Nga Flogert Muça
Mjekja Najada Çomo, një nga simbolet e luftës kundër Covid-19 dhe inxhinierja Luljeta Bozdo e cila u bë simbol i shpresës pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit të 2019-ës, janë vënë nën shënjestrën e opozitës, vetëm pse të dyja këto zonja pranuan të jenë pjesë e ekipit të PS-së për zgjedhjet e 25 prillit.
Dy zonja ndër më të aftat në fushat respektive, pas propozimit të kryeministrit Rama, kanë parë të arsyeshme që të bëhen pjesë e ekipit të PS-së pasi kanë besuar të lidershipi dhe vizioni i kësaj partie. Dhe pikërisht për këtë arsye, në kampin opozitar ka shëprthyer një mllef që të lë pa fjalë, për dy zonja që s’ke ç’u thua një fjalë të keqe për atë që janë, kanë bërë e vazhdojnë të bëjnë.
Dy janë arsyet kryesore psë opozita po sulmon sot dy zonjat e larpërmendura.
Së pari është frika që PD dhe LSI kanë nga 25 Prilli. Kjo frikë ju është rritur pas emrave të rinj që po i atashohen PS-së, emra të cilët janë padiskutim vlera dhe thesare të këtij vendi. Frika legjitime e Opozitës është se emra të tillë rrisin besimin e kundërshtarit të tyre, por kjo nuk është për faj të Ramës. Lulzim Basha aty i ka patur e i ka intelektualët, por nuk i ka thirrur kurrë. Madje edhe ata që kishte (fjala vjen doktor Halim Kosova), i largoi pse nuk i dhanë rryshfet miqve të partisë.
Arsyeja tjetër po kaq e rëndësishme është besueshmëria. Fakti që Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi nga njëra anë nuk kanë mundur të afrojnë asnjë personalitet të ri në partitë e tyre, veç atyre që u kanë mbetur nga e shkuara dhe nga ana tjetër kanë si simbol Berishën e Metën, tregon besueshmërinë e ulët që kanë intelektualët ndaj lidershipit të opozitës.
Thënë këto, ata që shajnë e sulmojnë sot Çomon e Bozdon, në fakt tregojnë hapur se sa i paaftë është Lulzim Basha për të ndërtuar ekip e shpresë teksa si alternativë ka Berishën e Metën.