Me rastin e 30-vjetorit të eksodit shqiptar të 6 marsit 1991 Kryeministri Rama do të zhvillojë një vizitë 2-ditore në Italisë.
Rama është pritur pasditen e sotme në Bari nga ministri i Jashtëm Di Maio dhe kryetari i bashkisë Emiliano.
Eksodi i shqiptarëve/ Luigi Di Maio: Imazhet e atyre ditëve, përgjithmonë të gdhendura në kujtesën kolektive të të gjithë Italianëve
Pas 30 vitesh, tha Di Maio është koha të kujtojmë së bashku ato ditë që sollën në brigjet tona 25 mijë shqiptarë.
“Sot kemi dashur të kujtojmë dhe festojmë të gjitha këto, së bashku me Kryeministrin shqiptar Edi Rama, i cili është gjithashtu një mik i dashur dhe i vlerësuar i Italisë dhe me guvernatorin Rajonit të Puglias Michele Emiliano”, tha Di Maio.
Duke theksuar se lidhja midis Italisë dhe Shqipërisë është intensive dhe e jashtëzakonshme. Jam i lumtur ta festoj këtu këtu me ju sot.