Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka dhe kryetari i partisë Republikane, Fatmir Mediu janë kthyer në PD mbrëmjen e sotme.
Gjithçka ka ndodhur pasi Nard Ndoka, kryetari i partisë Demokristiane nuk hodhi firmën për koalicionin me Partinë demokratike dhe aleatët për zgjedhjet e 25 prillit.
Burime për Top Channel bëjnë me dije se Ndoka nuk është i kënaqur nga negociatat me Bashën dhe është i vetmi që ka konfirmuar se nuk ka firmosur.
Më parë, u raportua se Partia Demokratike me aleatët kanë hequr dorë nga titulli “Shqipëria fiton” dhe në zgjedhjet e 25 prillit dhe do të marrin garojnë me koalicionin “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim”.
Pas disa takimesh me kryetarin e PD, Lulzim Basha, thuhet që sigla e Koalicionit do të mbetet ajo e PD, e cila do të jetë edhe partia udhëheqëse. Mbetet ende e paqartë se cili prej kryetarëve ka hedhur firmën dhe cili prej tyre, përveç Ndokës, nuk ka rënë dakord me këtë marrëveshje.