Zv/ministri Kadia për programin ekonomik të PD: Fatkeqësia e tretë pas tërmetit e pandemisë!

Gsdgs

Zëvendësministri i Financave, Besart Kadia i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në News24 e cilësoi programin ekonomik të Partisë Demokratike fatkeqësinë e tretë për Shqipërinë pas pandemisë dhe tërmetit.

Ai i kundërshtoi deklaratat e ekspertes së PD-së Suzana Guxhulli, e cila tha se programi është tërësisht i mundur dhe i zbatueshëm.

PJESË NGA DEBATI NË STUDIO

 

Besart Kadia: Çdo vizion, çdo program bëhet mbi analizën e situatës aktuale. Në situatën ku jemi e kemi një borxh, ky program i paraqitur e supozon një realitet ekonomik fiskal tjetër. Serbia ka taksë të sheshtë 10% ndërsa dividentin 15% ka taksë progresive. Maqedonia është më e mbyllur, ka bërë strategji që të ishte atraktive. Ka papunësi sa neve dhe më shumë, ka pasur të njëjtat efekte edhe nga kriza edhe në rastet e mbylljes nga pandemia.

Suzana Guxholli: Na lë me 10 vite dritë pas…

Besart Kadia: Fabula juaj është që ne jemi dështim ata sukses…Thua ti 80 mln euro për ushqim do ua japësh fëmijëve në shkolla, po t’i kishim kaq lekë i kishim bërë universitetet si Oksfordi… Lërini fasadat. Ky program është fatkeqësia e tretë pas pandemisë dhe tërmetit. Është fatkeqësi se Shqipëria s’mund të bëjë këto lloj shpenzimesh. Ditën e parë të qeverisjes ju vjen tek zyra FMN dhe BB dhe do ju shtyjë këtë programin. Bëhuni seriozë do ju thonë.

Suzana Guxholli: Marr rastin e kushëririt tim, do kërkojmë riskedulim të kredisë për bizneset. Nëse kredia ishte 10 mijë euro, interesi 4 mijë ky biznes nuk do paguante më 14 por 18 mijë euro, Nëse donte ta ndihmonte qeveria duhet t’i paguante këtë diferencën që po paguan shtesë ai.

Guxhulli i drejtohet Kadisë: …dy muaj para ishe më ekstrem se mua ti, tani ke ndryshuar

Kadia: Vazhdo me kushëririn ti, kot tani muhabet kushërinjsh. Në kohë të vështirja ka nevojë për njerëz realistë jo për ëndërrimtarë.

Guxholli: Pse nuk bën edhe PS një program, të dalë me program

Kadia: 77% e bizneseve sot nuk paguajnë taksa

Çoçoli: Ju premtuat ulje të çmimit të karburantit 24 lekë për litër…

Sokol Balla: Do ulet akciza për naftën? Po taksa e qarkullimit nuk është se do paguhet veçmas?

Mateo Spaho: Jemi në një situatë ku niveli i kontrabandës së naftës është rritur. Njerëzit afër pikave e blejnë më lirë karburantin, në Maqedoni. Nëse ul akcizën ke çmim të ngjashëm me Kosovën dhe Maqedoninë. Konsumi i naftës në vend do rritet. Ai çmim ulet, kjo gjë nuk bëhet menjëherë. Me rritjen ekonomike rritet numri i automjeteve, e rritet konsumi i naftës dhe karburanteve. Taksa e qarkullimit nuk do jetë mënjanë. Nuk do ketë taksa shtesë, do ketë më pak taksa. BW

 

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com