Ministria italiane e shëndetësisë është kritikuar për një draft që ka krijuar mbi planin e ri që duhet të ndjekë për pandeminë. Pritet të miratohet një ligj ku mjekët janë të lirë të zgjedhin se cilët pacientë do të shpëtojnë.
Kjo është hera e parë që nga viti 2006 kur Italia ndryshon planin e saj për ndjekjen e situatave të tilla si epidemi ose pandemi. Mungesa e një plani adekuat mendohet se ka shkaktuar edhe vdekjet masive ndaj Covid-19. Draft plani është bërë publik nga gazeta britanike “The Guardian” e përcakton se punonjësit shëndetësorë janë të detyruar të sigurojnë kujdesin më të mirë dhe më të përshtatshëm për pacientët, kështu që ekzistojnë edhe rrethanat që është e nevojshme të merret për bazë edhe kjo gjë.
Në faqen 25 të dokumentit thuhet: “Mosbalancimi midis nevojave dhe burimeve të disponueshme mund të bëjë të domosdoshme miratimin e kritereve për triazh në qasjen në terapi”, dhe për këtë arsye “burime të pakta mund të alokohen në mënyrë që të sigurohet trajtimi i nevojshëm preferencial për ata pacientë që janë ka shumë gjasa të jetojnë”.
Mjekët në Lombardi, rajoni më i prekur nga koronavirusi, u detyruan t’u japin përparësi pacientëve më të vegjël për shkak të mungesës së madhe të burimeve në fillim të pandemisë. Kritikët e këtij draft plani argumentojnë se Italia duhet të përgatitet më mirë në mënyrë që mjekët të mos kenë nevojë të përdorin triazhin. Matteo Renzi, ish-kryeministri që drejton “Italia Viva”, një parti e vogël në koalicionin qeverisës, shkroi në Twitter: “Nëse burimet janë të pakta, ju duhet të zgjidhni se për kë të kujdeseni. Unë kam një ide më të thjeshtë. Nëse burimet janë të pakta, ne mund të marrim nga ESM [mekanizmi evropian i stabilitetit]. Çfarë ka për të mos u kuptuar?”
Për muaj me radhë, qeveria ka qenë në mosmarrëveshje rreth ESM, fondit të shpëtimit të BE, i cili mund të përdoret për të ndihmuar sistemin shëndetësor të vendit të menaxhojë pandeminë e koronavirusit, por që një prej partnerëve të koalicionit, “Lëvizja Pesë Yje”, ka kundërshtuar me arsyetimin se cenon sovranitetin kombëtar të Italisë.
Ettore Rosato, një deputet i Italia Viva, shkroi në rrjetin social “Facebook” se politika e mundshme e triazhit ishte “një turp i madh për vendin”. Ndërkaq, është bërë me dije se edhe një burim nga ministria e shëndetësisë ka thënë për gazetës italiane “Corriere della Sera” se “drafti informal” është paraqitur tashmë tek palët e interesuara dhe kishte për qëllim “mbledhjen e informacioneve dhe koonfirmimeve”.
Ndërsa në faqen 19 të dokumentit, ministria pranon se “plani ekzistues është redaktuar në 2006 dhe ka qenë i vlefshëm deri më tani”. Plani i vjetruar është një element kryesor në hetimet paraprake që po kryhen nga prokurorët në Bergamo, provincë e Lombardisë, ndër më të goditurat gjatë valës së parë të pandemisë në neglizhencën e mundshme kriminale nga autoritetet. Prokurorët tashmë kanë marrë në pyetje ministrin e shëndetësisë, Roberto Speranza dhe nën hetim është edhe Giuseppe Ruocco, drejtori i përgjithshëm i parandalimit të ministrisë së shëndetësisë dhe paraardhësin e tij, Claudio D’Amario.
Sipas një raporti të udhëhequr nga shkencëtari i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) Francesco Zambon i cili u publikua në datën 13 maj por u hoq ditën tjetër. Heqja e tij dyshohet se erdhi me kërkesë të Ranieri Guerra, ndihmës drejtori i përgjithshëm i OBSH-së për iniciativat strategjike. Guerra ishte drejtori i përgjithshëm për shëndetin parandalues në ministrinë italiane të shëndetit midis 2014 dhe fundi i 2017, e për këtë arsye ishte përgjegjës për azhurnimin e planit pandemik në përputhje me udhëzimet e reja të paraqitura nga OBSH dhe Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve. (The Guardian, gazeta “Si”)