• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Përfitimet e Berishës nga kundërshtimi i masës së sigurisë “detyrim paraqitje”

by Mero Baze
21/11/2024 20:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar sot pretendimet e Sali Berishës se masa e parë e sigurisë e dhënë ndaj tij në tetor të vitit 2023, për detyrim paraqitje dhe ndalim të lëvizjes jashtë Shqipërisë, ishte e paligjshme, pasi duhet të kalonte nga Parlamenti.

SPAK në atë kohë argumentoi se masa nuk prekte lirinë personale të deputetit dhe nuk kishte arsye të kalonte në Kuvend.

Natyrisht, nuk do të ndryshonte gjë edhe po të kalonte në Kuvend, pasi shumica është kundër Berishës, por kapja e tij pas këtij pretendimi nuk ishte betejë juridike, por politike.

Berisha u përpoq dhe gjeti një arsye për të thyer formalisht masën e sigurisë me qëllim që ajo të shtrëngohej në arrest shtëpie.

Kjo masë i siguroi Berishës për gati një vit dy privilegje:

Privilegji i parë ishte viktimizimi i tij fals, duke u kapur pas pretendimit se ai ishte mbyllur në arrest shtëpie, sepse kërkoi një të drejtë kushtetuese që sot u provua se nuk e kishte.

Duke u viktimizuar si një lider opozite në “arrest shtëpie”, i cili nuk ka kush t’i udhëheqë partinë sepse i ka mbetur në dorë Flamurit, ai në të vërtetë po bën gati alibinë e humbjes dhe rezultatit katastrofik që pritet të marrë partia e tij në zgjedhje.

Privilegji i dytë kishte të bënte me shmangien e dështimit të tij nëse do të lihej i lirë.

Gjatë këtij viti, që ai ka qëndruar në “arrest shtëpie”, ka pasur privilegjin të mbajë çdo natë një fjalim nga dritarja, të cilin e dëgjojnë 20 veta poshtë tij. Por ama ka gjetur një mënyrë për të mbushur ditën dhe për t’u justifikuar për dështimet.

Nëse ai do të ishte i lirë, me masën “detyrim paraqitje”, siç e kishte vendosur fillimisht gjykata, do të dështonte plotësisht.

Do të dështonte pasi jo vetëm që nuk do të mund të përmirësonte gjendjen e opozitës me objektivin e tij për ta përdorur elektoratin si “xhandarmëri” të familjes Berisha, por nuk do të kishte as fuqinë fizike për të marrë pjesë në takime në rrethe dhe në Tiranë.

Dështimi i tij do të ishte më i rëndë, më i prekshëm dhe më i pakorrigjueshëm në të ardhmen.

Kështu, së paku e shtyu një vit në dritare, duke u justifikuar se i ishte bërë padrejtësi dhe duke shpëtuar nga lodhja fizike dhe dështimi rrugëve të Shqipërisë, ku pretendon të organizojë një “revolucion” që nuk po marshon askund.

Për këtë, duhet t’i jetë mirënjohës SPAK-ut që nuk e çoi çështjen me të drejtë në Parlament dhe i dha atij shkas të shtyjë një vit si viktimë. Po ta kishte çuar në Kuvend, njësoj do të ishte vendimi, por ky nuk do të kishte arsye të vetviktimizohej.

Tani ka rastin që të gënjejë përsëri demokratët, derisa çështja të shkojë në Strasburg. Ndoshta aty ka fat, sepse me atë gjykatën në Paris nuk i eci.

Next Post
E vetmuar, si dhelpra!

E vetmuar, si dhelpra!

Comments 1

  1. L.Xh says:
    2 years ago

    Leshin e Currit, …..Saliu me të tijtë, ta mbajnë fort shtrenguar, ta lajnë, ta pastrojnë, ta krehin, ta dredhin, ta përdredhin, ta bëjnë kaçurel, ta bëjnë bishtalec, ta bëjnë bubikof, ta qethin e ta rruajnë….dhe në fund, LESHI I CURRI, tu rrojë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

Iluzioni i pushtetit që vjen nga lart

September 27, 2026
“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

“Liri për çlirimtarët!” Qindra qytetarë në Has në mbështetje të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në Hagë

September 27, 2026
Shërbim Prove….

Ripërtëritje apo ringjitje

September 27, 2026
Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

Dha dorëheqjen si President i Serbisë, porosia e Vuçiç: Mos hiqni dorë nga Kosova

September 27, 2026
“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

“Keqinformimi po rrënon botën”, Çupi: SPAK nuk shihet më si institucion kushtetues, është këshill kanunor

September 27, 2026
Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

Përfshihet nga zjarri banesa në Fermë-Çlirim, humb jetën 70-vjeçari

September 27, 2026
Vuçiç shpall zgjedhjet e parakohshme: Po e mbaj fjalën time ndaj popullit serb, qytetarët mund të shprehin vullnetin e lirë

Aleksandër Vuçiç jep dorëheqjen si President i Serbisë pas dy mandateve

September 27, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Para dorëheqjes, Vuçiç falënderon mbështetësit: Kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin!

September 27, 2026
Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

Trajneri Mancini para sfidës me Turqinë: Asnjë presion, duhet vetëm të punojmë!

September 27, 2026
Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

Rokadë ambasadorësh/ Ferit Hoxha konkretizon lëvizjet, Meidani në Prishtinë, Malaj në Shkup

September 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com