Detaje të reja kanë dalë pas arrestimit të gjyqtares Enkelejda Hoxha. Sipas informacioneve paraprake, burime bëjnë me dije se këta persona po planifikonin lirimin e një të dyshuari për vrasje nga burgu i Fushë-Krujës. Hoxha së bashku me avokatin Aldo Tabaku kishin marrë një shumë të konsiderueshme parashë për lirimin e të dënuarit për vrasje.
Ky i fundit ishte riarrestuar nga policia disa kohë më parë, por kishte gjetur hapësirat ligjore përmes avokatit dhe gjyqtares që të shpresonte lirinë.
Kompjuterat personale dhe të gjitha dokumetet e saj janë marrë në sekuestrim nga ana e SPAK. Tashmë gjyqtarja do të përballet me akuzat e korrupsioni, shpërdorimit të detyrës dhe ndikimit të funksionarëve publikë.