• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mos thuaj asnjëherë kurrë në politikë – Rasti i Veliajt!

by Alban Daci
04/11/2025 20:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Alban Daci 

Arrestimi i Veliaj sigurisht është një ndër ngjarjet më të forta të tranzicionit! Ndoshta vite më parë askush nuk e kishte menduar se një gjë e tillë mund të ndodhte e aq më pak që mund t’i ndodhte pikërisht Veliajt, i cili dukej i gjithëpushtetshëm, aq shumë sa ndoshta nuk po njihte më as veten e tij. 

Ai mori një pushtet të vrullshëm, brenda pak viteve, nga hiçi, pa dinasti e pa’ trashëgimi!  Ndoshta është e vërtetë kur disa thonë se si nuk ishte fare socialist e ndoshta nuk kishte fare as i majtë! Ai, le të themi, shpiku shoqërinë civile në Shqipëri duke e kthyer në alternativë politike ose më saktë duke e projektuar në optikën e pushtetit dhe në shërbim të politikës! 

Veliaj mund të jetë socialist për aq sa ka qenë realisht komunist Enver Hoxha, por të dy patën nevojë për filozofi politike për të realizuar ëndrrën e pushtetit dhe karrierën politike. 

Veliaj kishte një mbështetje të madhe në mediume publike e mediatike e kjo lidhej me garancinë e pushtetit që kishte! Pas arrestimit të tij, shumë prej tyre as nuk e zënë më me gojë  e jo më t’a mbështesin! Madje, e braktisën edhe anëtarët e Këshillit Bashkiak që janë atyre falë mbështetjes politike të Veliajt. 

Është e njohur se në politikë nuk ka miq, por nëse disa qëndrojnë, kur të gjithë të tjerët të braktisin ose të tradhtojnë, do të thotë se ata do të jenë edhe në mundësinë e ringritjes! Hitleri tentoi të merrte pushtetin me grusht shteti, u arrestua dhe u dënua dhe këtë të fundit e përdori si kauzë për t’u ringritur dhe e rinisi me ata që nuk e tradhtuan edhe kur ishte pas hekurave dhe në fakt disa prej tyre e mbyllem po më të në njërën formë tragjike! Njerëzit që besojnë në kauza dhe ideale, pavarësisht se mund të jenë të mira apo të këqija për shumicën, thuajse kanë gjithmonë sukses në politikë. 

Me arrestimin e Veliajt,  shumë filluan të aludonin se ishte fundi i tij dhe nuk mund të rikthehej më! Unë, kur jam pyetur, kam thënë se: “kurrë mos thuaj kurrë në politikë”, por kam argumentuar se do të jetë një betejë e vështirë për të! Kam argumentuar se mbi të gjitha do të varet nga forca dhe vullneti i vetë Veliajt dhe çfarë kërkon të jetë në të ardhmen! 

Përtej parashikimeve, Veliaj, duke mos pasur për të humbur asgjë nuk iu dorëzua diktatit të Partisë e as të liderit të saj dhe vendosi të përballet! 

Sigurisht përballja në Kushtetuese, thuajse përtej parashikimeve të shumicës, do të mbetet në historinë e tranzicionit si një ndër përballjet me epike e një kryebashkiaku në burg kundër Qeverisë dhe Presidencës dhe duke i mundur të dy këto gjigant të institucioneve shtetërore. 

Nuk mendoj se Veliaj e dërgoi në Kushtetuese çështjen e shkarkimit të tij jo vetëm me argumentin se nuk kishte çfarë të humbiste, por mendoj se e ka bërë si një rizgjim për të fituar lirinë e tij politike duke rigjetur veten që e kishte fshehur nën hijen e liderit të Partisë. 

Vendimi i Gjykatës,  ka shumë gjasa të ndryshojë shumë ekuilibra dhe mund t’i ofrojë Veliaj një perspektivë që ndoshta shumica nuk e kanë besuar e as nuk e besojnë!  Veliaj ka prezumimin e pafajësisë deri në një vendim të formës së prerë! 

Beteja juridike është e vështirë, sepse nga akuzat e Spak thuajse askush nuk ka shpëtuar pa u dënuar e kjo lidhet ndoshta  edhe me faktin se i ngrënë akuzat me profesionalizëm dhe me fakte të pakontestueshme! Megjithatë, përsa kohë Veliaj ka prezumimin e pafajësisë, nuk përjashtohet mundësia të të dalë edhe i pafajshëm! Nëse kjo do të ndodhë, ka shumë gjasa që Veliaj të kthehet si lider duke marrë PS dhe duke dominuar politikën për disa vite! Thonë se mund të përsërisë historia e Nanos!  

Çfarë mund të ndodhë nuk mund t’a dimë dot, por tashmë është fakt se Veliaj nuk e Ka me shaka betejën e tij ndaj liderit që e mbështeti në karrierën e tij politike. 

Në politikë nuk duhet themi kurrë e për pasojë të shikojme çfarë do të ndodhë! Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në favor të Veliaj ka rikthyer rendin kushtetuese e padyshim me favorizuari është pikërisht ankimuesi! 

Next Post
“S’do më shihni ndonjëherë t’i bie tavolinës”/ Distancohet nga kolegët që përplasen me Peleshin, deputeti i PD: Nuk bëj veprime me regji…

“Lirojeni Veliajn nga burgu”, Arjan Ndoja: Rama po intimidon Gjykatën Kushtetuese

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

Zonja Agathi e Kuvendit të Shqipërisë

July 28, 2026
Rama për “The Financial Times”: NATO të rivendosë kontrollin në veri të Kosovës. Për të dalë nga kjo çmenduri e pafund…!

Të reflektosh jo me fjalë ndaj qeverisjes

July 28, 2026
Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

Mbi 1,500 të dënuar me vdekje në Iran futen në grevë urie

July 28, 2026
“Ambasada e SHBA, kontakte non stop me ne”, Berisha: Interes absolut për zgjedhjet

PD “leksion” ambasadës amerikane: Mbani qëndrim për protestën, mos rrini si struci…

July 28, 2026
“Perëndimi çdo ditë në SPAK, politika e sulmon”, Shehaj: Do të çojmë 100 mijë firma në Kongresin Amerikan

“Mora atë që më takonte”, Shehaj flet për grabitjen e dokumentit: Ika me vrap se s’jam kukull unë…

July 28, 2026
Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

Nga shpejtësia skëterrë te muzika shurdhuese, zbardhen porositë e Kryepolicit për sezonin veror

July 28, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

“Skrapari rrezikon të zhduket nga harta! Fushë-Krujës duan t’i marrin dy fshatrat e aeroportit”

July 28, 2026
Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

Gjermania vendos trupa në Poloni për të forcuar mbrojtjen e NATO-s ndaj kërcënimit rus

July 28, 2026
Kur nuk kalon stekën nuk i kërkohet Duplantis të tërhiqet

Pushteti nuk fitohet nga dështimi i tjetrit

July 28, 2026
Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

Aksident tragjik në Fushë-Krujë, një i vdekur dhe një i plagosur, detajet e para

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com