• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Operacioni i bujshëm në Krujë, SPAK jep detaje për 10 arrestimet: Mes tyre gjyqtarja dhe avokati

by Ardit Rada
11/02/2021 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

10 përfaqësues të Gjykatës së Krujës kanë rënë në prangat e policisë këtë të enjte mes tyre gjyqtarja Enkelejda Hoxha dhe avokati Aldo Tabaku të cilët dyshohet se po përgatisnin dosjen për lirimin e një të dënuari për vrasje.

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në një reagim për mediat ka bërë me dije se pas një hetimi disa mujor është bërë i mundur dhe ekzekutimi i urdhër arresteve për anëtarët e lartë në këtë Gjykatë.

Ndër të tjera mësohet se një ditë më parë është SPAK ka vendosur urdhër arrestet për gjyqtaren Enkelejda Hoxha, avokatin Aldo Tabaku, sekretaren Manuela Mallakuçi, eksperti psikiatriko – ligjor, Shkëlqim Korbi, Sajmir Petani, Bledar Petani, Altin Skëndaj, Gazmir Nezaj, Gentjan Nezaj dhe Isuf Tanuzi.

Njoftimi i plotë:

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka regjistruar kryesisht procedimin penal nr.102/2 të vitit 2020, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, si edhe “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, etj., parashikuar nga nenet 245/1, 319/ç, të Kodit Penal.

Në funksion të hetimeve të këtij procedimi penal nga policia gjyqësore e Drejtorisë Përgjithshme të Policisë së Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë së Posaçme, janë përdorur mjete dhe metoda speciale hetimi, të kombinuara këto me mjetet apo metodat tradicionale të hetimit. Nga ky hetim disamujor u grumbulluan prova të nevojshme të cilat krijuan dyshimin e arsyeshëm se jemi para veprave penale të korrupsionit në sistemin e drejtësisë, si dhe në atë të shëndetësisë.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me vendimin nr.14 datë 10.02.2021 ka caktuar masat e sigurimit arrest në burg për shtetasit:

Enkeleida Hoxha, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, e dyshuar për veprën penale penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 25 të Kodit Penal;

Aldo Tabaku, avokat në dhomën e avokatisë Krujë, i dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i dytë dhe 319/ç të Kodit Penal.

Manuela Mallakuçi, sekretare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, e dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 244 të Kodit Penal;

Shkëlqim Korbi, ekspert psikiatriko – ligjor pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, i dyshuar për veprën penale “Ekspertim i rremë”, parashikuar nga neni 309/2 i Kodit Penal;

Sajmir Petani, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;

Bledar Petani, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyëqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;

Altin Skëndaj, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;

Gazmir Nezaj, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal.

Gentjan Nezaj, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal.

Isuf Tanuzi, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal.

Gjithashtu gjatë hetimit të këtij procedimi penal është evidentuar edhe një rast korrupsioni në shëndetësi dhe në lidhje me këtë rast Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr.14 datë 10.02.2021 ka vendosur caktimin e masës së sigurimit ndaj shtetasve./a.p

Next Post
Me kapuç në kokë/ VIDEO e momentit të arrestimit të gjyqtares Enkelejda Hoxha. Do lironte me kusht të dënuarin për vrasje

Me kapuç në kokë/ VIDEO e momentit të arrestimit të gjyqtares Enkelejda Hoxha. Do lironte me kusht të dënuarin për vrasje

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Negociatat SHBA-Iran, Trump shfaqet i hapur për lehtësimin e sanksioneve në këmbim të progresit bërthamor

Negociatat SHBA-Iran, Trump shfaqet i hapur për lehtësimin e sanksioneve në këmbim të progresit bërthamor

September 28, 2026
Nations League/ Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë! Maran: Ndeshje të tilla ndihmojnë për mentalitetin e skuadrës

Nations League/ Sfida kundër San Marinos, Gjimshiti: Synojmë vendin e parë! Maran: Ndeshje të tilla ndihmojnë për mentalitetin e skuadrës

September 28, 2026
Komandanti i NATO-s: Rusia po rrit presionin mbi qeveritë evropiane për të ndalur mbështetjen ndaj Kievit

Komandanti i NATO-s: Rusia po rrit presionin mbi qeveritë evropiane për të ndalur mbështetjen ndaj Kievit

September 28, 2026
Starti horror s’e demoralizon, Klop: Preferoj një nisje të keqe, por me një fund pozitiv!

Starti horror s’e demoralizon, Klop: Preferoj një nisje të keqe, por me një fund pozitiv!

September 28, 2026
Mbrëmje historike në Los Angeles, Taylor Swift thyen rekorde në MTV Video Music Awards 2026

Mbrëmje historike në Los Angeles, Taylor Swift thyen rekorde në MTV Video Music Awards 2026

September 28, 2026
Lufta kundër korrupsionit në fokusin rajonal, Kuvendi i Shqipërisë prezanton reformat e integritetit në Malin e Zi

Lufta kundër korrupsionit në fokusin rajonal, Kuvendi i Shqipërisë prezanton reformat e integritetit në Malin e Zi

September 28, 2026
BE-ja zgjat mandatet e misioneve civile në territoret palestineze -

Integrimi/ Zbulohet plani i Brukselit për mbylljen e negociatave me Shqipërinë! Më 6 tetor në Komision, më 15 në tryezën e liderëve të BE-së

September 28, 2026
Demo pret ambasadoren e BE, Moreira de Sousa: Do mbështesim reformat për avancimin e Shqipërisë drejt integrimit! Bashkëpunim për sigurinë dhe…

Demo pret ambasadoren e BE, Moreira de Sousa: Do mbështesim reformat për avancimin e Shqipërisë drejt integrimit! Bashkëpunim për sigurinë dhe…

September 28, 2026
Aksident i rëndë afër Rinasit, dy shoferë të plagosur nga përplasja e makinave! Dërgohen te Trauma, shkak dyshohet parakalimi i gabuar

Shifrat/ Aksidentet rrugore në gusht 2026, ulet numri i ngjarjeve, por rritet me 6,2% bilanci i 8-mujorit

September 28, 2026
Gjuha Shqipe në Universitetin e Harvardit

Alarm për bombë në Harvard, evakuohet zona pranë “Memorial Hall” dhe pezullohen linjat e autobusëve

September 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com