dinamike me jetën tuaj, keni shumë mendime dhe sugjerime nga të tretët, por pyesni veten tuaj dhe instiktin tuaj, pasi do ju udhëhiqte shumë më mirë sesa të pyesnit të tjerët. Sa i takon fushës ekonomike-financiare është një muaj i mbarë për ju, kush punon që ka të bëjë me paratë në bankë apo në marketing, do ketë një periudhë të artë, shumë të mirë.   

Ujori 

Jeni futur në një balancë të vogël për disa gjëra që janë të prapambetura. Kush ka pasur punë me dokumente, bashkim familjar, shkolle, do stabilizohen. Dikush fillon një punë të re, dikush realizon një ëndërr… Kur Mërkuri është tek Shigjetari, i jep një liri të fortë të fjalës dhe mendimit shumë shenjave të zodiakut. Do dëgjojmë këtë vit për Ujorët, tani është momenti i tyre, nuk do rrinë nën hije. 

Peshqit 

I kanë gjërat në terezi, për ta punojnë të tjerët, janë më me fat në këtë drejtim. Mërziten kot, shpesh herë qajnë, do ju bënin mirë udhëtimet. Jeni në një pozicion të mirë dhe gjatë gjithë periudhës keni vetëm stabilizim. Në fushën sentimentale nëse ke të bësh me Shigjetarin do të jeni akoma më mirë, por mos e ngacmoni shumë atë, lëreni rehat se është ambicioz. Nëse ke të bësh me Gaforren do të jesh mirë, nëse ke të bësh me Akrepin do ngacmohesh, nëse ke të bësh me Dashin, këtu ke konflikte shumë të forta.   

 

 

 

 

 

Next Post
PD kërkon shkarkimin e Erion Veliajt si kryebashkiak i Tiranës

Mos thuaj asnjëherë kurrë në politikë - Rasti i Veliajt!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

Trump përballet me pengesë ligjore, gjykata lë në fuqi bllokimin e reformës për votuesit

July 27, 2026
Tensionet në rajon, Hoxha reagon ndaj Vuçiçit: Mos ringjallni ndasitë e së kaluarës!

Tensionet në rajon, Hoxha reagon ndaj Vuçiçit: Mos ringjallni ndasitë e së kaluarës!

July 27, 2026
Shehaj rrëmbeu dokumentin dhe u largua me vrap nga Kuvendi, Rama: Vesi del me shpirtin, i takon prokurorisë t’i tregojë vendin!

Shehaj rrëmbeu dokumentin dhe u largua me vrap nga Kuvendi, Rama: Vesi del me shpirtin, i takon prokurorisë t’i tregojë vendin!

July 27, 2026
Shkrepësja e revolucionit të tetorit? Pse PD dhe opozita e re bëri potere për paktin ushtarak me SHBA!

Shkrepësja e revolucionit të tetorit? Pse PD dhe opozita e re bëri potere për paktin ushtarak me SHBA!

July 27, 2026
Ja çfarë përmban kredia 302 milionë USD nga SHBA për Shqipërinë, zbardhen detajet e marrëveshjes

Ja çfarë përmban kredia 302 milionë USD nga SHBA për Shqipërinë, zbardhen detajet e marrëveshjes

July 27, 2026
Lufta me zjarret/ Rama premton pagë ekstra për trupat e Ministrisë së Mbrojtjes: Flotës do t’i shtohen avionë zjarrfikës

Lufta me zjarret/ Rama premton pagë ekstra për trupat e Ministrisë së Mbrojtjes: Flotës do t’i shtohen avionë zjarrfikës

July 27, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Duke menduar çfarë i duhej Agronit marrëveshja sekrete

July 27, 2026
Plarent Ndreca kundër praktikave gjyqësore: Po krijohet një precedent i rrezikshëm për avokatinë

Plarent Ndreca kundër praktikave gjyqësore: Po krijohet një precedent i rrezikshëm për avokatinë

July 27, 2026
Avokatët paralajmërojnë bojkot, reagon Dhoma e Avokatisë: Gjobat janë të padrejta, do i drejtohemi KLGJ-së

Avokatët paralajmërojnë bojkot, reagon Dhoma e Avokatisë: Gjobat janë të padrejta, do i drejtohemi KLGJ-së

July 27, 2026
Tentoi të ndalonte Shehajn që mori dokumentin sekret, punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët (VIDEO)

Tentoi të ndalonte Shehajn që mori dokumentin sekret, punonjësja e Kuvendit rrëzohet nga shkallët (VIDEO)

July 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In