• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Nënkryetarja e LSI kundër Ramës: Personat me Covid duhet të votojnë! Ja përse kërkon ta zhdukë votën e tyre

by Ardit Rada
05/03/2021 16:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha e konsideroi një deklaratë të rëndë dhe në shkelje të drejtave të njeriut atë të kryeministrit Rama, që u shpreh se personat me Covid nuk mund të votojnë.

Ish-deputetja e LSI solli në vëmendje shembullin e zgjedhjeve në Kosovë, ku rreth 140 ekipe të veçanta me mjekë, policë dhe specialistë të zgjedhjeve, mundësuan votën në banesë për të infektuarit me Covid-19 dhe familjarët e tyre.

Postimi i plotë i Gjoshës:

Dje Kryeministri deklaroi se personat me COVID-19 nuk mund të votojnë! Deklaratë e rëndë që shkon në shkelje të lirive themelore të njeriut të shpallura në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë! E drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur është një e drejtë themelore e njeriut dhe si e tillë mbrohet jo vetëm nga Kushtetuta por dhe nga Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut.

Për këtë të drejtë ka dhe vendime të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila ka argumentuar se është detyrë e shtetit të krijojë mundësinë e pjesëmarrjes së të gjithë qytetarëve në zgjedhje. Sipas parashikimeve ligjore, personave të sëmurë u sigurohet vota në shtëpi apo në spital.

Shembulli i fundit ishin zgjedhjet parlamentare në Kosovë, ku rreth 140 ekipe të veçanta me mjekë, policë dhe specialistë të zgjedhjeve, mundësuan votën në banesë për të infektuarit me Covid-19 dhe familjarët e tyre. Të njëjtën gjë si Kosova bëri dhe Maqedonia e Veriut për zgjedhjet në Korrik të 2020.

E vetmja qeveri në Ballkan që nuk arrin jo nivelet europiane por as nivelet minimale të demokracisë të rajonit, është qeveria shqiptare.

Kjo është sjellje tipike diktatoriale dhe që nuk njeh të drejtat themelore të vetë shtetasve të saj, që vjen nga frika e humbjes së zgjedhjeve, pasi të sëmurët me COVID-19 janë ata që e kanë vuajtur më rëndë dështimin e kësaj qeverisje dhe janë votë kundër. Prandaj dhe është mision i qeverisë ta zhdukë këtë votë.

Të bashkuar nuk do ta lejojmë në asnjë mënyrë këtë akt diktatorial. Të gjithë shtetasit shqiptarë me të drejtë vote do të votojnë në 25 Prill për t’i dhënë fund kësaj keqqeverisje që nuk respekton asnjë të drejtë bazike të qytetarëve të saj!/Tema/a.p

Next Post
Rudina Xhunga e zhgënjyer: Albin Kurti m’u duk i vjetër/ Ja çfarë ka pikasur gazetarja

Rudina Xhunga e zhgënjyer: Albin Kurti m’u duk i vjetër/ Ja çfarë ka pikasur gazetarja

Comments 1

  1. Kometa 001 says:
    6 years ago

    Hahaha, sa i di koka kesaj mua me di by**!

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In