Ish-Presidenti i 44-të, i SHBA-së, Barack Obama ka thënë se nuk do të pranojë një vend në administratën e Joe Biden. Në një deklaratë për mediat ai është shprehur se do ta ndihmojë Presidentin e zgjedhur në çdo mënyrë që të ketë mundësi por në politikë nuk do të kthehet më pasi mund ta lërë gruaja, Michelle.
“Unë do ta ndihmoj në çdo mënyrë të mundshme. Nuk e kam ndërmend të filloj papritmas të punoj si një anëtar i kabinetit të Shtëpisë së Bardhë ose diçka si të tillë. Ka disa gjëra që nuk do të bëja sepse Mishel do të më linte. Ajo do të ishte, si çfarë? Po bën çfarë?,” tha ai.
Joe Biden, është zgjedhur si Presidenti i 46-të, për të qeverisur SHBA-në, në këto katër vitet e ardhshme. Më parë, Biden ka qenë nënpresident i Amerikës në kohën kur Kreu i Shtëpisë së Bardhë ishte Barack Obama.
g.kosovari