• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, August 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Atdheu na thërret!’ Çollaku: Ja sa do të paguhen rezervistët dhe si do të bëhet rekrutimi

by A R
28/11/2024 08:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ardit Çollaku, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Rregullatore dhe Përputhshmërisë në Ministrinë e Mbrojtjes ka dhënë detajet për ligjin e shërbimit rezervist.

Për emisionin “Ekspres” në RTSH, eksperti i Ministrisë së Mbrojtjes, shpjegoi se draft-ligji prej kohësh ka qenë në konsultim publik dhe parashikon të rregullojë funksionimin e strukturës rezerviste. Nuk është me detyrim, tha ai,  por me vullnet për t’i shërbyer atdheut.

“Është i nevojshëm ligji për rezervistin sepse ne kemi pasur ligjin 90/47 që rregullonte shërbimin Ushtarak të detyrueshëm në Republikën e Shqipërisë, i cili është ndryshuar në vitin 2003. Me futjen e vendit në NATO na është kërkuar nga aleatët që para hyrjes sonë në këtë organizatë të mbrojtjes që ne të fillojmë ti kthejmë forcat tona të armatosura në forca profesionale. Në lidhje me shërbimin e detyrueshëm ushtarak shumë vende të NATO-s dhe rajonit po rishikojnë vendosjen e shërbimit të detyrueshëm”.

Në momentin që rekrutimet nuk plotësojnë nevojat, Çollaku tha se është marë në konsideratë rikthimi i ligjit 90/47 që parashikon përveç shërbimit ushtarak të detyrueshëm edhe shërbimin alternativë, por dhe shërbimin ushtarak në rezervë. Rezervistët do të jenë krah FA-së dhe në misione ushtarake ndërkombëtare të drejtuara nga OKB, NATO dhe BE-ja për sigurinë rajonale dhe globale.

“Ne jemi munduar që të rregullojmë kuadrin ligjor në përputhje me standardet dhe me kërkesat sipas klimës së sigurisë dhe mbrojtjes që është e nevojshme kohët e fundit”, tha Çollaku.

Më tej zyrtari i ministrisë së Brendshme duke shpjeguar ligjin tha se, “ parashikohet që Shqipëria të ketë një forcë rezerviste të shërbimit ushtarak në rezervë e cila do të kontribuoje krahas Forcave të Armatosura aktive që vendi ynë ka”.

“Sipas kërkesave nga vendet aleate, kërkohet që këtë forcë rezervistes ta kemi jo më pak se 20% të forcave aktuale. Ne kemi parashikuar në një numër total prej 2100 rezervistë por kjo nuk do të thotë që prej ditës së para të kemi këtë kontingjent trupash. Sipas strategjisë që parashikohet, buxhetet janë ndarë me kategori dhe kjo parashikohet deri në 2030 dhe mendohet që në këtë vit kjo strukturë të jetë e kompletuar në të gjitha kompanitë që do shërbejnë në Forcës Rezervistë. Për 2025 ne kemi buxhetor dhe kemi projektuar një kompani prej 125 vetash e cila do ti bashkohet Forcave të Armatosura.

Më tej Çollaku ka shpjeguar për emisionin “Ekspres” dhe mënyrën se si do të bëhet përzgjedhja e këtij kontingjenti trupash dhe kriteret që do të ndiqen për rekrutim.

“Nëpërmjet këtij ligji ne jemi duke rregulluar të drejtat dhe detyrimet jo vetëm të shtetasve që do të marrin pjesë por gjithashtu të institucioneve  shtetërore por edhe ato private që do të lejojnë punonjësit e tyre të marrin pjesë në këtë strukturë rezerviste.  Ne kemi parashikuar që një ushtarak në rezervë  do të kryejë shërbimin e tij nga 14 ditë në 45 ditë në vit. Nëpërmjet Qendrës së Personelit të rekrutimit do të lidhet një marrëveshje me ministrin e Mbrojtjes një kontratë  2-vjeccare. kjo kontratë do të jetë e rinovueshme , në rast se të dy palët kanë interes për këtë gjë, pra nuk do të kemi një qasje me detyrim por çdo gjë do të jetë vullnetare”.

Sipas tij, ligji për rezervistët ka si synim që të risim cilësinë dhe kualitetin sepse sot kemi më shumë sektorë që duhen të mbulohen nga Ministria e Mbrojtjes, që nuk kanë qenë fusha me interes 30 vite më parë.

“Sot kemi fusha që lidhen me Sigurinë Kibernetikë, për mjekësinë, etje.  nuk është e thënë që rezervisti të ketë patjetër profil ushtarak por me dëshirë ai mund ti bashkohet kësaj force për funksione të caktuara që mund të ketë.  Ne i kemi ndarë në dy kategori; Kategoria e parë janë ushtaraket që aktualisht janë në rezervë dhe janë në evidencat e Ministrisë së Mbrojtjes, dhe kjo kategori përfshinë më shumë se 800 persona. Kategoria e dytë ka të bëjë me ligjin e ri që do përfshijë vullnetarët”.

Çollaku foli edhe për sistemin e pagesave që sipas tij, të dyja kategoritë e sipërpërmendur kanë një pagë të kënaqshme në momentin që firmosnin kontratën me Ministrin e Mbrojtjes.

“ Aktualisht kemi marr një mesatare të punonjësve të Ministrisë së Mbrojtjes. nisur nga ndryshimet e fundit dhe rritjes së pagës është llogaritur që të jetë 46 euro në ditë. Këtu nuk përfshihen as veshjet, trajnimet apo armatimi nëse është nevojshme.

/a.r

Next Post
“Bardhi sulmoi mediat me gjuhën e Berishës”, Gjikondi: Çështjes “Kurum” t’i shkohet deri në fund!

Shpërthen Gjikondi: Vendim politik i gjyqtares që liroi Berishën. Tregoi mirënjohje për ata që e vunë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

ANALIZA E REL/ A mund t’ua ndalojë BE-ja hyrjen në Shengen ish-ushtarëve rusë?

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

August 28, 2026
10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

10 ditë peng në Spanjë, si shqiptari rrëmbeu shoferin e kamionit pasi u zhdukën 30 milionë euro kokainë

August 28, 2026
Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

Vandalizëm në resortin e Trumpit, 7 të akuzuar në “lidhje me terrorizmin”

August 28, 2026
Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

Vodhi 27 milionë lekë në shtëpinë e xhaxhait, si u zbulua Leonardo Sinani përmes “kurthit” hetimor

August 28, 2026
Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

Zjarr në Lazarat, vihet nën kontroll nga tre grupe zjarrfikëse

August 28, 2026

Trump njofton krijimin e Akademisë Kombëtare të Hapësirës në SHBA

August 28, 2026
Kadastra: Hapat si të regjistroni pronësinë e shtëpive të ndërtuara para vitit ’91

Nisin aplikimet për banesa, 300 kredi me 0% interes për punonjësit e administratës

August 28, 2026
Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

Fluturimet komerciale në BE arrijnë në 6.9 milionë në vitin 2025

August 28, 2026
Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

Ditë e artë për Kosovën në xhudo, tri medalje të bronzta në “Taranto 2026”

August 28, 2026
Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

Eshtrat e gjetura në Zubin Potok dërgohen në Hagë për identifikim përmes ADN-së

August 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com