Maqedonia e Veriut është zgjuar sot nën një tërmet. Lëkundjet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës rihter janë regjistruar në orën 04:54 minuta dhe epiqendra ka qenë në fshatin Leunovo të Mavrovës.
Dridhjet e fuqishme janë ndjerë më shumë në rajonin e Tetovës, Gostivarit, Shkupit.
Tërmeti është ndjerë edhe në Shqipëri. Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale dhe as njerëzore.
g.kosovari