U kap me Alket Rizain/ Mediat greke: ‘’Taqi shqiptar’’, akuzuar për disa vrasje, udhëtonte pa probleme

EryyyGREQI

Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e bujshme e disa ditëve më parë, kur Policia greke gjatë një ndalese të një makine ka zbuluar se brenda ishte Alket Rizai, i burgosuri shqiptar ndoshta më i famshëm në Greqi.

Me Rizain brenda automjetit ishte dhe një tjetër shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije, por që i thërrasin ‘’Taqi shqiptar’’.

Ai është akuzuar për disa vrasje, dhe karvani nis që në 1997, por sipas mediave greke ‘’Taqi shqiptar’’ shpesh udhëtonte pa probleme në Shqipëri, Greqi e Britani të Madhe.

Ditët e fundit ai ishte shpallur në kërkim për vrasjen e tetor 2017 të Roland Shembitrasit, teksa jo vetëm ai në Kretë dyshohet se vrau një të burgosur me bashkëpuntorët e tij, por u shpall i pafajshëm.

Nuk mbetet me kaq, pasi po ky person akuzohet si gjobvënës në Iliopouli të Athinës me një bandë. Ndërkohë Alket Rizai kishte marrë leje nga burgu dhe kishte dalë, duke befasuar dhe vetë Policinë greke. BW

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com